Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arian Xhezairi: Çka po don me na thanë ky prizrenas?!

by te Sheshi
08/12/2015
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 7 mins read
A A
Arian Xhezairi: Çka po don me na thanë ky prizrenas?!

Nga Ylli Pata

Arian Xhezairi, djaloshi prizrenas, po rreket ta shkundë deri diku diskursin publik, sidomos të atë rrjeteve sociale, që diktohen më së shumti prej produkteve me shumicë të ofruara prej portaleve online. Përballë një mungese, po aq morale sa dhe profesionale, në qasjen ndaj një zhvillimi, një fakti, një çështjeje, Ariani ka vendosur të jetë një alternativë destruktuese, në mos naivitetit dhe profanizmit gazetareks, e djallëzive që veç e ndotin klimën e diskursit. Dhe këtë, e ofron si “vëlla”, si vëlla i gjithkujt që ndërgjegja ende nuk e ka lënë, për t`iu dorëzuar i gjithi berihajit në kapjen e guralecëve që hedh në lum ndonjë i marrë….  

12246712_115981752101006_8802584114782142471_n
Si të lindi ideja për fushatën “ta thot`Vllai”, ç`të ngacmoi?

“ta thot’ Vëllai” është rezultat i dëshirës se kahmotshme per t’i dhënë një narrativë më ndryshe për disa prej çështjeve që ngërthehen brenda diskursit të përditshëm të shoqërisë shqiptare.

Duke percjellë prej së afërmi zhvillimet tek ne, prej debateve televizive deri tek lajmet me tituj sensacionalë në portalet online, gjykoja se kishte një ripërsëritje të zhanrit të plasimit të informatës dhe mendoja që do të mund t’i ofroja audiencës një pasurim interpretimi, por gjithnjë duke i ngelur besnik reales dhe neutrales.

Me fjalë të tjera, është kryekëput energji e akumuluar e cila iu nënshtrua një meditimi të gjatë personal për t’u shpërfaqur dhe vënë në cak trajtimin njëngjyrësh dhe monoton të gjërave në rrafshin medial.

Dhe cila ishte çështja e parë që zgjodhe t’ja sqarosh opinionit si “vëlla”?

Eh, konsideroj se çështja e parë mund të klasifikohet më shumë si reaktive sesa fillim i planifikuar. Kishte të bëj me Freedom of Speech (Lirinë e Shprehjes). Që nga rasti famëkeq i Charlie Hebdo-s në janar të këtij viti, liria e shprehjes ishte ‘hot’ temë gjithandej. Isha i bindur që liria e shprehjes mund të realizohet edhe pa fyerje, dhe se krijimi i opinionit mund të provokohej edhe pa vënë në veprim irritimin apo armiqësimin e një komuniteti të tërë, aq më keq nëse komuniteti shënjestër ishte komunitet besimtarësh (në këtë rast myslimanësh), ku ndjesia emotive është shumë e lartë. Me gjithë atë sipërmarrësi, si në kohë ashtu edhe në mjete të ndryshme që targeton vetëm një komunitet, sjellë pashmangshmërisht, por jo rastësisht, amnestimin e kampeve të caktuara të rilindura në Evropë, siç është p.sh Pegida.

Edhe në Kosovë është përcjellë ky trend, besimtarët kanë perceptuar dhe përjetuar fyerjet, dhe nuk kanë parë se është provuar ndonjë ndëshkueshmëri ligjore kundrejt gjuhës së urrejtjes në mediat sociale dhe portalet gjithandej. Pandëshkueshmëria ka sjellë natyrshmërisht një reagim impulsiv i cili në dy-tri raste që ne dimë të gjithë, madje rezultuan me ndëshkime me disa muaj burgim.

Gjithnjë, nga ky dell që nuk pushon për të provokuar masa besimtarësh, flas të të gjitha bashkësive tradicionale fetare në Kosovë, u adresua edhe çështja e komunitetit LGBT. Larg nga pajtimi apo mirëkuptimi për të krijuar hapësirë për këtë komunitet në Kosovë, mediat e instrumentalizuan debatin për këtë grup si një zhizhkë për të nxitur reagime të panatyrshme njerëzore, reagime të cilat normalisht nuk i bejnë besimtarët. Kështu besoj unë, ky komunitet është dëmtuar më shumë sesa që është ndihmuar. Gjithë diskursi publik sikur nuk e ka fare për objektiv pajtimin dhe integrimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë kosovare, por vetëm të ndarjes dhe të tëhuajëzimit të tyre. Dhe dëmi tjetër që gjithashtu po shkaktohet ka të bëj edhe me perceptimin që po ndryshon edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar. Kështu, tek besimtarët shumicë në Kosovë po implantohej mendimi (i gabuar) se Evropa nuk i do si besimtarë, tradicionalistë e konservativ, por vetëm duke ndryshuar vlera moralesh. Pas një perceptimi të tillë të nxitur, vështirë se mund të shpresohet për një qetësi dhe pranim ndërmjet qytetarëve të ndryshëm të Kosovës, çfarë në këto momente Kosovës edhe i duhet më së shumti përballë sfidave që e presin.

Dhe, nuk i ke të klasifkuara se për cilat do jesh “vëllai” që ua thua të tjerëve ata çfarë nuk e kuptojnë apo nuk e dijnë?

Në parim synoj të flas mbi temat që drejtpërsëdrejti ndikojnë tek njerëzit. Dhe të flas nga këndi i njerëzve që i jetojnë ato tema. Mundohem të jem në këpucën e atij personazhi rrëfimi i të cilit vazhdimisht u hesht, u shtrembërua dhe u injorua. Më shumë se çkado tjetër, do të doja të sforcoja të rimenduarit për çështje që janë marrë si të gatshme, të mirëqena, dhe të ofroj një dritare tjetër për t’i parë ato nga një dimension tjetër, dhe edhe një tjetër, gati 3D.

Në fakt ky ka qenë edhe qëllimi i krejt nismës. Padyshim, në rend të parë si cak i parashoh të denja për trajtim temat që kanë arritur të formësojnë stereotipe të dëmshme brenda shoqërisë sonë në përgjithësi dhe jo vetëm. Kur them “jo vetëm”, e kam fjalën edhe të bashkësisë ndërkombëtare të pranishme tek ne, e cila ushqen mendimin për popullatën në sajë të këtyre mbulimeve stereotipike mediale për shtresa të caktuara, në këtë rast besimtarësh. Pastaj dëshiroj të lëkundë, në mos edhe t’i thyej disa nga ato paragjykimet dhe stereotipet, për të cilat mendoj se kanë rënduar seriozisht raportet ndërnjerëzore në Kosovë: në vend se të jenë të shtendosura, normale dhe dashamirëse, edhe kur nuk ka pajtim ato nuk janë të tilla.

Mbi të gjitha synoj të nxisë, të inkurajojë dhe të bëj të nevojshëm rishikimin e qëndrimeve, rileximin, riinterpretimin dhe një dëgjim respektues të palëve të involvuara, të secilit veç e veç me zërin e tyre. Krejt këto me qëllim të qytetari i Kosovës të ushqehet me dije dhe informata nga burime sa më të larmishme dhe kredibile. Dhe kjo në vijë të drejtë përmirëson edhe mendësinë mbarëshoqërore dhe hap dyert për një të kuptuar më gjithpërfshirës dhe zhvillim të mendimit kritik.

Një dobi shtesë që dua ta jap, shembull është që rinia të shoh mundësinë për të konvertuar energjinë dhe kohën e tyre në internet në diçka të dobishme për veten e tyre dhe komunitetin ku jetojnë. Të gjithë jemi të pajisur me nga një smartphone dhe puna ime është një shembull se edhe pa para mund të bëhen gjëra të mëdha. Që rinia të mos jetë vetëm shfrytëzuese dhe konsumatore e shërbimeve të shumta brenda hovit të madh të zhvillimit teknologjik në nivel gobal, por edhe prodhuese dhe inovatore.

Unë si inxhinier i zhvillimit të aplikacioneve për platformat Ëeb & Mobile, do të doja të ndajë ekspertizën time me këtë grupmoshë ashtu që ndoshta ata të mund ta rishikojnë aspiratën e ndjekjes së stilit të jetës së rrugës dhe të llojit të një ‘superstari’ jo real, dhe të përqëndrohet në formësimin e personalitetit të ndërtuar mbi gjëra konkrete e të qëndrueshme që zgjasin e që nuk u kushtojnë aq, sa do të mund të ju kushtonte koha e pashfrytëzuar mirë, në dobinë e tyre personale dhe në nivel komuniteti.

