Tenistja gjermane, Angelique Kerber, ka suprizuar amerikanen, Serena Williams, duke e mposhtur në finalen e Australian Open, pas më shumë se dy ore lojë, (6-4, 3-6, 6-4), me setin e fundit që zgjati për më tepër se një orë.
Kerber, 28-vjeçare, theksoi pas përfundimit të ndeshjes, se kishte zbarkuar në pistën e lojës vetëm sa për të provuar shanset e saj, mirëpo ja që fundi doli të jetë i lumtur.
“Dola në fushë për të provuar mundësitë e mija. Në qoftëse e kam poshtur Serenën njëherë, kjo do të thotë që unë mund ta mposht sërish, veçse duhet të bëj një lojë përfekte”, përfundoi Kerber.
Triumfin në Astralian Open të tenistes gjermane, e bën më të bukur fakti se në raundin e parë ishte duke u eleminuar nga japonezja Misaki Doi, mirëpo në pikën e fundit të ndeshjes, ajo riktheu gjithçka, për t’u ngritur në fund, në piadestalin më të lartë të turneut. /tesheshi.com/