Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Arena Kombëtare” në Tiranë gati për 15 muaj, arkitekti Italian: do rivendosim fasadën e Bosios

by te Sheshi
11/08/2017
in Sport, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
“Arena Kombëtare” në Tiranë gati për 15 muaj, arkitekti Italian: do rivendosim fasadën e Bosios

Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet po ecën me ritme të shpejta dhe brenda 15 muajsh do të jetë gati të hapë portat për të mirëpritur skuadrat dhe tifozët. “Arena Kombëtare” është një nga kandidaturat zyrtare të UEFA-s për zhvillimin e finales së Superkupës së Europës 2019, ndërsa do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e skuadrës tonë Kombëtare, por edhe si një qëndër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.

Punimet, të cilat janë në fazën e montimit të strukturës së çeliktë, u ndoqën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nga arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit.

Arkitekti italian sqaroi se tashmë ka përfunduar gjysma e punimeve, ndërsa vlerësoi seriozitetin dhe angazhimin me të cilën kanë punuar kompanitë shqiptare në këtë investim ambicioz. “Jemi pothuajse në gjysmën e punimeve sepse pjesa më e ndërlikuar në ndërtimin e stadiumit janë punimet nëntokësore, dhe punimet për shembjen e stadiumit të vjetër, mbrojtja e pjesës monumentale, çmontimi i fasadës së arkitektit Bosio, që do ta rimontojmë. Jemi në një fazë, ku po nisim të montojmë strukturën e çeliktë. Sigurisht, çeliku është më i shpejtë, ndaj kemi vendosur të bëjmë gjithë pjesën e lartë të stadiumit me strukturë të çeliktë. Do të përfundojë pas 15 muajsh. Shqipëria duhet të krenohet me këtë, pasi është një sipërmarrje shqiptare që punon shumë mirë dhe kontribuojmë si skuadër projektimi italiane, por kemi gjetur punëtorë të jashtëzakonshëm në Shqipëri”, tha Casamonti.

Pasi u njoh me detajet e projektit dhe afatet e realizimit të tij, Veliaj tha se stadiumi i ri do të jetë xhevahiri i ri i Tiranës.

“Jam i kënaqur, do jetë një xhevahir për Tiranën dhe besoj që kritikët do zhgënjehen, kurse dashamirësit do mrekullohen. Për të gjitha palët do të jetë një habi, ndaj duhet të kemi pak më shumë besim tek puna e njerëzve të mirë. Vërtet është talenti i tij dhe i një skuadre arkitektësh me famë botërore, por stafi është shqiptar, punëtorë, inxhinierë e furnitorë shqiptarë dhe i gjithë ky investim në fakt është një investim në ekonominë shqiptare”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku e cilësoi ndërtimin e stadiumit të ri si një nga investimet më inteligjente të qeverisë shqiptare, që jo vetëm ruan fizionominë fillestare të stadiumit të vjetër, por njëkohësisht i shton një tjetër vlerë kryeqytetit. “Do jetë diçka që do na bëjë krenarë të gjithëve, ndaj besoj se është një investim inteligjent i qeverisë shqiptare, i cili i shton vlerë qytetit, ruan fizionominë fillestare, origjinale të trashëgimisë që kishim nga stadiumi i vjetër. Çdo gur është numëruar për t’u rivendosur sërish dhe për ta ruajtur fasadën, por për të pasur gjithashtu një stadium modern, pa dyshim një ndër më modernët sot në Europë.  Mezi pres që në fund të këtij ‘operacioni’, të gjithë ata që kritikuan dhe prodhuan gjithë atë histeri të zhgënjehen pozitivisht, e po kështu të gjithë ata që e deshën këtë projekt që nga fillimi, të ndihen krenarë që mbështetën një Shqipëri e një Tiranë që punon e po ndryshon”, tha ai.

Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” do t’i japë zgjidhje edhe çështjes së parkimit të automjeteve në qendër. Projekti parashikon ndërtimin e një parkimi nëntokësor me kapacitet 200 vende. “Si Bashki e Tiranës do t’i bashkohemi projektit të stadiumit me parkimin nëntokësor për 200 vende, i cili do të funksionojë 7 ditë të javës. Sigurisht, frekuentimin më të madh do ta ketë gjatë kohës së ndeshjeve, por siç pamë, edhe parkimi mbitokësor i Bashkisë ishte një sukses, zgjidhi një pjesë të madhe të problematikës. Parkimi nëntokësor do të ketë dyfishin e vendeve, me 200 vende parkimi”, u shpreh kreu i bashkisë. /tesheshi.com/

Tags: arena kombetareprojektistadiumi i riveliaj

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
Vardari ndikohet nga Shkëndija: redukton 10-fish çmimin e biletave kundër Fenerbahçes

Vardari ndikohet nga Shkëndija: redukton 10-fish çmimin e biletave kundër Fenerbahçes

Si të shpëtojmë kur na ngec hala e peshkut në fyt

Si të shpëtojmë kur na ngec hala e peshkut në fyt

Beteja anti-kanabis, nuk kemi parë gjë akoma: Rama bën premtimin e bujshëm…

Në luftë me zjarret, Rama: ja dy heronjtë e Forcave të Armatosura

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni