Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZË/ Pse shqiptari po i dorëzohet gjermanit?

by te Sheshi
22/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
ANALIZË/ Pse shqiptari po i dorëzohet gjermanit?

Nga Valter NASUFI

Emigrimet janë njohur që kur nuk mbahet mend, pra, janë shumë të hershme, sa vetë historia e njerëzimit. Më vonë njerëzit e shikonin nevojën për të lëvizur dhe për të kërkuar ushqim kur burimet harxhoheshin. Ishin fiset, dhe më vonë popujt, të cilët merrnin vazhdimisht vendime për ndërrimin e vendbanimeve  të tyre, duke u vendosur në territore të tjera.

Por me formimin e mbretërive dhe perandorive, migrimet morën trajta të reja. Njerëzit nuk mërgonin vetëm në kërkim të ushqimit, por edhe për shkaqe të tjera. Migrimet filluan të bëhen për shkak të luftërave dhe çështjeve të ndryshme, qofshin ato fetare, apo kur rrezikohej jeta, si në rastin e sëmundjeve, përndjekjeve, etj. Po ashtu, mërgohej dhe për arsye politike, të cilat pasuan më vonë, pa harruar këtu edhe ato ekonomike e kulturore.

Sigurisht, ka edhe shumë shkaqe të tjera, dhe kjo gjë e bën këtë çështje akoma më komplekse, duke marrë parasysh dhe shtresat e shumta të njerëzve të cilët migrojnë.

Nëse vështrojmë situatën e tanishme që po kalon populli shqiptar, pra, fjala është për emigrantët të cilët kërkojnë azil në Europën Perëndimore në përgjithësi, e në shtetin gjerman në veçanti, në gjashtë muajt e fundit janë larguar mbi 55 mijë shqiptarë, 33 mijë nga Kosova dhe 22 mijë nga Shqipëria. Vetëm refugjatët nga Siria ua kalojnë në numër, të cilët janë mbi 40 mijë të tillë, nëse u referohemi të dhënave zyrtare, por, për nga kombësia, shqiptarët mbajnë vendin e parë në Gjermani, dhe kjo shifër vazhdon të rritet përditë. Gjermania është vënë në alarm nga ky shtim i kërkesave të azilkërkuesve. Vetë kancelarja Angela Merkel ka deklaruar së fundmi në një intervistë për kanalin televiziv ZDF se nuk ka azil për emigruesit nga Ballkani Perëndimor, sepse ato vende konsiderohen si të sigurta, e, për pasojë, arsyet ekonomike nuk do të kenë vlerë.

Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane fajëson politikat e këtyre vendeve, duke i çmuar si të pamjaftueshme për të ndalur valën e emigrimit të shtetasve të tyre.

Gjermania është motori europian i ekonomisë, si edhe i Bashkimit Europian. Ajo nga ekspertët cilësohet si ekonomia më e fortë dhe më e qëndrueshme në Europë për momentin, me GDP-në e saj gjithmonë në rritje. Gjithashtu, standardi i lartë dhe pagat e mira e bëjnë Gjermaninë një destinacion të dëshiruar për shqiptarët. Ky fenomen njihet në sociologji si pull factor, dhe i përkthyer, si faktori tërheqës. Janë kushtet e mira që ofron ky shtet, dhe mundësitë për punësim, që i tërheqin emigrantët.

Por cilat janë shkaqet kryesore që i shtrëngojnë shqiptarë të marrin vendimin për t’u larguar nga shtëpitë e tyre dhe për të udhëtuar drejt shtetit gjerman? Nga arsyet mund të përmendim, mes të tjerash, mungesën e perspektivës, humbjen e shpresës, militantizmin politik, nepotizmin, korrupsionin, varfërinë, papunësinë, etj.

Mungesa e perspektivës ka prekur të gjithë popullsinë, por është më e spikatshme te rinia. Pjesa dërrmuese e të mërguarve në Gjermani janë në moshë të re, nga 18 në 35 vjeç. Të rinjtë e arsimuar largohen për punësim dhe për një jetë më të mirë, duke menduar se atje do të gjejnë atë që nuk mund ta gjenin në vendin e tyre. Kjo ngaqë atu ku jetonin nuk kanë arritur të sistemohen në një punë, e po ashtu u ka munguar përkrahja e shtetit me ndihmë apo me programe zhvillimi. Përballja me realitetin i ka bërë t’u zhduket perspektiva e menduar gjatë viteve të studimit, e të bëhen pesimistë, duke e parë ikjen në Gjermani si një mundësi të artë.

Përveç mungesës së perspektivës, është edhe humbja e përgjithshme e shpresës së njerëzve, duke menduar se Shqipëria dhe Kosova nuk do të rregullohen ndonjë ditë. Fjalët e zakonshme që  njerëzit i shqiptojnë sot e gjithë kohës, si psh., “s’ka gjë më këtu,” “nuk bëhet më ky shtet,” “ky shtet është i poshtër,” “s’ka shtet,” apo “këtu ka mbaruar gjithçka,” tregojnë qartë për pesimizmin mbizotërues. Besimi te shteti, e te politika në përgjithësi, ka humbur tërësisht. Këtë gjë e tregojnë edhe anketimet e fundit se sa besojnë njerëzit te shteti apo te politika, ku ka rezultuar se besimi është minimal. Ngase të gjithë mendojnë se ata që ngjiten në krye vjedhin pa dallim, e se politikanët nuk mendojnë fare për popullin e gjorë, por vetëm për veten e tyre.

Këto shkaqe tregojnë se mosfunksionimi i shtetit dhe mungesa e përgjegjësisë së politikës ndaj votës së qytetarit janë një pengesë e madhe ndërmjet politikës dhe popullatës; një mur kinez i ngritur me vota, duke mashtruar njerëzit dhe duke zhvatur më vonë pa hesap. Dhe ky mur kalohet vetëm në rastin e fushatave elektorale. Qytetarët harrohen tërësisht, dhe në mendjen e politikanëve është vetëm përfitimi personal e i klanit të tyre. Kjo lloj fryme e ka burimin te politikanët matrapazë në përgjithësi, dhe te militantizmi në veçanti, me përfitues vetëm ata të cilët janë zara të partive politike. Ashtu siç e kemi parë shpesh kur rrëzohet një parti politike nga pushteti dhe ngjitet tjetra në fronin pushtetor fitimprurës. Ndërrohen të gjithë punonjësit nëpër institucione, qofshin ato politike, publike apo vendore. Them kështu, sepse këto parti e përdorin karrigen politike dhe institucionale për t’u pasuruar, dhe nuk e shohin si përgjegjësi për të punuar për interesat e popullit që u ka dhënë votën.

Po ashtu, një tjetër aspekt që lidhet ngushtë me politikën, sidomos me atë shqiptare, është korrupsioni. Te shqiptarët kjo gjë është bërë si ves, është kthyer në diçka normale, pa të cilin nuk mund të jetohet. Sepse në vendet në tranzicion dhe të varfëra, si Shqipëria dhe Kosova, kjo vepër ndeshet ngado që të shkosh, pra, si të thuash, është një sëmundje ngjitëse e kudondodhur. Korrupsioni ka pushtuar çdo pore dhe ka hedhur rrënjët thellë, nga ushtari te mbreti, nëse guxojmë të përdorim të tilla shprehje.

Nepotizmi, apo, ndryshe, familjarizmi, është një tjetër gjë shumë e përhapur tek ne. Kur dikush në politikë zë një post të rëndësishëm, tërheq pas vetes të gjithë eskortën familjare dhe lokale, duke bërë kështu një familje të madhe brenda institucioneve publike dhe shtetërore njëkohësisht.

Gjithashtu, janë shkaqet e ndryshme ekonomike, si varfëria e skajshme, papunësia, etj. Këto shkaqe dihen pak a shumë, e për to jemi të vetëdijshëm të tërë. Ia vlen të përmenden edhe reformat e ndryshme të qeverisë për rritjen e taksave në përgjithësi, si dhe rritja e çmimit të energjisë eletrike, e çmimeve të produkteve të tjera, që në tërësi ndikojnë te njerëzit për të marrë vendimin e largimit nga vendi.

Por pse këta njerëz kanë ikur këto kohët e fundit, e jo më parë? Mund të themi se për njerëzit puna ka ardhur aty ku nuk mban më. Kërkohet një zgjidhje e menjëhershme, meqë politika nuk mendon për popullin, e as që tenton t’i zgjidhë problemet e tij. Njerëzit nxiten nga ato që i përmendëm më lart, dhe doza e problemeve është shtuar dhe më shumë kohët e fundit. Domethënë, varfëria ka arritur majat; të pasurit në krye të zinxhirit të shoqërisë pasurohen edhe më shumë, kurse të varfërit varfërohen akoma më tepër. Ndërkaq, borxhet sa vijnë e shtohen. Njerëzit shkollohen, por nuk punësohen, e për rrjedhojë shtohet papunësia.

Nga ana tjetër, zgjedhjet elektorale patën një impakt të fuqishëm, sepse për mbështetësit e partive që humbën në zgjedhje u venit dhe shpresa për punësim. Një mori personash u larguan nga puna, duke e shtuar shtresën e të papunëve.

Edhe diçka tjetër, që, kur e sheh si fenomen, të habit në pamje të parë, është shtresa e mesme e shoqërisë, e punësuar dhe me rroga të mira, bile ka nga ata të cilët kanë ikur në Gjermani që posedojnë edhe biznese. Kjo do të thotë se nuk kanë vuajtur, e se kanë patur një standard të konsiderueshëm jetese. Por problemi them se është më kompleks nga ç’duket, dhe në njëfarë mënyre edhe kjo shtresë ka arsyet e veta pse largohet. Ngase këta lanë të sigurtën dhe shkuan në të pasigurtën! Në fakt, situata politike, që e përmendëm pak më sipër, në një anë, dhe frika, apo, le të themi ndryshe, mungesa e sigurisë për atë çfarë posedojmë, e ka prishur rehatinë familjare. Sot shqiptari ndjehet më i pasigurt se kurrë më parë. Ndonëse ka diçka për momentin, qoftë edhe një biznes, prapëseprapë druhet se mos e humb. Shkaku, në rastin konkret, është mospërballimi i taksave. Një frustrim i përditshëm, gati i papërballueshëm, për shumë njerëz të cilët kanë një biznes të vogël. Të tillë persona kanë pritur rastin ideal që të largohen një herë e përgjithmonë nga ky vend me kaq parregullsi, ku nuk punohet për rregullimin e shoqërisë në përgjithësi, por luftohet edhe ajo pak pasuri që i ka mbetur popullit të gjorë. Këto janë ca nga shkaqet që mendoj se kanë ndikuar në ikjen e shqiptarëve në Gjermani. /tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Tenisti i famshëm ndryshon profesion? Andy Murray punon si shitës akullore

Tenisti i famshëm ndryshon profesion? Andy Murray punon si shitës akullore

Udhëheqësi i Hamasit pohon se ka bisedime me Izraelin për një armëpushim

Udhëheqësi i Hamasit pohon se ka bisedime me Izraelin për një armëpushim

Ka dhe kështu: u jep për të ngrënë 35 fëmijëve sirianë, por ikën pa paguar

Ka dhe kështu: u jep për të ngrënë 35 fëmijëve sirianë, por ikën pa paguar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni