Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZA: Si po përhapet sëmundja e fashizmit në Evropë

by te Sheshi
17/07/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
ANALIZA: Si po përhapet sëmundja e fashizmit në Evropë

Nga Zlatan Burziç

Bazuar në rezolutën e Parlamentit Evropian, vetë Bashkimi Evropian e definon veten si një hapësirë ​​historike-politike të krijuar me largimin e totalitarizmit komunist dhe nazisto-fashist. Filozofia e një Evrope të bashkuar e pozicionon veten në zonën qendrore, e cila qëndron mjaft larg nga totalitarizmi i majtë dhe i djathtë. Sot mund të themi me siguri të plotë se totalitarizmi i majtë është mposhtur, harruar dhe tejkaluar si një ideologji politike, por a ka guximin dikush e të thotë të njëjtën edhe për neo-fashizmin në shoqëritë evropiane?

Në gjithë Perëndimin, duke përfshirë BE-në, me përjashtim të vendeve skandinave, po shkatërrohen gjurmët e fundit të shtetit social, ndërsa në të njëjtën kohë po avancojnë tutje kufijtë e rritjes së korporatave, rritjes së popullsisë dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore ekologjike. Neo-liberalizmi i sotëm në këtë kuptim paraqet fazën përfundimtare të kapitalizmit politik dhe demokracisë perëndimore e cila kërcënon që të shterojë shumë shpejt të gjitha burimet e veta dhe të shkatërrimin nga brenda.

Në pamundësi të zgjerimit ideologjik në tregje të reja, të cilat nuk ekzistojnë më, kapitalizmit, në mënyrë që të mbajë shumën e fitimit, i mbetet vetëm të përqëndrohet në klasën punëtore, të cilës do të vazhdojë t’i ulë koston e punës, dhe në këtë mënyrë të fillojë të detyrojë punëtorët që të ruajnë standardin e tyre të jetesës, jo bazuar në akumulimin e rezultateve të punës, por mbi bazën e kredive financiare. Me shëndrrimin e shoqërive të tëra në “skllevër të borxhit” të cilët për breza të tërë nuk do të jetë në gjendje që të shlyejnë borxhet dhe kamatat, do të jetë e mundur, që në emër të kursimit dhe reformave, t’i varfërojnë deri në atë masë sa të hyrat e sektorit publik të jetë aq të pakta, sa që shteti nuk do të jetë në gjendje që t’u shërbejë nevojave të qytetarëve më. Dhe në këtë mënyrë, krizat e ardhshme financiare do të mund të shërbejnë si një justifikim i parapërgatitur për rialokimin e qindra miliardave të parasë publike drejt korporatave financiare, fondeve financiare dhe bankave private, duke thelluar kështu pabarazinë ekzistuese sociale.

Kjo fazë përfundimtare, pas shterimit të fondeve shtetërore dhe kapitalit të klasës punëtore, ka mundësi të zgjatet vetëm me përshkallëzimin e konfliktit në vendet e varfëra, duke sajuar luftëra të reja në mënyrë që tërbimi dhe zhgënjimi i popullit të drejtohet kah një armik i ri i jashtëm, duke ua mundësuar korporatave të mëdha të shesin armë dhe të përfitojnë më vonë në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar dhe rivendosjen e shteteve të tëra.

Rruga e neoliberalizmit, drejt përfundimit

Kjo është, me pak fjalë, rruga që neo-liberalizmi perëndimor është duke lëvizur drejt përfundimit të vet. Është e rëndësishme të theksohet se e vetmja gjë që fashizmi në shoqëritë perëndimore ende po mban në frena, është standardi ekonomik i klasës së gjerë të mesme, i cili çdo vit e më shumë është i kërcënuar. Prandaj, tendenca e përshkruar më parë është aq e rrezikshme, për shkak se pasojat e tij të mundshme kanë përmasa apokaliptike. Retorika që për dekada të tëra nuk ishte prezente në diskursin publik politik të Evropës, po kthehet përsëri në skenë, duke mobilizuar masa të tëra të njerëzve të pakënaqur.

Ideologjia fashiste, pothuajse si rregull, pasuesit e tij i mobilizon në mesin e të varfërve, të frustruarve, shtresës së margjinalizuar. Si pjestarë të lëvizjeve fashiste, ata krijonë përshtypjen se më në fund po bëhen të rëndësishëm dhe se për gjendjen e tyre të palakmueshme ata mund të akuzojnë dikë tjetër, të cilët zakonisht janë minoritete apo edhe shoqëri të tëra. Udhëheqësit neo-fashistë premtojnë një ripërtëritje morale, ballafaqim me armiqtë dhe hakmarrje, ndërkohë që debati racional publik zëvendësohet nga përvojat sensuale dhe një agresion verbal.

Një alternativë për fashizmin, i cili në Perëndim po mbledh gjithnjë e më shumë pasues, nuk mund të jetë një demokraci sociale e cila nuk përfaqëson më interesat e punëtorëve dhe barazisë sociale, por e cila ka rënë dakord tashmë për të vepruar vetëm në kuadër të reformave neo-liberale të shtetit social. Ironia është, ta marrim këtë si një shembull të shkëlqyeshëm, se socialdemokratët që ishin në pushtet gjatë krizës financiare globale të fundit, kanë kërkuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të shtetit, jo për të rregulluar tregun, ose për të ruajtur vendet e punës, por për të shpëtuar kapitalin e bankave dhe korporatave financiare.

Social-demokracia moderne në këtë mënyrë e ka dënuar veten që të qëndrojë në margjina politike, të merret me çështje sociale të parëndësishme, pa ide dhe vizion për një shoqëri të re. Ironia është se vetë socialdemokracia ka përfaqësuar bastionin e fundit të multikulturalizmit në shoqëritë post-industriale, dhe me rënien e saj edhe multikulturalizmi duket se ideologjikisht po shfuqizohet si marrëdhënie themelore sociale në këto shoqëri.

Është e qartë se shoqëria moderne nuk mund të jetë mono-kulturore në kuptim të identitetit kulturor etnik, por shtrohet pyetja se në cilën mënyrë kulturat dominante do të trajtojnë kulturat e pakicës? Parimet e diversitetit apo të drejtës për të qenë më ndryshe, duket se çdo vit e më shumë po rrezikohen. Perëndimi, i cili, jo shumë moti ishte referencë për të drejtat dhe liritë e njeriut, mundësitë e barabarta, vlerat liberale-demokratike, zhvillimin ekonomik, sot nuk ka kredibilitet, dhe mund të thuhet se ajo shumë shpejt është duke humbur ato cilësi të cilat janë konsideruar si shtyllë e të ashtuquajturave vlera perëndimore. Nuk ka konsistencë në funksionimin dhe promovimin e vlerave të përmendura. Aplikimi i këtyre vlerave varet nga përshtatshmëria e momentit, vendndodhja gjeografike, origjina etnike dhe racore, dhe interesat politike.

Nuk është e vështirë të imagjinohen shumë prej shoqërive perëndimore të sotme, nesër, se si, ua kthejnë shpinën vlerave të tyre themelore, si të drejtat e njeriut, toleranca, barazia para ligjit, solidariteti social, etj. Megjithatë, kjo krizë nuk mund të quhet vetëm krizë e botës perëndimore, por kjo lirisht mund të quhet krizë e demokracisë, si një koncept i rendit shoqëror.

Simptomat e dukshme të sëmundjes

Parimi themelor demokratik i sundimit të popullit mbi proceset shoqërore, po minohet, në mënyrë gjithnjë e më të dukshme, nga sundimi i korporatave globale mbi këto procese dhe atë nëpërmjet ndikimit gjithnjë e më të drejtpërdrejtë mbi përfaqësuesit politikë të zgjedhur. Bartësit e sotëm të demokracisë veprojnë më shumë të preokupuar me mbrojtjen e interesave të ngushta ekonomike të korporatave të mëdha se sa të shoqërisë në tërësi. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e demokracisë me këto sëmundje, nuk është çudi që vakumi i sapokrijuar politik në Evropë gjithnjë e më shumë po mbushet nga ideologjitë politike që karakterizohen përplot me ksenofobi, nacional-shovinizëm ose dhe fashizëm në format e saj të ndryshme.

Sot në Evropë, janë prezente simptomat e kësaj sëmundjeje, të cilat është menduar të jenë eliminuar dekada më parë. Ato janë të dukshme në Francë, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Austri por edhe në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si Hungaria, Sllovakia, Polonia, etj. Pas Brexit-it, dhe distancimit të administratës së re amerikane, Bashkimi Evropian do të jetë e detyruar të rishqyrtojë vlerat e saj themelore dhe të kthehet në parimet e saj origjinale në të cilat edhe është themeluar.

Nëse nuk do të ketë një vizion që do të jetë mjaft e fortë për të mobilizuar vendet evropiane në përpjekjet e saj për prosperitet të përbashkët, stabilitetit dhe barazisë në marrëdhëniet e tyre, por edhe në raport me minoritetet e saj, ideologjia politike fashiste do të vazhdojë të rrisë ndikimin e administratës në mesin e klasës së mesme evropiane, të frustruar, të pakënaqur dhe të varfëruar. Historia tashmë ka treguar se si për t’i dhënë fund këtyre cikleve famëkeqe kur kjo ideologji të marrë përsipër pushtetin, ndërkohë që shumë analistë evropianë tashmë tregojnë për një prirje shqetësuese të këtij lloji.

Fashizmi është një sëmundje me shkaqet e të cilit duhet luftuar menjëherë posa të shfaqen simptomat e para, kështu që ne shpresojmë që shoqëritë europiane të kenë marrë mësime të rëndësishme nga vetë historia e tyre e rënduar nga luftërat, që përfundimisht duhet të na tregojë edhe ne që jetojmë në margjinat e dinamikës socio-politike dhe ekonomike të Evropës, se është e mundur që të bëjmë një hap cilësor përpara dhe të lëmë historinë e konfliktit të mbetet vetëm histori.

 Marrë nga: Al Jazeera Balkans – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
(Mos)konstituimi i Kuvendit të Kosvës, peng i PAN-it që s’formon dot qeverinë    

(Mos)konstituimi i Kuvendit të Kosvës, peng i PAN-it që s’formon dot qeverinë    

E hidhur: si mbahen me taksat tona, Partia e Punës, ajo komuniste, e fantazma të tjera politike

E hidhur: si mbahen me taksat tona, Partia e Punës, ajo komuniste, e fantazma të tjera politike

Bekim Balaj e nis mbarë…”Çeçeni” Ronaldinjo i solli fat

Bekim Balaj e nis mbarë...”Çeçeni” Ronaldinjo i solli fat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni