Qytetarët e Maqedonisë nga vendet fqinje më së shumti kanë simpati për Serbinë, pastaj për Shqipërinë, Bullgarinë, Kosovën e krejt në fund është Greqia. Këto janë rezultatet e dala nga anketa që për televizionin Telma e ka bërë “M prospect”.
Sipas kësaj ankete, 44,3 për qind e qytetarëve maqedonas konsiderojnë se Serbia është e orientuar miqësisht ndaj Maqedonisë. Shumë më pak mendojnë kështu për Shqipërinë, – 14,8 për qind, pastaj vjen Bullgaria me 11,2 për qind, Kosova me 2 e Greqia me 1,1 për qind.
Theksohet se 8 nga 10 e qytetarëve në njërin nga shtetet fqinje sheh raport armiqësor ndaj Maqedonisë.
Se asnjë fqinj nuk ka qasje armiqësore ndaj Maqedonisë, mendon 17,9 për qind e të anketuarve, derisa për Greqinë, e bllokon integrimin euroatlantik të Maqedonisë, 59 për qind e të pyeturve Greqinë e mendojnë armike./tesheshi.com/