Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ramazan GOZEN*: Rezultatet historike të marrëveshjes bërthamore me Iranin

by te Sheshi
16/04/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ramazan GOZEN*: Rezultatet historike të marrëveshjes bërthamore me Iranin

Në negociatat për programin bërthamor të Iranit, që zhvillohen prej më shumë 10 vitesh ndërmjet këtij të fundit dhe fuqive të mëdha botërore, të njohura ndryshe si grupi P5+1, është kapërcyer një prag i rëndësishëm.

Irani dhe fuqitë e mëdha botërore, që formohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania; nënshkruan Marrëveshje Kornizë për zgjidhjen e problemit me rrugë paqësore. Marrëveshja Kornizë në fjalë, trajta përfundimtare e të cilës pritet të përmbyllet më 31 qershor 2015, tregon se palët kanë mbërritur në një fazë të rëndësishme. Edhe pse është ende e pamundur të jepet një gjykim i shëndoshë rreth marrëveshjes përfundimtare, padyshim që ky akord paraprak mbart në vetvete një vlerë strategjike.

Pika e arritur në këtë proces, që brenda një dekade është pezulluar jo pak herë, madje dhe ka përfunduar me dështim; nuk duhet nënvlerësuar aspak. Rëndësia thelbësore e marrëveshjes bërthamore është gjetja e pikës së pajtimit dhe paqes ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, të cilat pozicionoheshin në pole krejtësisht të kundërta prej 36 vitesh. Në të vërtetë, ajo çka i vesh marrëveshjes atomike petkun historik, po aq sa përmbajtja e vet akordit, është historia e marrëdhënieve SHBA-Iran.

Prandaj, Marrëveshja Kornizë duhet të analizohet në dy përmasa: 1 – Arritja e një marrëveshjeje bërthamore nga aspekti i sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. 2 – Përparimi i konsiderueshëm në marrëdhëniet e Iranit me SHBA-të dhe bashkësinë ndërkombëtare. Këto dy dimensione mund të vlerësohen shkurtimisht kështu.

Fillimisht, nëse i hidhet një shikim përmbajtjes së marrëveshjes, vërehet qartë se palët kanë arritur në pikën e pajtimit duke bërë lëshime kritike. Edhe pse në esencë është një çështje ekspertize teknike mjaft e detajuar, marrëveshja pasqyron një ndryshim të qëndrimit politik. Sepse, sipas Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Iranit dhe grupit P5+1, Teherani është tërhequr me një hap radikal nga programi i tij bërthamor, për të cilin prej vitesh pretendonte se ishte shumë i rëndësishëm për të. Irani do të pakësojë me 2/3 numrin e centrifugave nukleare, do të mbajë në 3,67 për qind nivelin e pasurimit të uraniumit, do të reduktojë nga 10 mijë në 300 kg sasinë e uraniumit të pasuruar deri më sot, do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit në reaktorin Fordo dhe të gjitha këto nuk do të mund t’i bëjë për 15 vite me radhë. Rregullimet, që kanë më tepër hollësi teknike, demonstrojnë se Irani ka bërë lëshime befasuese në procesin e negociatave.

Përfitimi i Teheranit në këmbim të kësaj marrëveshjeje është heqja e embargove, që zbatohen kundër tij. Embargot e Bashkimit Evropian do të hiqen në çastin e implementimit të marrëveshjes finale, ndërsa ato të SHBA-ve pasi të konstatohet prerazi zbatimi i pikave të marrëveshjes. Natyrisht që problemi më i rëndësishëm i një marrëveshjeje radiale të tillë është çështja e besimit të ndërsjellë, gjë kjo që do të garantohet nga kontrollet e forta dhe miratimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Siç edhe duket fare qartë, palët në konflikt kanë bërë një ndryshim madhor në qëndrimet e tyre. Aspekti më kritik në këtë pikë është vet marrëveshja politike, që SHBA-të në veçanti dhe fuqitë perëndimore në përgjithësi arritën me Iranin. Kjo për vet faktin se armiqësia, që ka nisur ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit në vitin 1979, është aq e madhe saqë Irani i cilëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “Djalli i Madh”; kurse SHBA-të e përkufizojnë Republikën Islamike si “shtet terrorist”, ose “vend mbështetës i terrorit”.

Madje, sa i përket përkufizimeve në fjalë, aktorët ultraradikalë nuk mungojnë në të dyja palët. Pranimi i një marrëveshjeje të tillë nga Izraeli dhe lobi çifut në spondin amerikan, apo nga mullatë radikalë të shumtë në anën iraniane, ishte një diçka krejtësisht e pamendueshme. Bile, bile këta aktorë vazhdojnë të jenë opozitarë të marrëveshjes. Prandaj, është me dobi që kjo marrëveshje të shikohet me rezerva derisa të evidentohet zbatimi përfundimtar.

Megjithatë, duhet me doemos të shpalosen arsyet e kësaj marrëveshjeje të arritur pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe të fuqishme. Sepse shqyrtimi i arsyeve, që sollën SHBA-të dhe Iranin deri në pikën e marrëveshjes, nxjerr në pah ide në lidhje me të ardhmen e akordit. Duhet nënvizuar se ka një arsye shumë të rëndësishme për arritjen e marrëveshjes bërthamore ndërmjet SHBA-ve, shoqërisë ndërkombëtare dhe Iranit. Bashkësia ndërkombëtare dhe vendet perëndimore vërejtën se sa më shumë që ndizej konflikti i tyre me Teheranin aq më tepër rritej dhe zgjerohej influenca e këtij të fundit në rajonin përreth.

Politikat e Uashingtonit jo vetëm që nuk sollën ndryshimin e regjimit në Iran, por fuqizuan edhe më shumë praninë e këtij vendi në rajon. Fushëndikimi i Iranit në Irak është një fakt i njohur prej më se një dekade, ndërsa tani ai është shtrirë në Liban, Siri dhe së fundmi në Jemen. Padyshim që Teherani nuk e realizon vetëm këtë gjë, por duke marrë mbështetjen e Moskës dhe Pekinit. Thënë ndryshe, Irani influencohet ndjeshëm nga Rusia dhe Kina. Prandaj mund të pretendohet se nëpërmjet marrëveshjes në fjalë SHBA-të përpiqen jo vetëm që të tërheqin Iranin në anën e tyre, por edhe të largojnë Rusinë e Kinën nga rajoni. Për rrjedhim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë më shumë ndikim në ekonominë, burimet energjetike dhe gjeopolitikën e Iranit.

Nga ana tjetër, Teheranit i është zënë fryma për shkak të embargove të rënda, që vijojnë prej dhjetëra vitesh në dëm të tij. Ç’është më e rëndësishme, përveçse kanë dëmtuar jo pak ekonominë dhe mirëqenien e Iranit, embargot perëndimore i ka dhënë një grusht të fuqishëm edhe pozitës ndërkombëtare të vendit. Për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe shoqëror, Irani, një vend ky që e ka të pamundur të bëjë tregti me vendet e zhvilluara, është detyruar të paguajë kosto të jashtëzakonshme. E pikërisht për këtë arsye, dëshira e Iranit për të zhvilluar marrëdhëniet me SHBA-të dhe vendet perëndimore është një hap i kuptueshëm dhe racional. Ndërsa festimet e mëdha të iranianëve pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes bërthamore tregojnë se populli i këtij vendi e shikon akordin në fjalë si një shans për t’u hapur me botën.

Si përfundim, në rast se marrëveshja zbatohet me sukses, atëherë ajo mund të prodhojë rezultate historike jo vetëm për palët nënshkruese, por edhe për Turqinë, të gjithë Lindjen e Mesme dhe politikën botërore. Këto rezultate duhet të analizohen secili veçmas, por më urgjenti mes tyre është mundësia për t’i gjetur zgjidhje edhe krizave të tjera rajonale, me në krye luftën civile në Siri.

*Pedagog i degës së Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit “Marmara” në Stamboll

Tags: analizamarreveshja me irain\

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Fadil Maloku: Ja ku po gabojnë ndërkombëtarët me Kosovën – dhe thotë se kthimi i rinisë kah besimi, i bën mirë demokracisë!

Fadil Maloku: Ja ku po gabojnë ndërkombëtarët me Kosovën – dhe thotë se kthimi i rinisë kah besimi, i bën mirë demokracisë!

Mos e përdorni internetin në dhomat e hotelit, ja çfarë rrezikoni

Mos e përdorni internetin në dhomat e hotelit, ja çfarë rrezikoni

Basha, ODIHR-it: Sillni sa më shumë vëzhgues

Basha, ODIHR-it: Sillni sa më shumë vëzhgues

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni