Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analizë e Reuters: Me vetëm një xhami, muslimanët e Beogradit detyrohen të improvizojnë vendfaljet

by te Sheshi
15/11/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Analizë e Reuters: Me vetëm një xhami, muslimanët e Beogradit detyrohen të improvizojnë vendfaljet

Muslims attend evening prayer at the Bajrakli mosque in the district of Dorcol in Belgrade, Serbia July 9, 2013. REUTERS/Marko Djurica

“Kjo është një shtëpi familjare. Ne mund të falemi në të, por ndërtesa nuk është ligjore”, thotë Hilmiu, një musliman 47-vjeçar, duke hyrë brenda. “Është poshtëruese”, psherrëtin ai.

Shtëpia, dhe rrënojat që i përkasin asaj, përfaqësojnë vetëm disa nga përpjekjet emergjente të rreth 20,000 muslimanëve në kryeqytetin serb për t’u mbledhur për kryerjen e ritualit të adhurimit, në një qytet që është me shumicë dërrmuese të krishterë ortodoksë.

Beogradi ka një xhami, që daton nga viti 1575 kur qyteti ishte pjesë e Perandorisë Osmane, dhe ka një marrëdhënie të ngushtë me Islamin.

Shumë muslimanë u larguan gjatë rënies së Jugosllavisë Socialiste, kur Serbia mbështeti serbët etnikë në Bosnjë në masakrën ndaj muslimanëve boshnjakë dhe luftoi kundër shqiptarëve, kryesisht muslimanë në Kosovë.

Mungesa e xhamive të Beogradit u bë temë e nxehtë këtë vit, kur autoritetet shkatërruan një xhami të improvizuar në qarkun verior të Zemunit në prag të Ramazanit në muajin maj.

Fillimisht muslimanët vendas dolën në protestë për të bllokuar rrënimin, por buldozerët u kthyen me një shoqërim policor para mëngjesit. E vetmja gjë që ka mbetur janë disa rrënoja të betonit dhe shtylla të lakuar. Muslimanët tani tubohen për namaz në një shtëpi aty pranë dhe në shtëpi tjera private nëpër qytet.

Bashkësia Islame në Serbi thotë se autoritetet e Beogradit kanë injoruar në mënyrë të përsëritur kërkesat për ndërtimin e xhamive të reja, dhe thotë se mungesa e tyre ngre pyetje rreth angazhimit të tyre ndaj të drejtave të pakicave, një matës i rëndësishëm i gatishmërisë së saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BE, me të cilën Serbia po negocion për t’u bashkuar, ka paralajmëruar në një raport të përparimit të vitit 2016: “Të drejtat e personave që i përkasin një pakice kombëtare, për krijimin dhe regjistrimin e institucioneve fetare, për ndërtimin dhe përdorimin e vendeve të adhurimit, duhet të garantohen plotësisht në praktikë”.

Zyrtarët e Komisionit Evropian nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.

Sekretariati për Planifikim Urban në bashkinë e qytetit të Beogradit mohoi bllokimin e ndërtimit të xhamive të reja, duke thënë se nuk kishte asnjë shënim për ndonjë kërkesë ndërtimi nga Bashkësia Islame e Serbisë.

Muftiu Muhamed Hamdi Jusufspahiç, kreu i Asamblesë Supreme të Bashkësisë Islame të Serbisë, fajin për këtë ia vë burokracisë bizantine të Serbisë dhe dyshimit që ky vend ka ndaj Islamit.

“Ne kemi kërkuar leje në një numër rastesh për një numër vendesh, për dekada … por kurrë nuk arritëm as në pikën e kualifikimit për të paraqitur dokumentet”, tha ai për Reuters.

“Çdo kërkesë do të vihej në sirtar”, shtoi Jusufspahiç. Por Ministria serbe e Drejtësisë mohon të jetë në dijeni të ndonjë problemi të këtillë.

“Serbia i plotëson të gjitha kriteret e BE-së për sigurimin e të drejtave dhe lirive, në përputhje me dispozitat nga Kushtetuta”, ishte përgjigja e Mileta Radojeviç, e cila kryeson Departamentin për bashkëpunim me bashkësitë fetare në këtë ministri, përmes një e-maili për Reuters.

Në total, Serbia është shtëpi e rreth 230,000 muslimanëve, përfshirë 3.1 për qind e popullsisë së përqendruar kryesisht në rajonin jugperëndimor të Sanxhakut që kufizohet me Bosnjen, Kosovën dhe Malin e Zi.

Në vitin 2004, në përgjigje të një valë sulmesh të shqiptarëve ndaj pakicës serbe në Kosovë, protestuesit ia vunë flakën xhamisë në Beograd dhe dogjën një tjetër në qytetin jugor të Nishit. Të dy xhamitë janë restauruar.

Emin Zejnulahu, Myftiu i xhamisë së rrënuar në Zemun, tha se muslimanët nuk do të dekurajohen. “Ne duhet të praktikojmë fenë tonë, pavarësisht nga pengesat”, tha ai. “Ne duhet të jemi fqinjë të mirë me të gjithë, pa marrë parasysh besimin dhe kombësinë e tyre.”

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Bisedimet për emrin: ndërmjetësi i OKB planifikon bisedime të ndara me negociatorët grekë e maqedonas

Bisedimet për emrin: ndërmjetësi i OKB planifikon bisedime të ndara me negociatorët grekë e maqedonas

Serbia do ndërtojë “Autostradën e Paqes” drejt Kosovës…me paratë e Brukselit

Serbia do ndërtojë “Autostradën e Paqes” drejt Kosovës…me paratë e Brukselit

Dashuri grash pa pushtet: Jahjaga takohet me Hillary-in

Dashuri grash pa pushtet: Jahjaga takohet me Hillary-in

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni