Komisioni i Ankesave për të Huaj ka marrë vendim që aktivisti i Vetëvendosje-s nga Shqipëria, Arbër Zaimi, duhet të largohet vullnetarisht drejt Shqipërisë dhe se i ndalohet hyrja në Kosovës për dy muaj.
VV përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se dëbimet dhe arrestimet nuk do t’i ndalin synimet e tyre për ta bërë Kosovën republikë sovrane dhe demokratike.
“Qeverisja e Kosovës çdo vit po vendoset në Raportet e Freedom House si vend gati autoritar, dhe në reagimet e Amnesty International si qeverisje që promovon dhunën në vend të të drejtave. Asnjë regjim autoritar nuk do ta ketë të gjatë me tiraninë e vet mbi popullin tonë!”, thuhet në kumtesën e VV-së. /tesheshi.com/