Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Argument nga Financial Times: votuesit e zemëruar kanë nostalgji për qeveri paternaliste

by te Sheshi
05/04/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Argument nga Financial Times: votuesit e zemëruar kanë nostalgji për qeveri paternaliste

Rritur në kohën e Depresionit, romancieri dhe laureati i çmimit Nobel, Saul Bellow nuk e harroi kurrë lidhjen midis amerikanëve të varfëruar dhe presidentit të tyre të shtresës së lartë, gjysmë-të huaj e të pushtetshëm. “Masat e papuna, të cfilitur, mekanikët, shoferët e transportit publik, dyqanxhinjtë, këpucarët, rrobaqepësit… Ata besonin vetëm Franklin Ruzvelt, një djalë Grotoni, fisnik i pasur nga Harvardi dhe Hyde Park”.

Votuesit nuk i kanë problem elitat nëse ato përmbushin kushtet e pozicionit të tyre, që është përdorimi aktiv i pushtetit për përmirësimin material të njerëzve. Telashi duket se nis kur ato nuk sillen fare si elita, kur qëndrojnë duarkryq dhe shfaqin pafuqi ndaj forcave globale. Në këtë pikë, punonjësit e cifilitur nisin të vënë në dyshim autoritetin e shefave të tyre, të cilët, ashtu si edhe ish-lordët feudalë, shijojnë të mirat e pushtetit por nuk përmbushin asnjë detyrim.

Perëndimi nuk është në revoltë kundër elitave. Njerëzit që votuan për Britaninë jashtë BE-së dhe Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, dhe që mund të zgjedhin Marine Le Pen si presidente të Francës, muajin e ardhshëm, kanë nostalgji për kohën kur elitat ishin, jo më pak, por më shumë të pushtetshme. Edeni i tyre duket se mund të jetë mesi i shekullit të kaluar, kur baronët në krye të qeverisë, biznesit dhe organizatave të punës, bashkëpunuan për të ruajtur një punësim të plotë. Koorporatizmi ishte elitizëm në formën praktike. Rrjedhja e kapitaleve midis vendeve rregullohej nga elita akoma edhe më të ngushta në institucionet e ngritura në Bretton Woods, edhe këto elita në vetvete. Emigracioni menaxhohej nga elitat.

Të lexosh për arkitektët e asaj periudhe do të thotë përmbytje nga elitarizmi kryelartë e pa komplekse. Ekonomisti John Maynard Keynes, diplomatët Henry Kissinger dhe George Kennan, Robert Schuman dhe themelues të tjerë të projektit europian. Ata ishin shembuj ekstremë në izolimin e tyre nga njerëzit normalë. Disa kishin pikëpamje që shkonin deri në epokën para-demokratike. Por kjo ishte çështja: ishte imponimi i tyre prej ekspertësh të rendit mbi kaosin që çmohej kaq shumë, dhe që i ndjehej kaq shumë mungesa kur ky rend u shndërrua në vërshim në vitet 1980 e më pas.

E gjitha kjo mund të shkaktojë drithërimë në qarqet liberale, mirëpo viti 2016 shfaqi një kërkesë të madhe e të paparashikuar për qeveri paternaliste. Një numër përcaktues votuesish janë të etur për elitarizmin autentik. Konflikti i tyre është me elitarizmin e koduar të epokës së Davosit, ku politikanët zgjidhen vetëm për të pretenduar pafuqi kundrejt gjeratores globale të kapitalit dhe njerëzve, ku biznese aq të mëdha sa Google minimizojnë pushtetin e tyre në favor të një bote “të rrjetëzuar”.

Votuesit e zemëruar nuk dëshirojnë një puç kundrejt elitarizmit. Nëse duan ndonjë komplot, ata dëshirojnë restaurimin e tij. Ata dëshirojnë botën në rendin në të cilën u rritën, kur rregullat e ndërmarra nga qendra mbanin të sigurta vendet e punës dhe familjare, lagjet e tyre. Ata i shohin elitat moderne si prindër të shkujdesur, jo nga ata striktët, pandërgjegjshëm pasivë në dekadat e fundit sa i takon konkurrencës ekonomike dhe ndryshimeve rrënjësore sociale. Ata kërkojnë elita të përshtatshme, elita që të ushtrojnë pushtetin e tyre.

Ata nuk kërkojnë ëndrrën arratisëse libertiane të Rrebelit: si të rrëzojmë oligarkinë. Në librin e tij të ri, deputeti Douglas Carswell i referohet Brexit, suksesit të tij elektoral në një qytet bregdetar dhe ngjarjeve të vërteta që ndodhën në kohë reale e në vendndodhje reale si prova se njerëzit dëshirojnë një shtet të vogël mbi të cilin të ushtrojnë zotërim 24-orësh përmes kontrollit si në një zgjua bletësh.

Problemi është se “oligarkia” është një përshkrim i dobishëm i sistemit social të cilin nuk e kuptojnë votuesit e zemëruar. Një sistem me kompani të mëdha që kanë detyrime politike për të mbajtur brenda vendit vendet e punës, me forca të armatosura që shfaqen si një punëdhënës i madh dhe burim i zakoneve morale, me nivele emigracioni të vendosura me anë të ndërveprimit midis kërkesës dhe ofertës, me shkëmbime të lira në formën e një gjëje të kontrolluar dhe të kushtëzuar.

Bellow tha se ndërsa presidentë më të vegjël kishin doktrina intelektuale, Ruzvelti e shprehte atë me dy fjalët e Isait: “Lehtësohuni ju”. Ai u tha votuesve të pasigurtë se nuk ishin të vetëm, se ai do t’i mbronte ata nga rrethi vicioz i jetës me të gjitha teknikalitetet e mëdha dhe teknokrate që mund të përballonte republika.

Ky kontrast u përhap në të gjithë Perëndimin e pasluftës. Masat iu drejtuan elitave përsa kohë elitat menaxhonin ekspozimin e masave ndaj shfaqjeve brutale të tregut. Grisja e kësaj kontrate solli hidhësinë e kohës së sotme. Carswell edhe mund të kishte të drejtë, por nuk ia vlen të dëgjosh një britmë për liri aty në fakt është e kundërta. Në vitin 2016, votuesit nuk kërkuan abdikimin e elitave nga pushteti. Ata ndëshkuan elitat për abdikimin e mëparshëm të tyre nga pushteti.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Në prag të sfidës ndaj Çelsit, Guardiola lavdëron Conte-n

Në prag të sfidës ndaj Çelsit, Guardiola lavdëron Conte-n

Paralajmërohet shtyrja për herë të tretë e vendimit për Haradinajn

Paralajmërohet shtyrja për herë të tretë e vendimit për Haradinajn

“Finance Think”: një në tre qytetarë në Maqedoni ka një jetë të varfër

“Finance Think”: një në tre qytetarë në Maqedoni ka një jetë të varfër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni