Ka ndodhur në Southampton, Angli.
Andy përfundoi në spital me një pneumoni të rëndë. Ai ndaloi frymëmarrjen dhe mjekët u detyruan ta fusnin në koma për t’i shpëtuar jetën e tij.
Sipas mjekëve, do të duhej të paktën shtatë ditë që Andy të zgjohej nga koma dhe gruaja e tij Estelle ishte në pritje të zgjimit të bashkëshortit. Por ajo solli te shtrati dhe qenin e dashur të Andit, të përkëdhelurin Teddy. Andy e mori Teddy-n në vitin 2012 pak para se të diagnostikohej me kancer të zorrëve dhe, gjatë betejës së tij me këtë sëmundje të lig, Teddy i qëndronte vazhdimisht pranë.
Dhe ishte Teddy ai kontribuoi në zgjimin e Andy-t.
Sapo e pa pronarin e tij në shtratin spitalor, Teddy filloi të lehte me zë të lartë dhe nuk u dorëzua derisa Andy u zgjua, dhe kjo ndodhi tri ditë më parë se mjekët e kishin parashikuar. /tesheshi.com/