Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZE/ Shqipëria nga maja në humnerë, misioni drejt fundit për De Biazin

by Te Sheshi
13/11/2016
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
ANALIZE/ Shqipëria nga maja në humnerë, misioni drejt fundit për De Biazin

Nga Bujar M. Hoxha

Një javë halucinante ka përfunduar në mënyrën më të keqe për përfaqësuesen shqiptare. Nga “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena”, nga çështja e gatishmërisë së fushës te ajo e sigurisë, nga pritshmëria për të parë dhe një tjetër festë në stadium te blindimi policor në Elbasan e te tifozeria e hutuar, nga diskutimi mbi ndeshjen te pikëpyetjet se ç’po ngjet, e tërë atmosfera e përzishme e ka dhënë efektin e saj. Shqipëria ka humbur thellë ndaj Izraelit. Ndaj një Izraeli që ka bërë gjithçka, siç duket, për të fituar, shumë e shumë përpara ndeshjes!

E dyta herë që një ndeshje e përfaqësueses kuqezi merr ngjyrimet e një lufte; dhe në të dy herët kuqezinjtë kanë dalë nga “Elbasan Arena” kokulur!

Nga pikëpamja sportive, Shqipëria ka prekur fundin me humbjen e mbrëmshme. Shqipëria nuk humbiste me këtë rezultat që nga 7 tetori i vitit 2011, kur në “Stade de France” i dorëzohej 3-0 Francës. Një takim për eliminatoret e Europianit të 2012-s. Nga formacioni që luajti në atë ndeshje, vetëm Odise Roshi qe në fushë në takimin e mbrëmshëm.

Nuk është vetëm rezultati, që ndryshe mund të cilësohej dhe i rastësishëm, një prej atyre humbjeve që futbolli i dhuron befasisht e pakuptueshëm herë pas here. Niveli i lojës ka pësuar një tatëpjetë dramatike që prej mbarimit të asaj aventure të paharrueshme në Francë gjatë kësaj vere.

Eshtë thuajse e njëjta Shqipëri, me thuajse të njëjtët lojtarë, por gjithçka është ndryshe. Fitorja ndaj Maqedonisë qe më shumë fat. Nga një pjesë e parë deri diku e pëlqyeshme ndaj një kundërshtari të çoroditur, qenë kuqezinjtë që u çoroditën tërësisht në pjesën e dytë. Shiu ndaloi humbjen që po afronte, e kthyer të nesërmen në fitore. Ndaj Lihtenshtajnit qe një trepikësh pa kripë; tekefundit, një fitore e detyrueshme. Në agoni ndaj Spanjës, ndaj Izraelit vjen shtrirja përdhe!

E çuditshme, por ekipit i mungon në vijimësi disiplina taktike, arma  më e fuqishme deri tani. I mungon çdo lloj freskie e nevojshme, fizike e mendore. Gjithçka që ka ndodhur që prej mbarimit të Europianit e këtej e ka emrin: shpërfytyrim!

Duhet kujtuar se gjërat mund të shkojnë më keq në vitin e ardhshëm, kur na presin transferta drithëruese, për të filluar nga ajo në mars në Itali, e në qershor në Izrael. Do të presim vetëm Lihtenshtajnin në fushën tonë në fillim të shtatorit, për të udhëtuar më tutje drejt Maqedonisë e Spanjës. Pritja e Italisë në tetor është e fundit në radhë.

Por çfarë ka ngjarë gjatë këtyre muajve, pse është arritur gjer këtu?

Së pari, largimi i Lorik Canës ka lënë një gropë që vështirë të mbushet shpejt. Edhe pse nuk sillet nga askush në vëmendje, ekipit i mungon një udhëheqës i llojit të tij. Sido që Cana bënte herë-herë gabime në fushë, prania e tij kishte një efekt të jashtëzakonshëm tek lojtarët e tjerë. Në rolin e liderit, ai kishte një aftësi të jashtëzakonshme për t’i dhënë forcë skuadrës. Mungesa e tij do të vazhdojë të ndjehet gjatë në kombëtare, edhe pse ky fakt mund të vazhdojë të shpërfillet.

Së dyti, kulmet e tilla, siç qe pjesëmarrja e Shqipërisë në aktivitetin më të rëndësishëm europian të futbollit, shoqërohen rëndom me rënie të tilla. Mjafton të kujtojmë Greqinë e 2004-s!

Së treti, e një prej faktorëve kryesorë, kemi një çështje, e ajo e ka emrin De Biazi. Tekniku italian nuk është më ai i pari. Të përulurit, të shtruarit, të përkorit, të qetit De Biazi ia ka zënë vendin një tjetër. Vazhdimisht i nervozuar, i dëshiruar për të debatuar, madje dhe për të polemizuar nga larg, dhe, ç’është më e rëndësishmja, shpesh i pakuptueshëm në zgjedhjet që bën, ky është De Biazi i sotëm.

Lëkundja e spikatur me qarkullimin e emrit të tij rreth një numri ekipesh përfaqësuese apo ndryshe duket se i ka dhënë efektet dhe te rezultatet e fundit. Aq sa ngjan se ka një synim të fshehur të De Biazit për ta provokuar shkarkimin. Aventura e mbrëmshme, pasi ekipi kishte pësuar dy gola e kishte dy lojtarë më pak, me dy zëvendësime krejt të habitshme, duket se e përforcon atë çka u tha në rreshtat më sipër.

Pesë gola të pësuar në dy ndeshjet e fundit, e asnjë i shënuar! Shumë, është shumë për De Biazin.

Edhe pse mbetet tekniku më i suksesshëm që e ka drejtuar Shqipërinë në dy dekadat e fundit, fundi i këtij rrugëtimi mund të mos jetë shumë larg për De Biazin. E tërë logjika e rezultateve, e lojës së përfaqësueses, si edhe qëndrimi e veprimi  i vetë italianit, të çojnë në këtë përfundim.

Humbja e mbrëmshme ndaj Izraelit nuk është fundi i botës, por fare mirë mund të jetë shenja më e qartë e fundit të një cikli: të atij që lidhet me emrin e De Biazit! /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Një objekt misterioz bie në Mianmar, autoritetet nuk i japin dum se ç’është

Një objekt misterioz bie në Mianmar, autoritetet nuk i japin dum se ç'është

Kualifikueset e Botërorit: spikasin fitoret e Kroacisë dhe Irlandës

Kualifikueset e Botërorit: spikasin fitoret e Kroacisë dhe Irlandës

Kryeministri francez paralajmëron zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri francez paralajmëron zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni