Gazetari dhe opinionisti Andi Bushati, tha se tashmë nuk ka asnjë dyshim se opozita ka për qëllim bllokimin e Vetungut.
I ftuar në News 24, Bushati analizoi të gjithë atë që e quajti paketë kërkesash të opozitës, të cilat sipas tij, janë të parrealizueshme për vetë sasinë e tyre.
Bushati gjykoi se ato janë të tilla sa gati e nxjerrin opozitën jashtë sistemit dhe çojnë drejt precedentit të bojkotit të zgjedhjeve. Po ashtu, sipas Bushatit, edhe LSI ashtu si PD nuk e do Vetingun.
Ndërsa PS, në gjykimin e tij, tashmë po e përdor Vetingun si një armë të fortë politike në interes të saj dhe nuk se është fort e merakosur nëse miratohet ose jo. /tesheshi.com/