Ama, ndër më të ndjeshmet, le ta themi, janë ato që kanë fe e besimtarë në qendër. A i keni aty sentimentet më të shumta që si “vëlla” t’i  bëni me dije budallallëqet e shumta që media, apo individë të ndryshëm, i përhapin në masë?

Media tek ne është shndërruar në një bishë gjigante dhe me ndikim të paimagjinueshëm. Ky trajtësim, si në formë ashtu edhe përmbajtje, në mungesë të qëllimeve të mira moralizuese, vetëdijësuese dhe progresive, vie kryekëput nga dëshira për përfitime ekonomike pa shikuar pasojat afatgjate të saj. Komercializimi është jashtëzakonisht i rafinuar dhe i sofistikuar. Kështu merr p.sh filtrimin e komunitetit mysliman nga përfaqësimi në media dhe debate apo shoë televizive. Ata aty mungojnë, mirëpo janë ata që më pas reagojnë, dhe reagimet bëhen klientelisht duke klikuar, komentuar dhe shpërndarë, pa arritur të artikulojnë drejtë zërat e tyre. Mendoj që diskutimi mbi fetë në përgjithësi duhet të ketë hapësirën e tyre të garantuar me kushtetutë edhe në mediat mainstream, dhe që informacioni për fetë të mos jetë i disponueshëm vetëm në rrjete sociale apo jo formale. Për këtë me kohë kam tërhequr vërejtjen: se problemet e botës sot janë pikërisht të lidhura me mungesën e hapësirës për njohuri të mirëfillta të fesë, debate intelektuale, njohje mes besimeve dhe rolin e besimtarëvet në kohën e sotme. Hapësirë kjo që rrjedhimisht dhe fatkeqësisht po kompensohet në rrjete e forume joformale, të padijshme, shpesh të paedukatë.

Se këndejmi, natyrisht që ka vend edhe për vetëkritikë edhe ndaj disa dukurive vet përbrenda komunitetit të besimtarëve të cilat për dobinë e të gjithëve nuk do t’i lë të strucen brenda nesh, e të na gërryejnë. Molla duhet ngelur e shëndoshë!

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, projektin nuk e shoh të mundshëm i vetëm, për këtë arsye kam bërë ftesë publike dashamirëve dhe entusiaztëve që të më përkrahin në mënyrat e veta gjithësecili, që nga sugjerimet për temat, zgjedhjen e referencave, deri tek realizimi i përbashkët i video materialit.

Dhe në fund, na thuaj neve, të tesheshi.com, diçka si “vëlla” që ta kemi parasysh në punën tonë….

Me sinqeritetin më të thellë, te TeSheshi.com gjendet e nevojshmja e domosdoshme për: 1. të përmirësuar imazhin e medieve, dhe 2. poaq e rëndësishme, paraqitje objektive të realitetit, më saktë e realiteteve shqiptare, gjithandej ku ka shqipfolës. Dhe këtë e them duke u nisur nga paanshmëria dhe profesionizmi i raportimit medial që bëni, e deri tek ndjenja e sofrës mbarëshqiptare që ia ofroni lexuesit. Lexuesi/lexuesja  qoftë nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Çamëria, Mali i Zi, Maqedonia, Diaspora apo gjithandej ndjehet se po lexon një media që e ka pranë, që bashkëndjen me hallet e veta dhe që për më tepër edhe hap dritare të shumta të gjetjes së zgjidhjeve të shumta, vendimin mbi të cilat në fund ia lë atyre, lexuesve. /tesheshi.com/

Related Posts

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?
Sociale & Shoqëri

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Next Post
Ndryshe nga të tjerat: kulla 1 kilometër e gjatë (foto)

Ndryshe nga të tjerat: kulla 1 kilometër e gjatë (foto)

Sëmundja ia këput në mes jetën Gjergj Filipit, kreut të INSTAT-it shqiptar

Sëmundja ia këput në mes jetën Gjergj Filipit, kreut të INSTAT-it shqiptar

Gruevski flet për zgjedhjet e parakohshme dhe paralajmëron rivalët që mos bojkotojnë

Gruevski flet për zgjedhjet e parakohshme dhe paralajmëron rivalët që mos bojkotojnë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni