Arabia Saudite e përshkroi rezolutën e Senatit amerikan, në të cilën ajo akuzon princin e Kurorës si urdhërues të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, si “ndërhyrje flagrante” në punët e brendshme të Mbretërisë.
Prej kësaj rezolute, administratës Trump i kërkohet që t’i japë fund mbështetjes ushtarake ndaj Riadit në luftën kundër milicisë Houthi në Jemen.
“Pozicioni i fundit i Senatit të Shteteve të Bashkuara, i ndërtuar mbi akuza pa baza, është një ndërhyrje flagrante në punët tona të brendshme dhe rolin e Mbretërisë në nivelet rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Ministria e Jashtme saudite.
“Mbretëria e ka thënë dhe më pare, se vrasja e qytetarit saudit Jamal Khashoggi është një krim tragjik që nuk pasqyron politikën e Mbretërisë”, thuhet më tej në deklaratë.
Rezoluta u miratua me 56 vota pro, ndërsa 41 senatorë vituan kundër saj.
Draft-rezoluta e propozuar nga senatori i pavarur Bernie Sanders dhe republikani Mike Lee, ka fituar në popullaritet pas vrasjes së Khashoggi.
Megjithatë, shumica e republikanëve e kundërshtuan këtë rezolutë, duke argumentuar se miratimi i saj do të “shkonte shumë larg”. /tesheshi.com/