Një anie iranaiene – “Behbahan”, u mbyt në ujërat e Irakut, tha të premten kreu i anijes dhe zyra portuale e Ganaveh Nourollah As’adi.
Anija e ngarkesave po shkonte drejt portit të Umm Qasr nga qyteti portual i Khramshahr në Iranin jugperëndimor kur ndodhi incidenti, shtoi zyrtari.
Anija transportonte materiale ndërtimi dhe qeramike.
Numri i anëtarëve të ekuipazhit është shtatë, dhe incidenti ka ndodhur në Irak, raporton IRNA.
Zyrtari iranian Nadir Pesente i tha agjencisë së lajmeve Mehr se dy persona u vranë dhe katër u shpëtuan në fundosjen e anijes.
Ekipet iraniane dhe ato irakiane vazhdojnë të kërkojnë anëtarët e tjerë të ekuipazhit.
Anija iraniane “Behbehan”, e cila po transportonte 850 tonë materiale qeramike në Irak, u mbyt për arsye ende të paidentifikuara gjatë natës në hyrje të kanalit “Hor Abdullah” në Gjirin Persik, në jug të Irakut.
Zëvendësguvernatori i Basrës dhe ish-ministri i Transportit Kazim Fincan tha më herët se nëntë persona ishin në bord, katër prej të cilëve u shpëtuan. /tesheshi.com/