Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

(Anti)Korrupsioni në Kosovë: pse krerët e shtetit s’i përgjigjen pyetjeve të ambasadorit britanik?

by te Sheshi
20/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
(Anti)Korrupsioni në Kosovë: pse krerët e shtetit s’i përgjigjen pyetjeve të ambasadorit britanik?

Nga Blendi Gashi

Drejtuesit e shtetit të Kosovës, presidenti, kryeministri, kryekuvendari,  por jo vetëm, çdo ditë e kanë gojën plotë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Cilido prej tyre që “zgjohet” i pari në mëngjes dhe organizon ndonjë konferencë që ka temë sistemin e drejtësisë, zotohen aq shumë për forcim të këtij sistemi, sa mund të të habisin qytetarët nëse këta nuk do t’i njihnin mirë secilin prej tyre dhe s’do të ishin në dijeni se janë po të njëjtit që kanë udhëhequr dhe po udhëheqin me shtetin, derisa sistemi në fjalë është në fund të pusit.

Se i kanë vetëm llafe dhe jo gjë tjetër, tregon fakti se ata nuk flasin në mënyrë konkrete, por flasin me terme të përgjithësuara dhe heshtin kundrejt standardeve të dyfishta të sistemit të drejtësisë.

Ndërsa, korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojën të jenë sfidat kryesore të institucioneve të Kosovës, që figurojnë në çdo raport ndërkombëtar, siç është i fundit edhe Raporti i Progresit, krerët e shtetit vazhdojnë t’iu hedhin sy qytetarëve me mbledhjen e tyre në takimin e ashtuquajtur Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit që udhëhiqet tashmë nga presidenti aktual Hashim Thaçi.

foto-takim-korrupsioni

Ky Këshill i themeluar më 15 shkurt të vitit 2012, që pas tre muajsh bën pesë vite jetesë, edhe në kohën sa është drejtuar nga ish presidentja Atifete Jahjaga por edhe tani nga presidenti Thaçi, tregon se si pushtetarët e luftojnë korrupsionin veç me fjalë, por jo me vepra.

Dhe këtyre llafeve koti, dhe mos veprimeve të shtetit, sigurisht që i gëzohen të ashtuqujaturit “peshqit e mëdhenj”, të cilët vazhdojnë të notojnë lirshëm dhe zhvatin shtetin.

“Gojën plotë anti-korrupsion, veprat askund”

Deklarimet e bëra në takimin e fundit të Këshillit kundër korrupsion, nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, për luftën anti-korrupsion, pra, goja plotë, kundër kësaj dukurie negative që po e shkatërron çdo ditë shtetin dhe në të njëjtën mos veprimi i institucioneve shtetërore për kapjen e politikanëve të korruptuarve, siç duket e ka nervozuar jo pak ambasadorin britanik Ruairi O’ Connell i cili poashtu mori pjesë  në takim.

 “Korrupsioni s’luftohet me tryeza të rrumbullakta” 

Ambasadori O’Connell, siç duket i ngopur nga fjalët e mëdha dhe veprat e vogla, ua tha në sy në mënyrë të tërthortë krerëve të shtetit, ata që kanë dashur ta kuptojnë, pra, që të flasin më pak e të punojnë më shumë.

Ambasadori britanik  me deklarimin e tij se “korrupsioni në Kosovë nuk luftohet përmes tryezave të rrumbullakëta, por, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë hapa konkret në luftimin e kësaj dukurie”, ua bëri të qartë krerëve të shtetit, se ulja në një tryezë dhe deklarimi kundër dukurisë anti-korrupsion, nuk mjafton,  nuk e zgjedh problemin dhe nuk vë prapa grilave të korruptuarit, por se ata duhet hetuar dhe përmes fakteve të përballen me drejtësinë.

Tri pyetjet e ambasadorit O’Connell për dukurinë e korrupsionit

Se është një hajgare thirrja e Këshillit në fjalë dhe deklarimet e vazhdueshme anti-korrupsion nga udhëheqësit e shtetit, e tregon edhe fakti se si asnjë prej tyre nuk japin përgjigje në asnjërën nga pyetjet që pikërisht ambasadori britanik O’ Connell parashtroi javë më parë në lidhje me korrupsionin dhe sistemin gjyqësor në Kosovë, në tryezën me titull “Luftë për luftën kundër korrupsionit“, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Kosovë.

Tri pyetjet që parashtroi ambsadori britanik e që sigurisht ato i kanë dëgjuar edhe krerët e shtetit janë:

–          Si ka mundësi që aktakuzat ngrihen nga prokurorët dhe rrinë në zyrat e tyre me muaj e me vite derisa të dorëzohen në gjykatë? 

–          Si ka mundësi që aktakuzat e ngritura për korrupsion nga prokuroria, të flenë me muaj në gjykata dhe të mos caktohen seancat gjyqësore? 

–          Si ka mundësi që ky sistem gjyqësor vepron brenda dite ndaj qytetarët të thjeshtë që thyejnë rendin dhe ligjin dhe lë anash ata individë të cilët kanë shkaktuar dëme milionëshe? 

Ambasadori britanik në tryezën në fjalë poashtu shprehu në një mënyrë edhe brengën për ndarjen e vetëm të 1.7 % të buxhetit për sistemin e drejtësisë për çka deklaroi se: “Ky fakt flet shumë. Nëse do të luftohet korrupsioni, sistemi i drejtësisë ka nevojë për mbështetje maksimale buxhetore prej Qeverisë dhe Kuvendit”.

Pse heshtin Thaçi, Mustafa, Hoxha e Lumezi?

Për të treguar se e kanë njëmend luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se deklaratat e tyre nuk i bëjnë sa për t’iu hedhur hi syve qytetarëve, presidenti Thaçi , kryeministri Mustafa, ministrja Hoxha dhe kryeprokurori i shtetit Lumezi,  gjithësesi është dashur të japin përgjigje në ndonjërën prej pyetjeve të lartcekura të parashtruara më parë nga ambasadori britanik, e jo të flasin gjërat e njëjta që bëjnë çdo ditë, kinse po punojnë pa ndalë për të luftuar korrupsionin e krimin.

Të paktën ministrja e Drejtësisë por edhe kryeprokurori i shtetit, duhet të jap shpjegime se si është e mundur që të trajtohen rastet e vogla të qytetarëve që thejnë ligjin brenda dite, kurse të lihen anash rastet e mëdha, dhe gjyqtarët të mos merret fare me individët, thënë më konrekt politikanë të caktuar që i shkaktojnë dëme milionëshe buxhetit të shtetit?

Vet heshtja e secilit prej tyre dhe mos rritja e buxhetit tregon më së miri se shteti aktualisht nuk e ka seriozisht fuqizimin e sistemit të drejtësisë dhe vënien para drejtësisë të të gjithë politikanëve të korruptuar qofshin ata të nivelit qendror apo lokal./tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Zgjedhjet në Kolonjë, palët akuzojnë njëra-tjetrën për cenim procesi

Zgjedhjet në Kolonjë, palët akuzojnë njëra-tjetrën për cenim procesi

E zemëruar me BE-në, Turqia në kërkim të opsioneve tjera

E zemëruar me BE-në, Turqia në kërkim të opsioneve tjera

Skandal në Korenë e Jugut, Presidentja akuzohet për korrupsion bashkë me shoqen e saj

Skandal në Korenë e Jugut, Presidentja akuzohet për korrupsion bashkë me shoqen e saj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni