Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PASOJAT/ Anti-terrori në Austri, rrëfimi i një 12-vjeçari të traumatizuar: Ç’ndodhi atë natë…

by te Sheshi
28/12/2020
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
PASOJAT/ Anti-terrori në Austri, rrëfimi i një 12-vjeçari të traumatizuar: Ç’ndodhi atë natë…

Dymbëdhjetë vjeçari Mustafa A., i cili vjen nga një familje muslimane e ekspozuar ndaj dhunës së policisë gjatë të ashtuquajturit operacion anti-terrorist në Austri, ka një numër problemesh psikologjike për shkak të traumës që ai përjetoi, përfshirë problemet e gjumit, dhe ende ka skena nga ajo natë.

Më parë në Vjenë, me pretekstin e luftës kundër terrorizmit, shtëpitë e 30 aktivistëve muslimanë bastisën, duke lënë për pasojë gjurmë serioze dhune policore tek anëtarët e atyre familjeve.

Një gazetar nga Anadolu Agency (AA) erdhi në informacionin se më shumë se 10 fëmijë përjetuan trauma serioze, ndaj dhe u është dhënë ndihmë psikologjike.

Për më tepër, llogaritë bankare të 30 personave të përmendur u bllokuan si pjesë e operacionit, e kjo ka çuar që familjet e tyre të kënë pasur probleme të konsiderueshme financiare për dy muaj.

Synimi dhe 12-vjeçari

H.A. ka jetuar në Austri për 30 vjet. Djali i tij Mustafa A., tregoi atë që ndodhi në shtëpi gjatë operacionit, por edhe procesin që pasoi.

Mustafa kujtoi se gjatë natës, kur u krye operacioni, ai flinte pranë nënës së tij dhe se ata ishin zgjuar nga një britmë që askush të mos lëvizte dhe të ngrinte duart lart.

Ai shtoi se në fillim mendoi se ishte një ëndërr e makthshme, por kur hapi sytë pa që nëna e tij kishte shkuar në një dhomë tjetër dhe e kuptoi se nuk ishte një ëndërr.

Ndërsa ende po përpiqej të zgjohej, një njeri i armatosur, i veshur me të zeza, u gjend para tij. Djali kujtoi se atij nuk i ishte thënë se ishin forca speciale dhe se për shkak të sulmit të hershëm terrorist në Vjenë, terroristët donin t’i dëmtonin ata.

“Polici tha në radio se shënjestra ishte parë, dhe unë pyeta nëse ajo shënjestër isha unë. Ende nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Policët në dhomë po shikonin nën shtrat, në të gjitha pjesët e shtëpisë, kështu që unë mendova se një terrorist ishte fshehur në shtëpi dhe isha i frikësuar për këtë”, kujton Mustafa.

Ai shtoi se kaloi disa minuta me një oficer policie që mbante armën drejtuar nga ai. Kur oficeri kuptoi se para kishte një fëmijë 12 vjeç, e që ishte i frikësuar, u përpoq t’i shpjegonte atij se nuk kishte asnjë arsye për të pasur frikë.

“Pastaj një gruaa erdhi te ne dhe tha se nuk kishte asnjë arsye për t’u frikësuar dhe se forcat speciale ishin në dhomë për arsye sigurie,” kujton ai.

Ai deklaroi se kur komandot hynë në dhomë, nëna shpejt shkoi te vëllai i saj i madh i cili ka probleme me astmën dhe i mori një aparat për thithjen e hundës.

Ndërsa Mustafa po qëndronte me dy policë në dhomë, nga dhoma tjetër u dëgjuan britma, pasi nëna u lut që të mos qëllohej djali i saj astmatik.

“Pyesja veten se çfarë po ndodhte? Çfarë të keqe bëmë që kjo të ndodhte? ”, kujton 12-vjeçari.

Ai shtoi se kishte më shumë se 20 oficerë policie në shtëpi atë natë dhe se derisa babai i tij u mor me vete, ai dhe nëna e tij u mbajtën në një dhomë dhe vëllezërit në tjetrën.

“Pastaj pashë babanë tim me duart në lart, të ndjekur nga dy ose tre policë të armatosur”, tha djali.

Mustafa A. tha se pasi u mor babai i tyre, vëllezërit u sollën në dhomë të shoqëruar nga policia dhe nuk u lejohej të flisnin me njëri-tjetrin në arabisht. Përndryshe, u kërcënuan të ndahen nga njëri-tjetri.

Ai shtoi se policia kontrolloi plotësisht çdo cep të shtëpisë, se gjithashtu kontrolluan telefonat e të gjithë anëtarëve të familjes, ndërkohë që të gjitha pajisjet elektronike të babait të tyre u konfiskuan. Ai shtoi se dera ishte thyer gjatë operacionit dhe se fqinjët të paktën pjesërisht mund të shihnin se çfarë po ndodhte brenda.

Ndihmë psikologjike për shkak traumës

Ai deklaroi se shkoi në shkollë atë ditë dhe se ishte shumë i lumtur kur pa babanë e tij që u kthye në shtëpi.

“Por pas asaj që ndodhi kisha një problem gjumi. Para syve të mi është fiksuar ajo që ndodhi atë natë, ende dëgjoj britma. Ata shpërndanë gjithçka rreth shtëpisë sonë. Kjo nuk mund të rregullohej për dy ose tre ditë. Dhe as nuk e dinim pse ndodhi e gjithë kjo. Kjo na zemëroi. Pse nuk i binin ziles? Kur mendoj për gjithë atë që ndodhi, shoh sa e pakuptimtë ishte”, tha Mustafa.

Djali deklaroi se iu desh të kërkonte ndihmën e një psikologu për shkak të traumës.

“Më është dashur të shkoj te psikologu tri herë. Psikologu më mësoi disa metoda për të harruar ose kapërcyer përvojën e hidhur, kemi biseduar shumë. Edhe pse metodat janë të dobishme dhe më të mirat, unë ende nuk mund ta harroj atë që kam përjetuar,” tha Mustafa.

Ai shtoi se nuk do të ishte në gjendje të hiqte qafe pasojat e asaj që kishte përjetuar për një kohë të gjatë.

“Kur fqinjëve që jetojnë në apartamentin sipër nesh ndodh t’u dëgjohen hapat më fort, ose kur dëgjoj ndonjë britmë, madje edhe ndonjë zile ore, menjëherë kujtoj ato momente. Kam kafshuar buzët nga frika dhe kjo zgjati për rreth një javë pas operacionit”, tha Mustafa.

“Operacioni Luxor” u krye në 60 adresa në Austri më 9 nëntor, me synimin “për të luftuar strukturat terroriste, për t’u marrë me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave”. 30 aktivistë muslimanë dhe qytetarë të tjerë u arrestuan, morën në pyetje dhe më pas u lanë të lirë.

Shumë qarqe të shoqërisë kanë akuzuar policinë për forcë të tepruar dhe trajtimin e tyre si terroristë, për këtë arsye disa OJQ, gazetarë dhe shkrimtarë kanë bërë thirrje për një zgjidhje urgjente të çështjes. /tesheshi.com/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër
Lindja e Mesme

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Next Post
Tedros i OBSH-së: Kështu e shoh 2021-shin

Tedros i OBSH-së: Kështu e shoh 2021-shin

SHBA, kërcënim me sanksione ndaj Kinës për zgjedhjen e Dalai Lama

SHBA, kërcënim me sanksione ndaj Kinës për zgjedhjen e Dalai Lama

DRITËHIJA/ Sonila Bejtja si anëtare e re e Kushtetueses: ku është flagranca e një emri të tillë?

DRITËHIJA/ Sonila Bejtja si anëtare e re e Kushtetueses: ku është flagranca e një emri të tillë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni