Nga Giulio Meotti*
Kjo është një analizë ku në disa aspekte prek disa të vërteta të padiskutueshme, por në disa të tjera ka pasaktësira dhe spekulime. Këto të fundit vihen re që në rreshtat e parë ku sulmet terroriste, veçuar ato në Barcelonë së fundi, lidhen me aspirata ripushtuese, siç thuhet nga ana e “islamikëve”. Edhe në ekzistofshin të tilla, këto nuk kanë lidhje aspak me botëkuptime të shëndetshme fetare ku dhuna dhe terrori nuk kanë vend….(shën.re.)
Këtë javë, edhe një sulm terrorist kishte në shënjestër qytetin spanjoll të Barcelonës. Duke qenë për shumë vite nën sundimin musliman, ashtu si edhe Izraeli, shumë islamikë besojnë se kjo është toka në të cilën kanë të drejtën e riposedimit.
Në të njëjtën kohë, larg nga Spanja, shkollat fillore janë mbyllur nga shteti, pasi numri i fëmijëve ka rënë në më pak se 10% të popullsisë. Qeveria po i kthen këto struktura në bujtina, duke ofruar kujdes për të moshuarit në një vend ku 40% e njerëzve janë 65 ose më të vjetër. Ky nuk është një roman fantastiko shkencor. Kjo është Japonia, kombi më i vjetër dhe më steril në botë, ku ekziston një shprehje popullore: “civilizimi i fantazmave”.
Sipas Institutit Kombëtar të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore të Japonisë, deri në vitin 2040 shumica e qyteteve më të vogla të vendit do të shohin një rënie dramatike prej 1/3 deri në gjysmën e popullsisë së tyre. Për shkak të rënies dramatike demografike, shumë këshillimore japoneze nuk po mund të funksionojnë dhe janë mbyllur. Restorantet kanë rënë nga 850,000 në vitin 1990 në 350,000 sot, duke treguar një “tharje të vitalitetit”. Parashikimet gjithashtu sugjerojnë se në 15 vjet, Japonia do të ketë 20 milionë shtëpi të zbrazëta. A është kjo edhe e ardhmja e Evropës?
Ndër ekspertët e demografisë, ka një tendencë që Evropa të quhet “Japonia e re”. Japonia, megjithatë, po përballet me këtë katastrofë demografike me burimet e saj dhe përmes ndalimin të imigracionit musliman në vend.
“Evropa po kryen vetëvrasje demografike, duke shpopulluar në mënyrë sistematike veten, në atë që historiani britanik Niall Ferguson e ka quajtur “reduktimi më i madh i popullsisë evropiane që nga Vdekja e Zezë në shekullin e katërmbëdhjetë”, siç vuri në dukje George Weigel së fundi.
Muslimanët e Evropës duket se po ëndërrojnë ta mbushin këtë vakum. Kryepeshkopi i Strasburgut, Luc Ravel, i emëruar nga Papa Françesku në shkurt, deklaroi së fundi se “besimtarët muslimanë e dinë shumë mirë se pjelloria e tyre është aq e madhe sot, sa që ata e quajnë atë … Zëvendësimi i Madh. Ata ju thonë juve në një mënyrë shumë të qetë, në mënyrë shumë pozitive: ‘Një ditë e gjithë kjo, e gjithë kjo do të jetë e jona’ … “.
Një raport i ri nga një think-tank italian, Centro Machiavelli, sapo zbuloi se nëse vazhdojnë trendet aktuale, deri në vitin 2065 emigrantët e parë dhe të dytë do të kalojnë shifrën prej 22 milionë persona, ose më shumë se 40% të popullsisë së përgjithshme të Italisë. Në Gjermani, gjithashtu, 36% e fëmijëve nën moshën 5-vjeçare po lindin nga prindërit emigrantë. Në 13 nga 28 vendet anëtare të BE-së, më shumë njerëz vdiqën se sa që kanë lindur vitin e kaluar; pa migrim, popullsia e Gjermanisë dhe Italisë pritet të bjerë me 18%, përkatësisht 16%.
Ndikimi i rënies së lirë demografike është më i dukshëm në atë që dikur quhej “Evropa e re”, vendet e ish-bllokut sovjetik, si Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, për t’a dalluar atë nga e ashtuquajtura “Evropa e vjetër”, Franca dhe Gjermania. Këto vende të Lindjes tani janë më të ekspozuarat ndaj “bombës së shpopullimit”, një kolaps shkatërrues në shkallën e lindjeve, të cilin analisti i ngjarjeve aktuale dhe autori Mark Steyn e ka quajtur “problemi më i madh i kohës sonë”.
New York Times pyeti se pse pavarësisht zvoglimit të popullsisë, Evropa Lindore kundërshton pranimin e emigrantëve?
Demografia e zvogluar është pikërisht arsyeja që i bën ata të ndjejnë frikë se do të zëvendësohen nga emigrantët. Veç kësaj, pjesa më e madhe e Evropës Lindore tashmë e ka përjetuar okupimin nga muslimanët për qindra vjet nën Perandorinë Osmane dhe janë shumë të vetëdijshëm se çfarë do të ndodhë me ta nëse do të kthehen sërish atje. Vendet e moshuara kanë frikë se do të shfaqen vlerat antipatike, në rast se do të ketë një zëvendësim nga popullata e re e huaj.
“Sot në Evropë ekzistojnë dy pikëpamje të qarta që duhet të merren parasysh në lidhje me rënien dhe plakjen e popullsisë”, tha së fundi kryeministri i Hungarisë Viktor Orban. “Një nga këto mbahet nga ata që duan të adresojnë problemet demografike të Evropës përmes imigracionit, dhe ka një tjetër pikëpamje që mbahet nga Evropa Qendrore – dhe brenda saj, Hungaria. Pikëpamja jonë është që ne duhet të zgjedhim problemin demografik duke u mbështetur në burimet tona dhe duke mobilizuar rezervat tona, dhe, le ta pranojmë, duke përtërirë veten shpirtërisht”. Orbani paralajmëroi kundër një “Evrope të muslimanëve”. Sipas tij, “çështja kyçe në dekadat në vijim është, nëse Evropa do të vazhdojë t’i përkasë evropianëve”.
Afrika gjithashtu po bën presion mbi Evropën me një bombë demografike “me orë”. Sipas parlamentarit holandez Geert Wilders, “në 30 vitet e ardhshme, numri i afrikanëve do të rritet në më shumë se një miliard njerëz, që është dyfishi i popullsisë së gjithë Bashkimit Evropian … Presioni demografik do të jetë i madh, një e treta e afrikanëve duan të lëvizin jashtë vendit, dhe shumë prej tyre duan të vijnë në Evropë. Vitin e kaluar, mbi 180,000 njerëz kaluan me anije të vjetruara nga Libia dhe ky është vetëm fillimi. Sipas komisionerit të BE-së Avramopoulos, 3 milionë migrantë po presin të hyjnë në Evropë”.
Evropa Lindore është duke shënuar rënie demografike. Demografia madje është bërë një problem për sigurinë e Evropës. Ka më pak njerëz për të shërbyer në vendet ushtarake dhe poste të mirëqenies sociale në Evropë. Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov, në fakt u ka bërë thirrje liderëve të vendit të marrin pjesë në një mbledhje të Komitetit Konsultativ Kombëtar të dedikuar tërësisht lidhur me problemin e sigurisë kombëtare. Një kohë vendet e Evropës Lindore kishin frikë nga tanket sovjetike; tani ata kanë frikë nga djepat e zbrazët.
Kombet e Bashkuara vlerësuan se vitin e kaluar janë regjistruar rreth 292 milionë njerëz në Evropën Lindore, 18 milionë më pak se në fillim të viteve 1990. Numri është i barabartë me zhdukjen e të gjithë popullsisë së Holandës.
Financial Times e ka quajtur këtë situatë në Evropën Lindore si “humbja më e madhe e popullsisë në historinë moderne”. Popullsia e saj po pakësohet, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. As Lufta e Dytë Botërore, me masakrat e saj, deportimet dhe lëvizjet e popullsisë, nuk e kishte zhytur në atë humnerë.
Mënyra “Orban” e ballafaqimit me rënien demokrafike, duke përdorur burimet vetanake, është e vetmja mënyrë që Evropa të shmangë parashikimin e kryepeshkopit për një “Zëvendësim të madh”. Emigracioni masiv ka shumë të ngjarë të mbushë ata djepa të zbrazët, por Europa atëherë do të bëhet vetëm një një “civilizim fantazmë”, që i bie vetëm një lloj tjetër vetëvrasjeje.
*Giulio Meotti, redaktor kulturor për Il Foglio, është gazetar dhe autor italian
APPENDIX
Rumania do të humbë 22% të popullsisë së saj deri në vitin 2050, pasuar nga Moldavia (20%), Letonia (19%), Lituania (17%), Kroacia (16%) dhe Hungaria (16%). Rumania, Bullgaria dhe Ukraina janë vendet ku rënia e popullsisë do të jetë më e ashpër. Popullsia e Polonisë vlerësohet të ulet nga 2050 në 32 milionë nga 38 milionë. Pothuajse 200 shkolla janë mbyllur, por ka fëmijë të mjaftueshëm për të mbushur ato të mbetura.
Në Evropën Qendrore, përqindja e “mbi 65vjeçarëve” u rrit me më shumë se 1/3 midis viteve 1990 dhe 2010. Popullsia hungareze është në pikën më të ulët në gjysmë shekulli. Numri i njerëzve ra nga 10,709,000 në vitin 1980 në 9,986,000 milionë. Në vitin 2050, do të ketë më pak se 8 milionë banorë në Hungari; dhe një në tre do të jenë mbi moshën 65-vjeçare. Hungaria sot ka një nivel fertiliteti prej 1.5 fëmijëve për grua. Nëse e përjashtoni popullsinë rome, kjo shifër bie në 0.8, më e ulta në botë, arsyeja pse kryeministri Orbán paralajmëroi masa të reja për të zgjidhur krizën demografike.
Bullgaria do të ketë rënien më të shpejtë të popullsisë në botë midis 2015 dhe 2050. Bullgaria është pjesë e një grupi që pritet të ulet me më shumë se 15% në periudhën 2015-2050, së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Hungarinë, Japoninë, Letoninë, Lituaninë, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë dhe Ukrainën. Popullsia e Bullgarisë prej rreth 7.15 milionë banorësh vlerësohet të bjerë në 5.15 milion në 30 vjet, një rënie prej 27.9%.
Shifrat zyrtare tregojnë se 178.000 foshnja kanë lindur në Rumani. Për krahasim, në vitin 1990, viti i parë post komunist, kishte 315,000 lindje. Kroacia vitin e kaluar kishte 32,000 lindje, një rënie prej 20% nga 2015. Shpopullimi i Kroacisë mund të arrijë në më shumë se 50,000 njerëz çdo vit.
Kur Republika Çeke ishte pjesë e bllokut komunist (si pjesë e Çekosllovakisë), shkalla e pjellorisë totale ishte afër shkallës së zëvendësimit (2.1). Sot është vendi i pestë më shterp në botë. Sllovenia ka PBB-në (GDP) më të lartë për kokë banori në Evropën Lindore, por një shkallë jashtëzakonisht të ulët të lindshmërisë.
Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/