Kryeministri turk Binali Yildirim dhe mbreti saudit Salman bin Abdulaziz në një takim në Riad theksuan rëndësinë e statusit të Jerusalemit dhe nevojën që e gjithë bota islame të ndërmarrë hapa të përbashkëta kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez.
Ata argumentuan se rezoluta e miratuar mbi Jerusalemin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) është një mesazh i fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare.
Siç theksuan burimet nga Zyra e Kryeministrit turk, u mbajtën bisedime mbi marrëdhëniet historike, fetare dhe të tjera midis Turqisë dhe Arabisë Saudite.
Mbreti Salman shprehu kënaqësinë për shkak të vizitës së Yildirim dhe vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit midis Arabisë Saudite dhe Turqisë.
Si Turqia ashtu edhe Arabia Saudite janë kundër vendimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.
Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, kryeministri turk do të takohet gjithashtu me Ministrin e Mbrojtjes të Arabisë Saudite dhe me trashgimtarin e fronit Mohammad bin Salman. /tesheshi.com/