Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZË NDËRKOMBËTARE: Pse është në rritje militarizmi kurd?

by te Sheshi
24/07/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
ANALIZË NDËRKOMBËTARE: Pse është në rritje militarizmi kurd?

Nga Fahrettin Altun*

PKK-ja deklaroi pak ditë më parë se i kishte dhënë fund pushimit të luftimeve që kishte shpallur dy vite të shkuara. Në deklaratë thoshte se qeveria turke nuk kishte vepruar sipas kërkesave të armëpushimit, se kishte ndërtuar rrugë, diga dhe ngrehina policore me synime ushtarake, e kështu po kryente gjenocid kulturor, dhe se në përgjigje do të kishte hakmarrje. Por, pikërisht këtë mars, udhëheqësi i burgosur i PKK-së, Abdullah Oxhalan, dërgoi një mesazh që fliste për, “përfundimin e konfliktit të gjatë 40-vjeçar të PKK-së kundër republikës turke” e për “përshtatje me frymën e kohës,” i cili u lexua para njerëzve në Dijarbakër nga deputeti i HDP-së, Sërrë Syrejja Onder. Siarriti në këtë pikë PKK-ja, që pritej të çarmatosej në pranverën e 2015-ës? Nuk ka dyshim që përgjigjja për këtë pyetje nuk mund të kërkohet në një arsye të vetme. Arsyet për dhënien fund nga PKK-ja të armëpushimit dhe të deklarimit luftë qeverisë turke, pavarësisht mungesës së kushteve të nevojshme, përfshijnë dinamikën fundamentale të politikës turke dhe të zhvillimeve rajonale.

Mbi gjithçka tjetër, procesi i pajtimit të Turqisë me grupin terrorist të armatosur të PKK-së dhe zgjerimi i hapësirës së aktivitetit të krahut të PKK-së në Sirinë veriore, Partisë së Unionit Demokratik (PYD), e kanë ndryshuar në mënyrë domethënëse balancën e pushtetit. Ndërsa Oxhalani, udhëheqësi i padiskutueshëm i organizatës, vazhdon të ushtrojë ndikimin e tij simbolik gjatë gjithë këtij procesi, ndikimi i tij real po zbehet. Qëndrimi konstruktiv i Oxhalanit ndaj procesit të pajtimit filloi ta shqetësojë krahun luftëdashës të organizatës. Megjithatë, autoriteti i Oxhalanit në sytë e PKK-së e pengoi atë nga përballja me kritikë të drejtpërdrejtë. Ndërkohë që udhëheqësit e PKK-së të cilët ndjeheshin të kërcënuar nga çka po flitej në malet e Kandilit në Irakunverior dhe nga procesi i pajtimit nuk i kundërshtuan hapur thirrjet e Oxhalanit, ata ngurronin të bënin atë që kërkohej që procesi të shkonte përpara. Udhëheqësit e PKK-së menduan se do të eliminoheshin nëse procesi i pajtimit do të ishte i suksesshëm, dhe kjo solli rezultatin e shpërbërjes së udhëheqjes së organizatës. Për këtë arsye thirrjet e Oxhalanit për çarmatim dhe që anëtarët të tërhiqeshin nga kufijtë ranë në vesh të shurdhër.

Zhvillimet në Turqinë jugore kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në thirrjen e PKK-së për t’i dhënë fund armëpushimit. PYD-ja e shfrytëzoi në të mirën e vet vitin e shkuar krizën e regjimit në Siri dhe boshllëkun e krijuar prej saj dhe krijoi sovranitet autonom në Kobani, Xhezire dhe Afrin. Ndërsa kjo e para e bëri përfaqësuesen politike të PKK-së, që është HDP-ja, t’i ndryshonte përparësitë dhe ligjërimin e vet, shndërrimi i Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) të armatosura të PYD-së në një forcë tokësore të mbështetur nga SHBA-të kundër Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS) formoi pikën thyerëse. PKK-ja e konsideroi këtë të jetë një mundësi historike, dhe e solli në mendje edhe një herë ligjërimin separatist që e kishte harruar gjatë procesit të pajtimit. Ajo filloi të përdorë ligjërim të ashpër kundër qeverisë dhe administratës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Kjo gjeti një përgjigje të ndërsjelltë në jetën politike turke. HDP-ja filloi një fushatë shumë serioze kundër administratës së AKP-së dhe themeluesit të saj, presidentit aktual,Rexhep Tajjip Erdoganit. Bashkëkryetari i HDP-së, Selahattin Demirtash, e reduktoi luftën e tij politike në atë të bazuar në kundërvënien ndaj Erdoganit, saqë performanca kundër tij që shfaqën Demirtashi dhe HDP-ja mblodhi vota nga komunitetet që e urrejnë Erdoganin.

Ndryshimi i qëndrimit të shtetit turk Shteti turk ishte aktiv gjer në vitet 2000 në një kulturë militariste. Ndërhyrjet në politikën civile qenë bërë me puçe ushtarake. Dhuna dhe armët ishin shndërruar në thelb në instrumente të politikës. Shteti sigurizoi çështjet shoqërore, kulturore dhe politike, e të parën mes tyre, çështjen kurde. Ky proces nxori një lloj politikani që ishte më mbrojtës dhe që merrte në konsideratë balancën ushtarake, e jo politikanin i cili mbronte politikën civil edhe demokratike. Në anën tjetër, u shfaqën politikanë dhe parti politike që u mbështetën më shumë në fuqitë burokratike jopolitike, e jo në popullin.

Përgjigjja ndaj pyetjes se çfarë ndryshoi në shtetin turk pas vitit 2000 është ndryshimi i këtij këndvështrimi militarist dhe sigurizues. Problemi kurd u mor në shqyrtim nga një pamje e ndryshme. Qeveria e AKP-së po e trajtonte çështjen përmes një qasjeje tredimensionale. Qeveria u përqendrua në prapambetjen ekonomike në provincat lindore dhe juglindore, ku kurdët janë shumicë, dhe bëri hapa përpara në këtë fushë. Së dyti, politikat separatiste të shtetit pushuan së ekzistuari, dhe u njohën kurdët e problemi kurd. Shumë të drejta shoqërore dhe kulturore iu dhanë kurdëve brenda kësaj kornize. Së treti, qeveria e pa terrorin e armatosur si një pjesë të rëndësishme të problemit kurd, dhe ndërmori hapa dhe në këtë sferë. Ka dy alternativa me të cilat përballet politika kurde në pikën ku kemi arritur. Ata ose do të veprojnë sipas konceptit të sigurisë të militaristëve kurdë dhe t’i japin fund procesit të pajtimit tanimë në krizë, ose kanë për të ndjekur një linjë politike demokratike dhe të përpiqen për vijimin e procesit të pajtimit.

*Autori është koordinator i përgjithshëm i SETA-s

Përktheu: Bujar M. Hoxha – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Maradona kërkon të përsëritet gjysmëfinalja Panama-Meksikë

Maradona kërkon të përsëritet gjysmëfinalja Panama-Meksikë

Hungari, protesta pas fotove të refugjatëve, që transportohen në vagonë për biçikleta

Hungari, protesta pas fotove të refugjatëve, që transportohen në vagonë për biçikleta

VIDEO/Mbyllet brenda në aeroport, ja çfarë bën ky burrë për të shtyrë natën

VIDEO/Mbyllet brenda në aeroport, ja çfarë bën ky burrë për të shtyrë natën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni