Antonio Guterres do të jetë sekretari i pëgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ish-kryeministër i Portugalisë bëri betimin për postin e ri dhe do të marrë detyrën e re në fillim të vitit 2017, pas përfundimit të mandatit për një periudhë 5-vjeçare të Ban Ki-moon.
Guterres, 67 vjeç është zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë muajit tetor dhe do të njihet si shefi i nëntë i OKB-së, që nga krijimi i saj.
Përvoja ekzekutive e Guterres si kryeministër i Portugalisë dhe si komisionar i lartë për refugjatë i OKB-së ka bërë që ai të kryesojë përballë 12 kandidatëve të tjerë për postin e sekretarit të përgjithshëm./tesheshi.com/