Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZA/ “Rusia si qen roje, Turqia fuqi e butë”: ja si e sheh media zvicerane ndikimin lindor në Ballkan

by Te Sheshi
31/10/2019
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
ANALIZA/ “Rusia si qen roje, Turqia fuqi e butë”:  ja si e sheh media zvicerane ndikimin lindor në Ballkan

Vetëm pak ditë pasi BE përsëriti “Jo”-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministrja serbe Ana Brnabiq udhëtoi në Moskë për të nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euraziatik të Rusisë.

Media zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” e nis me këtë fakt një analizë mbi dobësimin e ndikimit të BE-së në Ballkan, e cila, nga ana tjetër, ndihmon faktorët si Rusia, Kina dhe Turqia që të ushtrojnë më shumë ndikim në rajon.

Autori i këtij artikulli, Volker Pabst, shprehet se “nuk ka dyshim se BE dhe Perëndimi në Ballkan kanë humbur besimin dhe hapësirën e duhur ​​për manovrim”, duke i dhënë mundësi Rusisë, Kinës dhe Turqisë të zgjerojnë praninë e tyre në rajon.

E përditshmja zvicerane kujton se Rusia është veçanërisht e popullarizuar në rajonet sllavo-ortodokse dhe e paraqet veten si “qen roje” me vlera konservatore dhe kundër-model për “Perëndimin dekadent”.

Turqia, në anën tjetër, është e lidhur veçanërisht me muslimanët në Ballkan, dhe ka fuqi të konsiderueshme por të butë në të gjithë rajonin. Turkish Airlines mbulon rajonin më mirë se çdo linjë tjetër ajrore, ndërsa serialet televizive turke janë jashtëzakonisht të popullarizuara, përkundër të gjitha historive të kaluara.

Nga ana tjetër, Kina është kryesisht e pranishme si investitor.

Ndikimi në rritje i këtyre fuqive të mëdha paraqet realitete të reja për Ballkanin. Moska po lufton në rajon për të zvogëluar ndikimin perëndimor, veçanërisht atë të NATO-s. Rusia është shumë mirë e përgatitur për të shfrytëzuar linjat historike të gabimeve në rajon, të cilat mbi të gjitha, shkaktuan dhimbje e viktima.

Në anën tjetër, Ankaraja kërkon gjithnjë e më shumë mbështetje në përndjekjen e anëtarëve të lëvizjes së ndaluar gyleniste në vend, por pretendimet “satelitore” që i ka Rusia, nuk janë evidente sa i përket këtij faktori. Nuk është për të harruar se Turqia është një eksportues i madh i mallrave në Ballkan, veçanërisht i produkteve ushqimore që kërkojnë markën “hallall”.

Sidoqoftë, “Neue Zürcher Zeitung” beson se Moska dhe Ankaraja nuk kanë gjasa të bëhen qendra të reja të gravitetit për shtetet e Ballkanit.

Hisja ruse në tregtinë e jashtme rajonale është 6 përqind, ndërsa ajo e BE-së arrin në 73.5. Për më tepër, emigracioni jashtëzakonisht i fortë i popullsisë vazhdon të drejtohet në perëndim, duke vlerësuar stilin e jetës perëndimore.

Edhe në Serbi, ku lidhja tradicionale miqësore me Rusinë është pothuajse e shenjtë, 45 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit në BE dhe vetëm 17 përqind përkrahin Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të mbizotëruar nga Rusia.

E përditshmja zvicerane tregon për faktin se Moska, Ankaraja dhe Pekini nuk tërhiqen në të njëjtin drejtim në Ballkan, pasi ato kanë interesa të larmishme atje.

Por edhe pa një konkurrencë serioze nga Lindja, Perëndimi po humbet në Ballkan – dhe bashkë me të, ato pjesë të popullatës lokale që duan të modernizojnë dhe demokratizojnë shtetet e tyre. Në të ardhmen, do të jetë edhe më e vështirë të promovohen vlera të tilla si sundimi i ligjit, demokracia dhe ekonomia e  lirë e tregut, duke kontribuar kështu dobët në stabilizim të rajonit më të ngarkuar me konflikte. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Kosovë, mjekët paralajmërohen të zgjedhin sektorin publik ose privat

Kosovë, mjekët paralajmërohen të zgjedhin sektorin publik ose privat

Siria dhe Jemeni, diplomacia turke: ja dallimi ynë me mbretëritë arabe

Siria dhe Jemeni, diplomacia turke: ja dallimi ynë me mbretëritë arabe

Kërcënimi i pretenduar, një badigard i “qepet nga pas” deputetes Hajdari

Kërcënimi i pretenduar, një badigard i "qepet nga pas" deputetes Hajdari

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni