Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZË/ Post-“Soleimani”: Cila do jetë e ardhmja e NATO-s në Lindjen e Mesme?

by te Sheshi
18/01/2020
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
ANALIZË/ Post-“Soleimani”: Cila do jetë e ardhmja e NATO-s në Lindjen e Mesme?

Nga Samuel Stolton

Pesë ditë pasi forcat amerikane vranë komandantin e lartë ushtarak të Iranit Qassem Soleimani, – një veprim që i shtyu Uashingtonin dhe Teheranin në prag të luftës – Presidenti Trump tha se ai do t’i kërkonte NATO-s “të përfshihej më shumë në procesin e Lindjes së Mesme”.

Trump, i cili urdhëroi vrasjen e Soleimanit më 3 janar, duke provokuar shkaktuar hakmarrje ndaj objektivave amerikane në Irak, më vonë i bëri thirrje kësaj aleance 29-anëtarëshe që të dërgojë më shumë trupa në Lindjen e Mesme dhe të rrisë rolin e saj në “parandalimin e konflikteve” në rajon. Kjo kërkesë befasoi shumë, duke pasur parasysh qëndrimin kritik të Trump ndaj NATO-s, përfshirë pyetjet në lidhje me vlerën e kësaj aleance ndaj SHBA, shoqëruar me thirrjen që aleatët të paguajnë më shumë për të mbrojtur Aleancën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg fillimisht mbështeti kërkesën e Trump, duke thënë se Aleanca Atlantike mund të bëjë më shumë në Lindjen e Mesme. Por ai që atëherë ka sinjalizuar që NATO nuk do të dërgojë trupa luftarake në këtë rajon, duke thënë “mënyra më e mirë është të lejoni forcat lokale të luftojnë vetë terrorizmin”.

NATO aktualisht ka 400 trupa në Irak, si pjesë e një misioni për të trajnuar ushtrinë e vendit për të parandaluar rishfaqjen e grupit ISIL. Por jo shumë kohë pas vrasjes së Soleimanit, NATO-ja pezulloi aktivitetet e trajnimit të misionit jo-luftarak.

Dhe, megjithë thirrjen e Trump për NATO-n, për të zgjeruar praninë e saj në Lindjen e Mesme, analistët thonë se ka përçarje të thella midis SHBA-së dhe disa aleatëve të NATO-s në lidhje me strategjinë e Uashingtonit për Iranin – nga një vendim i njëanshëm i SHBA-së në 2018 për të braktisur një marrëveshje të rëndësishme që kufizoi programin bërthamor të Teheranit, e deri në vrasjen e Soleimanit. E kjo me gjasë do të kufizojë rolin e NATO-s në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Asnjë aleat i NATO-s nuk e mbështeti vendimin e SHBA për ekzekutimin e Soleimanit. Turqia mund ta ketë thënë hapur, por të gjithë aleatët mendojnë se ishte një vendim strategjik i tmerrshëm. Kjo është edhe arsyeja pse NATO nuk do të zgjerojë përfshirjen e saj në rajon në një masë më të madhe”, tha Ivo Daalder, i cili shërbeu si ambasador i Uashingtonit në NATO midis viteve 2009 dhe 2013.

As NATO dhe Mbretëria e Bashkuar, aleati më i ngushtë i Uashingtonit, nuk u njoftuan për operacionin e SHBA për të vrarë komandantin e njësisë së Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane. Pas vrasjes së Soleimanit, Britania, Franca dhe Gjermania bënë thirrje për de-përshkallëzim, ndërsa Turqia shprehu kundërshtimin e saj ndaj ndërhyrjes së huaj, vrasjeve dhe konflikteve sektare në rajon.

“Kriza e tanishme ka thelluar ndarjet në të gjithë Atlantikun dhe ka rritur gjasat që aleatët evropianë të distancohen nga SHBA”, tha Daalder, tani president i Këshillit të Çikagos.

Kërkesa e Trumpit për NATO për të forcuar praninë e saj në Lindjen e Mesme është diçka që do të shënonte një kthesë të madhe në misionin e kësaj aleance, e cila u themelua në vitin 1949 si një forcë kundër Bashkimit Sovjetik.

Daalder tha se kjo kërkesë ishte bazuar në besimin e Trump se interesat e Evropës ishin më të lidhura me rajonin sesa me interesat amerikane, përfshirë qasjen më të madhe evropiane ndaj naftës në Lindjen e Mesme dhe ekspozimin ndaj kërcënimeve nga kthimi i luftëtarëve të ISIL-it. Në të vërtetë, duke bërë thirrje për përfshirje më të madhe të NATO-s, Trump tha se SHBA ishin të pavarura dhe nuk kishin “nevojë” për naftë në Lindjen e Mesme.

Rasa Jukneviciene, një politikane lituaneze dhe ish-kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian në NATO, i përshkroi komentet si një “mesazh të maskuar” për aleatët evropianë të NATO-s për rolin e tyre të ardhshëm në arenën e sigurisë.

“Ky është një mesazh i adresuar para së gjithash evropianëve, dhe Evropa duhet të kuptojë që të flasësh për autonomi strategjike nuk do të jetë më e mjaftueshme”, tha Jukneviciene, duke u bërë thirrje vendeve evropiane të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Aktualisht, nga anëtarët e NATO-s, pjesa e SHBA në shpenzimet totale është afërsisht 70 përqind. Sipas Aleancës, SHBA shpenzoi rreth 3.4 përqind të PBB-së së saj për mbrojtje në vitin 2019.

Prandaj, SHBA kryesojnë axhendën e sigurisë së NATO-s për pjesën më të madhe. Duke iu drejtuar samitit të NATO-s në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar, Trump përsëri u kërkoi anëtarëve që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 4 përqind të PBB-së.

“Evropa do të duhet të marrë një vendim, në një mënyrë ose në tjetrën. Sipas mendimit tim dhe sipas mendimit të shumicës së politikanëve në vendin tim, NATO është mjeti më i mirë për trajtimin e problemeve të tilla komplekse”, tha Jukneviciene.

Jamie Shea, një bashkëpunëtor i lartë i grupit  “Friends Europe” me bazë në Bruksel, tha se anëtarët e NATO-s duhet të shikojnë kërkesat e Trump për të kontribuar me burime më të mëdha në Lindjen e Mesme, si një hyrje “për ta bërë NATO-n më të rëndësishme për Mesdheun dhe Turqinë, madje dhe për Trump.”

Evropa, nga ana tjetër, mund të kërkojë “një garanci që Trump nuk do të kërcënojë më braktisjen e NATO-s ose paqartësinë e nenit 5”, tha ai, duke iu referuar një dispozite në një statut të Aleancës që detyron aleatët të mbrojnë njëri-tjetrin nëse dikush sulmohet.

Mes mosmarrëveshjeve dhe pyetjeve për vlerën e aleancës, disa ekspertë thonë se hapat e ardhshëm të NATO-s në Lindjen e Mesme mund të jenë thelbësore për të ardhmen e saj.

Fawaz A. Gerges, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën e Ekonomisë në Londër (LSE), tha se ai priste që Aleanca të hynte në një “periudhë tranzicioni” pasi anëtarët vendosin se ku t’i drejtojnë burimet e ardhshme.

“Shekulli amerikan po merr fund,” tha ai, duke iu referuar ndikimit të zvogëluar të Uashingtonit mbi partnerët e NATO-s. “Ka pasur një ndarje në marrëdhëniet globale midis aleatëve historikë, me NATO-n në qendër.”

Al Jazeera Balkan – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Fërkimet Rama-Haradinaj, Thaçi gjen rastin: Faleminderit Shqipëri!

Fërkimet Rama-Haradinaj, Thaçi gjen rastin: Faleminderit Shqipëri!

Nga Bujar M. HOXHA: Sulmi i padenjë ndaj një shtëpie botuese elitare: si i njohin në Tiranë akuzuesin dhe Logosin (Logos-A)

Nga Bujar M. HOXHA: Sulmi i padenjë ndaj një shtëpie botuese elitare: si i njohin në Tiranë akuzuesin dhe Logosin (Logos-A)

FËRKIMET/ Metropoliti malazez Mihailo: Serbia dhe Kisha e saj, këta përçarës dhe genocidalë!

FËRKIMET/ Metropoliti malazez Mihailo: Serbia dhe Kisha e saj, këta përçarës dhe genocidalë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni