Kryeministri Rama tha se ligji i ashtuquajtur “anti-shipfje” do kalojë me patjetër dhe se si nuk synon t’u mbyllojë gojën gazetarëve.
“Ligji do kalojë, por jo për t’i mbyllur gojën gazetarëve, por që të gjithë që bien pre e akuzave të pabaza kanë mundësi të mbrohen”, tha i pari i qeverisë.
“Dhe po ju them se mbështetja me e madhe erdhi nga bizneset për
këtë paketë, pasi ata po shantazhohen çdo ditë nga mediat”, theksoi Rama.
Sipas tij, “në këtë xhungël dezinformimi, përmes shkeljes së etiketës, njerëzit do kenë mundësi të mbrohen në gjykatë ndaj çdo njeriu që fshihet pas anonimatit”. /tesheshi.com/