Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ankesa e një plake 90-vjeçare në Tushemisht: Ollgën e kanë bërë të shëndoshë dhe korbë të zezë, ishte qumësht e bardhë

by te Sheshi
28/08/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ankesa e një plake 90-vjeçare në Tushemisht: Ollgën e kanë bërë të shëndoshë dhe korbë të zezë, ishte qumësht e bardhë
10
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Shumë pranë Drilonit ose Volorekës, siç e quajnë pikën turistike vendasit, ndodhet një fshat që tashmë të gjithë e quajnë fshati i “Zonjës nga qyteti”. Tushemishti ndodhet vetëm 5 kilometër larg qytetit të Pogradecit, buzë liqenit të Ohrit. Një zonë e vërtetë turistike, me më shumë se një mijë banorë, të tërheq me historinë, thjeshtësinë e banorëve dhe të shumë rrjedhave me ujin e ftohtë që buron nga Drini.

20160827_125942

Uji thuhet se vjen nga Shën Naumi duke i dhënë Tushemishtit një status të veçantë. Në qendër të fshatit, që tashmë është shndërruar në një kompleks vilash dhe ndërtimesh në shërbim të turistëve, të çojnë dy rrugë: njëra ndjek kanalin e famshëm ku Ollga shtyn në ujë postierin Malo, dhe tjetra, një rrugë dikur me kalldrëm tipik, sot me kalldrëm më modern.

20160827_124948

Tashmë, banorët kanë krijuar kushtet e një pike të vërtetë pushimi për vizitorët dhe përdorin çdo mundësi për të fituar pak të ardhura nga produktet e tyre tradicionale. Aty gjen edhe lokalin e fshatit që tashmë ka emrin “Zonja nga qyteti”, punime tradicionale, produkte të zonës, dhe sigurisht gatimet tipike.

20160827_124957

Të shumtë janë ata që vijnë në këtë fshat vetëm për të dalë një fotografi me imazhin prej bronzi të “teto Ollgës”. Gjatë rrugës në vijat e ujit shikon se si banorët vazhdojnë të përdorin mënyrën tradicionale të ftohjes së frutave në rrjedhat me ujë të ftohtë.

Gjërat kanë ndryshuar disi. Ky fshat i dikurshëm i komunës Buçimas nuk është më i tillë. Banorët thonë se janë bërë me kanalizime dhe kanë furnizim me ujë normalisht. Mundohen të shfrytëzojnë interesin e madh të pushuesve duke shitur produkte vendase si trahanaja, punimet e dorës, elementë të traditës dhe restorantet përreth të ftojnë për të shijuar specialitetin e zonës, tavën e famshme të koranit apo belushkës.

E ndërsa kanë kaluar gati tre vjet nga vendosja e shtatores së “Ollgës”, personazhit të famshëm të luajtur nga Violeta Manushi, pelegrinazhi drejt qendrës së fshatit nuk ka fund. Të gjithë duan të dalin një fotografi me këtë personazh të famshëm dhe ta kenë kujtim nga vizita në Tushemisht.

Në sheshin “Ollga” të gjithë ndalen për të parë, për të mësuar diçka më shumë nga banorët e zonës, për të zbuluar nëse kanë qenë pjesë e filmit dhe çfarë mendojnë për monumentin dhe nëse i ka bërë mirë “Ollga” fshatit.

20160827_124704

Tome Lushka është gati 90 vjeç. Ajo i ka jetuar të gjitha kohërat e Tushemishtit. E kujton me shumë nostalgji periudhën kur është xhiruar filmi. “Vajza ime në atë kohë punonte në Shtëpinë e Kulturës dhe ka ndihmuar shumë në këtë film. Ajo është dhe aktore figurante. Nëse do e shihni filmin me kujdes, është ajo vajza me golf jeshil. Edhe binjaket vinin te ne shpesh bashkë me vajzën. Në atë kohë kemi qenë fshati më i privilegjuar se normalisht që do luhej filmi. Aktorët rrinin në Pogradec dhe vinin vetëm kur xhirohej. E mbaj mend shtëpinë ku qëndroi Ollga. Ajo ishte në qendër dhe kishte dritare nga rruga. Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra aty. Ollgën apo Violetën e mbaj mend shumë mirë. Ajo ishte një grua shumë e dashur me ne, shumë popullore. Pas xhirimit të filmit nuk e kemi parë më në fshat, megjithëse sa herë që shihnim filmin na kujtohej me batutat e saj dhe dukej sikur e kishim përherë në fshat. Tani që na e vunë aty jemi shumë të kënaqur por duhet ta kishin nxjerrë më mirë se ajo nuk ishte ashtu. E kanë qitur si batalle, të shëndoshë e me kokë të vogël. Ajo nuk ishte aq e shëndoshë sa e kanë bërë. Pastaj e kanë bërë korb të zezë. Ollga ishte qumësht e bardhë. Duhet ta kishin bërë një çikë jeshile a ndonjë ngjyrë tjetër se aq e zezë nuk shkon”.

E moshuara i thotë këto fjalë ndërsa tregton trahananë e bërë vetë të cilën e ka paketuar dhe tenton ta shesë. “Djalin e kam pa punë dhe bashkë me nusen bëjmë trahana e gjëra të tjera për të fituar pak para. Tani jemi më mirë se kanalizimet na i kanë bërë, ujë kemi për të gjitha e njerëz vijnë shumë, por për të jetuar është e vështirë dhe duhet të punosh edhe kur shkon drejt të 90-tave”, thotë ajo ndërsa mundohet të shesë sado pak në ditët e fundit të sezonit turistik veror.

Kanë kaluar 40 vjet nga xhirimi i filmit dhe nëse krahason pak gjëra do të gjesh si atëherë, shumë objekte janë transformuar: vila të reja ngrihen përbri rrjedhave të ujit, komplekse pallatesh pak më tej kufizojnë panoramën e fshatit të dikurshëm, por ajo që realisht mbetet dhe që vlen më shumë është mikpritja e rrallë e banorëve. Ata janë gjithmonë të gatshëm të tregojnë gjithçka, të të ofrojnë ndihmë, të të shërbejnë dhe të të servirin krenarinë e tyre që janë produktet tipike të Tushemishtit dhe të zonës së Pogradecit që më të bukura, më të mira dhe më të shijshme nuk mund ti gjesh.

Filmi Zonja nga qyteti u xhirua në vitin 1976 me regji të Piro Milkanit dhe skenar të Ruzhdi Pulahës. 10 vjet më vonë në të njëjtat vende u xhirua filmi i dytë “Zonja nga fshati” por asnjëherë nuk e arriti suksesin e të parit. /tesheshi.com/

Bottom of Form

Top of Form

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Bateria që vetëshkatërrohet

Bateria që vetëshkatërrohet

Teksti në Gurin Rosetta është thjesht një propagandë politike

Teksti në Gurin Rosetta është thjesht një propagandë politike

Kryeministri Rama sqaron psenë e “rrugës së ferrit” përgjatë Lungomares së Vlorës

Kryeministri Rama sqaron psenë e “rrugës së ferrit” përgjatë Lungomares së Vlorës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni