Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Apokalipsi në Nepal, ja çfarë po ndodh në këtë shtet pas tërmetit me mijëra të vdekur

by te Sheshi
29/04/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Apokalipsi në Nepal, ja çfarë po ndodh në këtë shtet pas tërmetit me mijëra të vdekur

Një katastrofë me përmasa përtej normales ka qenë ajo që ka ndodhur në Nepal. Deri më tani ka dalë bilanci i papërfunduar i viktimave pas tërmetit, ku kanë humbur jetën 4349 persona dhe mbi 8517 të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga National Emergency Operation Center dhe ministri i punëve të Brendshme të Nepalit.

810

Por siç duket, ngjarja nuk ndalet me kaq. Ka qenë kryeministri i Nepalit, Sushil Koirala, i cili ka folur sot dhe ka treguar se ka frikë që personat që kanë humbur jetën mund të jenë më shumë se 10 mijë. Sipas OKB, është 8 milion numri i personave të prekur nga tërmeti, ndërkohë që 1.4 milionë persona nuk kanë ç’të hanë për shkak të gjendjes së keqe në vend.

Koirala ka bërë apel për komunitetin ndërkombëtar që të mund të dërgojë ndihmë në vend si për anën e ushqimit edhe për atë shëndetësore e sanitare në mënyrë që popullsia të rehabilitohet. Ai ka shtuar se ndihmat e deri tanishme kanë qenë shumë të pakta dhe tejet të pamjaftueshme.

11199025_959839424035445_1186060549_n

Për të kuptuar se sa kaotike është situata mjafton të kujtojmë se ditën e djeshme dy skuadra shpëtimi të ardhura nga Japonia nuk arritën të uleshin në Nepal, për shkak të shkatërrimeve në aeroportin Kathmandu. Edhe pse avioni tentoi të ulej disa herë, ishte tërësisht e pamundur dhe kjo solli si pasojë përfundimin e karburantit të mjetit fluturues, çka detyroi pilotët të ktheheshin pas në Kalkutë, në “Indi.

Përpjekje të tjera janë bërë sot, ndërsa kanë ardhur ndihma shpëtimi nga një pjesë e madhe e vendeve të botës.

Tërmeti që goditi Nepalin ka postuar territorin e Kathmandus deri në tre metra në drejtim të Jugut, ndërsa Everesti ka ngelur në të njëjtën lartësi. Lajmi është konfirmuar nga ekpertët ndërkombëtarë të cituar në “Guardian”.

150425130218-nepal-earthquake-stretcher-super-169

Everesti – Sa i takon situatës në malin Everest, puna e bërë me helikopterë ka lejuar evakuimin e alpinistëve të bllokuar gjatë tërmetit. Në Fushën 1, në kuotën 6 mijë metra, janë trajtuar nga mjekët 170 skiatorë. Për shkak të mungesës së ajrit në këtë zonë, çka vështirëson ngjitjen e helikopterit, është bërë e mundur që personat të zhvendosen dy e nga dy.

Në Fushën 2, e cila ndodhet në lartësinë 6500 metra, situata është më kritike, për shkak të vështirësive të helikopterëve në fluturim. Në ndihmë kanë ardhur 10 helikopterë nga India, por ata nuk janë vënë në punë për shkak të problemeve të paraqitura në vend dhe kushteve aspak të favorshme në lartësitë e mëdha të Everestit.

Ndihmat

Ndihmat e ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rreth 10 milionë dollarë. Vetë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka shprehur ngushëllimet më të thella për popullin e Nepalit, ndërsa ka treguar keqardhjen e tij për jetët e humbura për shkak të lëkundjeve sizmike.

Kina ka dërguar në vend një skuadër me 62 persona për të kontribuuar në këtë zonë si dhe 20 milionë yuan ndihma (rreth 3.3 milionë dollarë), përfshirë edhe tenda, gjeneratorë, batanije etj.

11198538_959839410702113_1486343525_n
Komisioni Europian ka dërguar 3 milionë euro ndihma për zonat që kanë nevojë urgjente si dhe ujë të pastër, ilaçe etj.

“Kemi mobilizuar të gjitha mjetet tona për të bërë ndërhyrjen e emergjencës dhe për të ndihmuar të mbijetuarit e autoritetet e goditura nga tragjedia. Tani ka më shumë nevojë për ekipe mjekësore. U bëj apel të gjitha shteteve anëtare të BE të japin ndihmat e tyre për Nepalin”,- ka thënë komisionari evropian për ndihmat njerëzore Christos Stylianides.

Papa gjithashtu ka vendosur të dërgojë në Nepal një kontribut të parë prej 100 mijë dollarësh për popullsinë. Lajmi është bërë i ditur nga Cor Unum, i ngarkuari për të bërë dorëzimin e fondeve.

Gjithashtu, edhe Facebook ka hapur në llogari në ndihmë të të dëmtuarve në Nepal, ku mund të kontribuojnë të gjithë qytetarët e botës. Deri më tani janë mbledhur 2 milionë dollarë. Gjithashtu rrjeti social ka lançuar aplikacionin “Safety check”, për t`u ardhur në ndihmë autoriteteve të gjejnë të gjithë personat që kanë arritur të shpëtojnë nga tërmeti.

Edhe Google ka nisur një fushatë të mbledhjes së fondeve në dyqanet i Tunes në favor të Kryqit të Kuq Amerikan për t`i dërguar më pas në Nepal.

Thesaret e humbura

UNESCO është duke u munduar të kuptojë se çfarë ka ngelur dhe çfarë është shkatërruar nga trashëgimia e pasur historike dhe natyrore e Nepalit. Irina Bokova, drejtuesja e përgjithshme e organizatës ka thënë: “Jam e pikëlluar nga impakti shkatërrues që tronditja e tokës ka lënë në pasuritë e këtij shteti. Disa prej dëmeve janë të pariparueshme dhe janë regjistruar në zonën e Katmandu”.

20150426094056657646Shkatërrimi ka përfshirë edhe 7 monumente e ndërtesa shumë të rëndësishme, të cilat ndodheshin në qendër të qytetit dhe që e kanë bërë të njohur Nepalin në të gjithë botën.

Ndër këto, Sheshi Durbar, përballë pallateve mbretërore të Hanuman Dhoka, në Katmandu. Tempujt budist Swayambhu e Bauddhabath si dhe ata hinduistë të Pashupati e Changu Narayan, të cilat janë pasuri të rëndësishme të këtij shteti, janë shkatërruar thuajse tërësisht.

Tërmeti ka goditur edhe një zonë tjetër të konsideruar pasuri natyrore nga UNESCO, pra parku ndërkombëtar i Sagarmantha, e cila përfshin edhe malin Everest. /tesheshi.com/

Related Posts

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare
Kosova

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza
Lindja e Mesme

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Next Post
Futbollisti pëson atak kardiak në fushë (VIDEO)

Futbollisti pëson atak kardiak në fushë (VIDEO)

Xhipja, myslimani që qeveris prej dy mandatesh Voskopojën e thekur ortodokse – për me tepër dhe ish-traktorist!

Xhipja, myslimani që qeveris prej dy mandatesh Voskopojën e thekur ortodokse – për me tepër dhe ish-traktorist!

Veteranët e UÇK: Sulmet ndaj Fatos Klosit, nga titistët kedqashës

Veteranët e UÇK: Sulmet ndaj Fatos Klosit, nga titistët kedqashës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni