Drejtoria Detare reagoi sot përmes një deklarate në lidhje me anijen shqiptare të bllokuar në Libi.
Ajo i drejton një apel pronarëve të anijeve shqiptare që të shmangin qëndrimin në portet e Sirisë dhe Libisë, pas rastit të anijes me 5 shqiptarë në bord që mbahet “peng” në një port në perëndim të Tripolit në Libi.
Sipas drejtorit të Drejtorisë detare, Gazmend Tahiri, portet e këtyre vendeve janë të pasigurta për jetën e ekuipazheve të anijeve shqiptare, prandaj dhe duhet të shmangin qëndrimin. /tesheshi.com/