Arkeologët në Turqi besojnë se mund të kenë gjetur varrin e Babagjyshit të vërtetë.
Hulumtimi i ri ka zbuluar një varr të fshehur nën një kishë në lagjen Demre të Turqisë, e cila mund të strehojë mbetjet e paprekura të Shën Nikollës, frymëzimit për legjendën e Krishtlindjes.
Demre njihet si vendlindja e shenjtorit të nderuar të shekullit të IV, por mendohej se mbetjet e tij u morën nga aty prej tregtarëve, të cilët i kontrabanduan ato në Itali.
Kreu i Autoritetit për Monumente të provincës në Antalia, tha se arkeologët zbuluan vendin të paprekur ndërsa po kryenin hulumtime digjitale nën sipërfaqen e kishës.
“Ne besojmë se ky vend nuk është dëmtuar aspak, por është mjaft e vështirë për të arritur deri varri, pasi ka mozaikë në dysheme”, tha Cemil Karabajram.
Ai shtoi se ishte optimist për të arritur deri te varri i Babagjyshit.
Sipas Karabajramit, eshtrat që më parë mendohej se i përkisnin Shën Nikollës dhe janë kontrabanduar në Itali ishin në të vërtetë të një prifti lokal.
Shën Nikolla ishte i njohur për bujarinë dhe mirësinë e tij ndaj fëmijëve. Besohej se ai do të vinte monedha në këpucët e kujtdo që i linte ato jashtë, në ditën e festës më 6 dhjetor.
Imazhi i tij u bë i popullarizuar në Evropën e shekullit të 16-të, ku filloi legjenda e Krishtlindjeve./tesheshi.com/