Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZE/ E shkroi vetë historinë Barcelona, apo ia shkruan?

by Te Sheshi
10/03/2017
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
ANALIZE/ E shkroi vetë historinë Barcelona, apo ia shkruan?

Nga Bujar M. Hoxha

Barcelona hyri në histori të mërkurën e 8 marsit, duke bërë përmbysjen më të madhe në shifra në Champions League, në aktivitetin më me prestigj, më me nivel, më cilësor të futbollit europian. Asnjë skuadër nuk ia kishte dalë më parë të përmbyste një humbje të përmasave të Barcelonës e të kualifikohej dhe pas shumë andrallash në takimin e dytë. Të kesh guximin të futesh në lojë me synimin për t’u kualifikuar pas një humbjeje dërrmuese 4-0, të pësosh dhe gol në fushën tënde, e pas gjithë kësaj të fitosh 6-1 e të shkosh në çerekfinale të veprimtarisë, kjo vërtet kërkon më së paku mendësi fituesi.

Jo për nga rezultati, por për nga përmbysja, dy janë takimet e dhjetëvjeçarëve të fundit që mund të përmenden në këtë kontekst si drama të vërteta futbolli në këtë aktivitet. E nuk bëhet fjalë për këtë fazë të Champions League-s, por për dy finale të saj.

Më së pari finalja e 26 majit 1999, saktësisht në të njëjtin stadium, në “Camp Nou”, mes Mançester Junajtedit dhe Bajernit të Mynihut. Bavarezët kryesonin që në minutën e 6-të me golin e Basler-it, e po bëheshin gati të festonin kur ia mbërriti gjëma. Dy gola të “djajve të kuq” në minutën e 91-të dhe të 93-të e kaluan trofeun nga duart e zgjatura të lojtarëve të Bajernit te ato të Mançester Junajtedit. Fitorja 2-1 e skuadrës angleze qe si një rrufe në qiell të pastër!

Një tjetër finale e paharrueshme pason gjashtë vite më vonë, më 25 maj 2005, në stadiumin olimpik të Stambollit, shumë në periferi të tij, ku era nuk njeh të ndalur. Milani kryeson në pjesën e parë 3-0 ndaj Liverpulit. Shumë prej atyre që po e ndiqnin finalen nga ekrani zgjodhën të mos e shohin pjesën e dytë; rezultati, loja, gjithçka e kishte humbur interesin. Milani dukej i fituar, Liverpuli ngjante i shpartalluar. Perceptim tërësisht i gabuar! Vetëm gjashtë minuta, ama vetëm gjashtë minuta iu deshën Liverpulit që ta kthente festën në mort për Milanin. Tre gola u shënuan në portën e brazilianit Dida nga minuta e 54-t në të 60-n. Të shkurajuar pas barazimit 3-3, lojtarët e Milanit humbasin në gjuajtjen e 11-metërshave.

Dhe ndërsa i kthehemit kualifikimit historik të Barcelonës, do duhet të shohim edhe një herë se ç’ngjau më 14 shkurt në “Parc des Princes”. Një natë e paharrueshme për të zotët e shtëpisë, sa për rezultatin 4-0, aq dhe për lojën e përkryer… një qëndismë e vërtetë! Përndryshe, për Barcelonën qe një mbrëmje ferri, momenti më i keq sezonal deri tani.

Ushtria e të lidhurve me futbollin, që nga ata të cilët merren me analizën e tij e gjer te ata që as emrat e skuadrave nuk i shqiptojnë dot, por që rreken të gjejnë fatin përmes tyre, e vuri shpejt vulën për atë që kishte ngjarë e për atë që pritej të ndodhte tre javë më vonë.

Barcelona u përshkrua si një ekip i mbaruar, së cilit i kishte mbaruar cikli, duke harruar se gjer në atë natë Barcelona çmohej si skuadra më në formë në Spanjë, që kishte fituar tre ditë më parë 0-6 ndaj Alavesit, që kishte fituar 3-0 ndaj Bilbaos, e që kishte fituar e barazuar me Atletikon e Madridit, duke e nxjerrë jashtë Kupës së Mbretit. Por ç’ishte kjo humbje e përmasave të tilla? Thjesht një natë e keqe? Mbase!

Për ndeshjen e kthimit? Zero mundësi për Barcelonën! Ky ishte mendimi i njëzëshëm.

Të vijmë tani te më shumë se 95 minutat dramatike të kësaj të mërkure. Rezultati ishte sigurisht historik, kualifikimi po ashtu. Por nuk ishte ndeshja më e mirë e Barcelonës, madje nuk ishte as një prej lojërave të bukura të saj.

Katalanasit qenë më së pari me fat sepse e gjetën golin shpejt, që në minutën e tretë. Rezultati u thellua në fund të pjesës së parë, kur Barcelonës i kishte humbur ritmi i minutave të para. Qe më tepër një dhuratë nga mbrojtësit e PSG-së, një autogol.

Pjesa e dytë? Një teatër i shëmtuar nga dy lojtarë: Neymar e Suarez. Gjermano-turku Deniz Aytekin, një gjyqtar i njohur për probleme ngado ku arbitron, bie, apo deshte të binte, pre e simulimeve të shëmtuara të këtyre dy lojtarëve.

Ja ç’thotë për 11-metërshin e minutës së 50-të, të provokuar e të fituar nga Neymar, një ish-arbitër spanjoll, tani në rolin e specialistit, Andujar Oliver: “Nuk është një penallti…” Ja ç’thotë po ai për një tjetër vendim, për një tjetër simulim të turpshëm nga Luis Suarez, që sjell 11-metërshin e minutës së 91-të: “Nuk ka ndërhyrje të rëndë ndaj Suarez-it…”

Nëse fjalët e këtij ish-gjyqtari mund të jenë të pabesueshme, lexoni se si shprehet suedezi Lars Lagerback, një trajner i njohur: “Ndjehem i brengosur dhe më vjen keq për botën e futbollit. Jam aq i zemëruar… Ishte teatër i pastër i Suarez-it.”

Ç’mund të bëhej më tepër se kaq për ta fituar ndeshjen?

Shëmtinë e asaj që ndodhi e shtojnë lavdet e pafundme për Barcelonën pikërisht nga ata që i kishin hequr vizën tre javë të shkuara. A nuk është e njëjta Barcelonë që po i mbaronte cikli? Çfarë ndryshoi?

A meritonte të fitonte Barcelona? Sigurisht! A meritonte të kualifikohej? Këtë nuk dimë ta themi për sa kohë që një dorë ndihmë iu dha nga gjyqtari.

A meritonte të humbiste PSG-ja? Patjetër! Luajti aq keq sa më s’bëhet. Shtoji kësaj dhe gabimet e trajnerit spanjoll Unai Emery, që në “Camp Nou” ka humbur gjithmonë. Siç ishte lënia në stol e Di Maria-s, që ndryshe do t’i jepte shumë më zhdërvjellësi e thellësi lojës së francezëve.

Për të gjitha këto, më tepër se ngritja në qiell e katalanasve, lind natyrshëm pyetja, e shkroi vetë historinë Barcelona, apo ia shkruan? /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Next Post
Një sekret për të mbajtur larg rrudhat nga lëkura juaj

Një sekret për të mbajtur larg rrudhat nga lëkura juaj

Turizmi i qëndrueshëm, Universiteti i Bristolit zgjedh t’i referohet modelit shqiptar Auron Tare

Turizmi i qëndrueshëm, Universiteti i Bristolit zgjedh t'i referohet modelit shqiptar Auron Tare

E rrallë në Kurbin: vjen nga Amerika për të nxjerrë bashkëfshatarët nga balta

E rrallë në Kurbin: vjen nga Amerika për të nxjerrë bashkëfshatarët nga balta

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni