Ndodh për herë të parë në histori: shorti i Champions u përsëit, duke anulluar të parin me pretendimin e një gabimi teknik.
Gabimi ndodhi kur Villarreali dhe Manchester United u bashkuan në shortin e çifteve të 16-të, ndonëse luajtën me njëri-tjetrin në grup. Përkatësisht, klubet që ishin bashkë në grup dhe klubet nga të njëjtat shtete nuk lejohen të luajnë në fazën e 16-të.
“Jo, kjo nuk është e mundur sepse Manchester United ishte në grup me Villarrealin, ndaj duhet të zgjedhim një klub tjetër”, tha zyrtari i UEFA-s, Giorgio Marchetti, pasi ka vërejtur gabimin.
Në shortin e hedhur për herë të dytë nuk doli të jetë më përballja Messi – Ronaldo, pasi duelet më të forta, pra në 1/8-at, do jenë këto: PSG – Real Madrid, Inter – Liverpool dhe Atletico Madrid – Manchester United.
Mediat spanjolle raportuan se drejtuesit e Real Madridit ishin “të indinjuar” nga gabimi i UEFA-s. Kuptohet, pasi “Klubi Mbretëror” do kishte përballë Benfikën, ndërsa në shortin e ri ka PSG-në.
Çiftet në shortin e dytë:
RB Salzburg – Bayern Munich
Sporting – Manchester City
Benfica – Ajax
Chelsea – Lille
Atletico Madrid – Manchester United
Villarreal – Juventus
Inter – Liverpool
PSG – Real Madrid /tesheshi.com/