Kryebashkiakja e Motizhyn-it, që ndodhet 50 kilometra larg Kievit, u vra në një ekzekutim klasik, së bashku me burrin dhe djalin e saj, tha banorja për Associated Press.
Sipas Associated Press, Olha Sukenko dhe familja e saj u qëlluan dhe u hodhën në një gropë në pyll prapa tre shtëpive ku flinin ushtarët rusë. Trupi i katërt ende nuk është identifikuar.
U raportua se kryebashkiakja dhe familja e saj u rrëmbyen nga rusët më 23 mars dhe u morën në drejtim të panjohur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti anëtarët e ushtrisë ruse “vrasës, torturues dhe përdhunues” pasi qindra trupa të civilëve ukrainas u gjetën në rrugët e qyteteve përreth Kievit gjatë fundjavës.
Zelensky premtoi të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha krimet ruse në Ukrainë.
“U vranë qindra njerëz. Civilë të torturuar, të ekzekutuar, kufoma në rrugë… E keqja ka hyrë në vendin tonë. Vrasë, torturues, përdhunues, grabitës, që e quajnë veten ushtri…Ata e meritojnë vdekjen pas asaj që bënë”, tha Zelenski. /tesheshi.com/