Kreu demokrat Basha e ka përkthyer si “dhunë gjobash” fushatën e re anti-informalitet të ndërmarrë nga kryeministri Rama.
“Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar grykësine dhe lluksin e Edi Ramës dhe klientëve të tij milionerë”, shkroi Basha në një reagim.
Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndryshe nga Rama, ne besojmë në një ekonomi të lirë dhe konkuruese”, thekson Basha në kritikën e tij.
Kreu demokrat premton se kur të vijë në pushtet, situata e biznesit do jetë krejt ndryshe.
Do të anullojmë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi, do të lehtësojmë barrën fiskale për gjithë sipërmarrjen. Mbi të gjitha do të marrim masa për të ndëshkuar mafian që fshihet pas oligarkisë. Me parimin ‘ndiq paranë’ do të bëjmë të mundur që biznesi i ndershëm të punojë dhe të ndëshkohen abuzuesit”, shkruan Basha. /tesheshi.com/