Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZË/ Më mirë ilaçe të lira apo ilaçe të mira?

by te Sheshi
15/07/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
ANALIZË/ Më mirë ilaçe të lira apo ilaçe të mira?

Cassetti contenenti farmaci all'interno di una farmacia a Roma, in una immagine di archivio. ANSA/VIRGINIA FARNETI

Nga Alban Bala

Autoritetet shqiptare kanë këmbëngulur ta bindin publikun se çmimi i barnave, falë subvencionit shtetëror dhe një koncepti të ri prokurues, është zbutur gradualisht në mënyrë që t’i shërbejë më mirë vizionit të reformës. Qeveri të ndryshme janë përpjekur njëra pas tjetrës të vënë në jetë një politikë që balancon cilësinë dhe çmimin e produkteve mjekësore për publikun e gjerë. Një numër i madh i këtyre barnave bëjnë pjesë në listën e ilaçeve të rimbursueshme. Por përsëri pakënaqësia bërtet me zë të lartë.

Tregu ka dëshmuar se publiku në mënyrë të natyrshme është orientuar drejt produkteve cilësore më shumë sesa drejt çmimit, ndërsa ka përqafuar përgjigjen më të mirë që shëron. Barna të veçanta ia kanë dalë të kenë shumë sukses në treg përtej çmimit thelbësisht më të lartë, kryesisht prej faktit se ato shërojnë shpejt dhe mundësojnë një shërim që rron gjatë.

Kjo ka prodhuar kosto më të larta shëndetësore për pacientët, duke mbajtur gjithashtu të lartë koston e asistencës shëndetësore për ata që nuk munden të përballojnë financiarisht blerjen e barnave cilësore. Të parët kanë paguar më shumë për ilaçe të mira. Të dytët kanë humbur më shumë, duke blerë ilaçe të lira të rimbursueshme.

Gjithsesi, në kornizën e reformës që synon të prodhojë asistencë shëndetësore falas për të gjithë, ne duhet të jemi të qartë se sektori publik duhet t’u nënshtrohet disa koncepteve të çmimit. Kjo me gjasë redukton kostot e menjëhershme buxhetore dhe krijon hapësirë për një listë më të zgjeruar të barnave të rimbursueshme.

Së paku gjatë dekadës së fundit sektori është menaxhuar siç duhet, por rezultatet nuk ia kanë dalë t’i përmbushin nevojat. Një strategji e zbatueshme, e cila ndërtohet mbi arritjet, kërkon një analizë më të thellë, si ekonomike ashtu edhe farmakologjike.

Publiku i një farmacie nuk është thjesht pacienti. Eshtë shkolla që mirëpret nxënësin e sëmurë, është punëmarrësi, qoftë administratë publike apo private, që paguan për shëndetin e pacientit. Në rastet e moshave të treta, pacienti është e gjithë familja që kujdeset për të moshuarin. Kostot jo të drejtpërdrejta tejkalojnë ndjeshëm kursimet që mund të mblidhen duke prokuruar ilaçe që nuk bindin dhe zgjidhje shëndetësore sa me thënë.

Ne na duhet të pranojmë se duhet të fokusohemi shumë më mirë tek cilësia e barnave që i ofrohen rrjetit të farmacive. Cilësia është zemra e efikasitetit të ilaçeve; një rezultat i matur në terren kundër diagnozave bazë, qofshin ato epidemike apo patologji të zakonshme.

Na duhet të krijojmë një model të ri vlerësimi dhe matjeje, në përputhje me praktikën më të mirë të BE-së, duke përfshirë në proces kompani pararojë që t’i ndihmojnë autoritetet e shëndetit me këshilla dhe me mundësi kërkimi e zhvillimi, të cilat nga ana e tyre do të kërkonin sasi të mëdha investimesh nga shteti për të përmbushur standardet. Ky bashkëpunim transparent dhe i frytshëm është tani i mundur me kompani të reja europiane që kryesojnë tregun dhe janë të pranishme në Shqipëri në sektorin farmaceutik.

Nuk është fjala për para. Eshtë fjala për një mendësi të re

Unë kam bindjen se nëse ministria shqiptare e Shëndetësisë do t’i kërkonte firmës biofarmaceutike italiane Dompe’,  të sapoardhur në vend, që ta ndihmonte në këtë proces, përgjigjja do të ishte Po! Laboratorët e tyre janë afër, e qendrat e tyre të përparuara të kërkim-zhvillimit janë vetëm dy orë larg Tiranës me avion.

Të njëjtën përgjigje do të merrte qeveria nga çdo operator i rëndësishëm i sektorit që është aktiv në treg me produktet e veta.

Përvoja tregon se asgjë nuk shpërblen aq mirë sa cilësia kur është fjala për të gjeneruar zgjidhje të qëndrueshme në sektorin shëndetësor. Publiku shqiptar e ka tejkaluar dilemën “ilaçe të mira apo ilaçe të lira”. Eshtë koha që edhe qeveria ta tejkalojë atë! /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Rafineritë aziatike në pritje të naftës iraniane

Rafineritë aziatike në pritje të naftës iraniane

Një histori e rrallë: çifti bën dasmë për të festuar ndarjen

Një histori e rrallë: çifti bën dasmë për të festuar ndarjen

Aktori prizrenas, Shkëlzen Veseli: “O sa mirë me Ramazan! ”

Aktori prizrenas, Shkëlzen Veseli: “O sa mirë me Ramazan! ”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni