Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arben Ahmetaj sentimental: “S’i harroj lotët e asaj nëne…”

Beteja me perceptimin publik: mesazhi nga larg i të kërkuarit nga SPAK

by te Sheshi
14/07/2023
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Arben Ahmetaj sentimental: “S’i harroj lotët e asaj nëne…”

Arben Ahmetaj i ka bërë një apologji vetëvetes, pak para se parlamenti të mblidhet për çështjen e imunitetit të tij, që në rast heqjeje, duhet të arrestohet nga SPAK.

Nga jashtë Shqipërisë ku ndodhet, Ahmetaj, i cili është dënuar në perceptimin publik të jetë një “i korruptuar”, edhe nëse s’është realisht i tillë si në aspekt juridik e si moral, rendit rolin e tij si qeveritar në vite, duke patur mendimin më të mirë mbi veten, ndonëse ky mendim nuk ekziston te opinioni.

“Shpresoj të kem bërë më të mirën kur mora përsipër financat në një periudhë tejet të vështirë për ekonominë e vendit dhe i dorëzova në kulmin e rritjes reale. 

Shpresoj të kem bërë më të mirën me Rindërtimin, kur mijëra e mijëra familje ngelën rrugëve pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. S’kam për ta harruar atë nënën në Vaqarr që qante me lot kur hyri në shtëpi falas, e si ajo mijëra familje.

Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe me pandeminë, me sipërmarrjen dhe me rendjen së bashku me kolegë për vaksinat që nga India, Jordania, Anglia, Amerika e Turqia e gjithandej për të shpëtuar jetët e qytetarëve të vendit tim.

Shpresoj të kem bërë më të mirën si ZvKM, me ideimin dhe fillimin e dixhitalizimit të kadastrës, apo dhe statelitët Albania1 e Albania2 që, sic thotë Niko i Lesajve, po më ndjekin mua në ‘arrati’. Jam munduar të bëj më të mirën.

Kush qeveris e punon, nuk është kurrë dot perfekt. Ju kërkoj ndjesë dhe për këtë”, shkruan Ahmetaj, duke kontestuar drejtësinë e re, e cila tashmë kërkon arrestimin e tij.

“Ndoshta serioziteti im në punë mund të jetë marrë dhe për arrogancë, por s’ka qenë i tillë kurrë. Kush me njeh nga afër, e di mirë këtë. Gjithsesi, ndjesë dhe për këtë.

Falenderoj dhe kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë.

I ‘mirëkuptoj’ për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika. Siç tha dhe avokati im, ‘populizmi gjyqësor e penal në ngjitje është më i rrezikshëm se sa populizmi politik, për shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik’.

Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca: ‘E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit’.

Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korça, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni. Dhe lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës”, arsyeton Ahmetaj.

Dhe pasi avokon veten mbi çdo akuzë ndaj tij, ai refuzon të quhet “në arrati”, pasi thote së ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye familjare.

Gjithsesi, nuk përmend kund se do kthehet paçka arrestimit që e pret, sigurisht nëse do i hiqet imuniteti. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Energjia, ç’synohet nga era dhe dielli deri 2030-ën?

Energjia, ç’synohet nga era dhe dielli deri 2030-ën?

Greva që po trondit Hollywood-in

Greva që po trondit Hollywood-in

Efekti zero i një mesazhi: votë unanime kundër Arben Ahmetajt

Efekti zero i një mesazhi: votë unanime kundër Arben Ahmetajt

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni