Jo të gjithë në Itali janë gëzuar nga blerja e Ronaldos nga Juventus.
Përkundrazi, e quajtura si “transferimi i shekullit” në merkaton e futbollit, ka çuar në grevë punëtorët e Fiatit, të cilat kanë të njëjtët pronarë si “Zonja e vjetër”, Anjelët.
Sindikata italiane njoftoi se punëtorët kompanisë së njohur të autombilave do shkojnë në grevë për shkak blerjes Cristiano Ronaldos në shumën e 105 milionë eurove.
“Është e papranueshme që ndërsa ne dhe familjet tona shtrëngojmë rripin, kompania të shpenzojë me qindra milionë euro në futboll”, u tha në një deklaratë.
“Pastaj kompania ka investuar kaq shumë para në një burim të vetëm. A është kjo e drejtë? A është normale që një person të fitojë aq shumë para, ndërsa të tjerët janë duke luftuar për të mbijetuar e nxjerrë muajin?”, thuhet më tej në deklaratën e Sindikatave italiane. /tesheshi.com/