Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza: ja si shkoi fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë

by te Sheshi
21/10/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Analiza: ja si shkoi fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Nesër mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Këto zgjedhje pritet të karakterizohen me disa ndryshime të partive politike që do të qeverisin në nivel lokal. Në këto zgjedhje, 204 kandidatë që do të garojnë për kryetarë të komunave dhe 7 mijë e 80 kandidatë do të garojnë për 901 vende në 38 komuna për Kuvende Komunale. Ndërkaq, vetëm 8 nga 204 kandidatë për kryetarë të komunave janë gra.

Zgjedhjet lokale 2017 shënojnë herën e dytë të zgjedhjeve me pjesëmarrjen e komunave të veriut me shumicë serbe. Kampanja në komunat e veriut ishte paqësore dhe pa incidente.

Këto zgjedhje pritet të jenë të vëzhguara nga vëzhgues të partive politike, vëzhgues të shoqërisë civile, mediat, ambasadat e huaja të akredituara në Kosovë, Organizatat Ndërkombëtare (përfshirë EU EOM). Në total do të jenë të akredituar 32 mijë e 509 vëzhgues.

Fushata zgjedhore ka zgjatur një muaj dhe në përgjithësi është zhvilluar pa probleme të theksuara.

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka bërë një analizë lidhur me mbarëvajtjen e fushatës për Zgjedhjet Lokale 2017. Të gjeturat nga analiza e Institutit KLGI për procesin e zgjedhjeve lokale tregojnë se përgjithësisht fushata ka pasur një rrjedhë normale dhe ka kaluar pa probleme serioze. Po ashtu, nga analiza e Institutit KLGI për procesin e zgjedhjeve lokale shihet se ende ka shqetësime mbi mbarëvajtjen e këtij procesi, nisur nga informimi i qytetarëve për votim, prezantimi i programeve dhe vizionit të kandidatëve në garë, gjobat e ndëshkimet për kandidatët e kështu me radhë.

Ja sa mijë euro u ndëshkuan subjektet politike

Sipas kësaj analize, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, partitë politike kanë respektuar më shumë Kodin Etik të Mirësjelljes. Megjithatë, shumë parti janë penalizuar për përdorimin e fëmijëve në materialet e promovimit dhe ngjarjet për kampanja.

Këto janë gjobat që partitë kanë marrë në zgjedhjet e mbajtura vitet e fundit:

Zgjedhjet Lokale 2013 190,550 euro
Zgjedhje Qendrore 2017 352,000 euro
Zgjedhjet lokale 2017 Rreth 153,000 euro

Sipas analizës në fjalë përgjithësisht, gjuha e kandidatëve ka qenë e kujdesshme. Kjo ka rezultuar në reduktimin e tensioneve dhe incidenteve që mund të dëmtojnë procesin e përgjithshëm zgjedhor. Janë 17 incidente të raportuara në Policinë e Kosovë, ku janë ngritur katër vepra penale. Edhe pse gjuha ka qenë e kujdesshme, ka pasur akuza dhe padi për shpifje në mes të kandidatëve.

Raporti thekson se është e domosdoshme që të bëhet edukimi i votuesve në Kosovë, pasi që në zgjedhjet qendrore të qershorit ka pasur mbi 50,000 vota të pavlefshme. Në zgjedhjet lokale një numër i përafërt i kësaj shifre me vota të pavlefshme mund të ndikojë edhe tek rezultati final se kush do të zgjidhet kryetar.

Premtime jashtë kompetencave që qeverisjes lokale

Raporti tregon se kandidatët për kryetarë të komunave dhe kandidatët për Këshilltar Komunal kanë bërë premtime që nuk përkojnë me kompetencat e tyre, pasi që ato çështje mund t’i rregullojë vetëm qeverisja nacionale. Ndërsa theksohet se disa nga premtimet tejkalojnë kapacitetet financiare të komunave. Por këto premtime siç duket janë bërë sa për t’i joshur votuesit.

“Kandidatët për Kuvende Komunale vazhdojnë të kenë mungesë të informimit të duhur për kompetencat dhe autoritetin e komunave. Kandidatët për Kryetarë të Komunave po ashtu kanë mungesë të informatave për përgjegjësitë e Kryetarëve”, thuhet në raport.

Çështja tjetër që theksohet në raport është mungesa e praktikave, modeleve, njohurive dhe hapësirave për prezantimin e kandidatëve për Kuvende Komunalë, marrë parasysh numrin e madh të tyre.

“Shumë kandidatë kanë premtuar përmirësim në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Megjithatë, politizimi i këtyre sektorëve të rëndësishëm mbetet ende shqetësim. Rreziku këtu qëndron te kandidatët fitues të cilët shpërblejnë votuesit dhe mbështetësit e tyre besnik përmes zëvendësimit të stafit dhe administratës”, thuhet ndër të tjera në raport.

Raporti analitik i KLGI gjithashtu ka ardhur në konkluzion se kandidatët për Kuvende Komunale nuk kanë prezantuar strategji të qartë lidhur me mënyrën se si do të përmbushin premtimet elektorale (p.sh. si do të avancojnë barazinë gjinore kandidatet gra, si do të adresojë rinia promovimin e interesit të të rinjve, si do të avancojnë kandidatët biznesmenë politikat ekonomike, si do të mbrojnë sindikalistët të drejtat e punëtorëve etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës
Ballkani

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!
Lindja e Mesme

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Real – Barcelona, sfidë edhe politike: Madridi vendos për “pushtimin” e katalanasve rebelë

Kjo vajzë ka aftësi të veçantë, gjen ngjyrën e objekteve përmes nuhatjes

Fati penal i Tahirit merr karakter politik, ish-ministri: ç’po ndodh me mua, as në fashizëm e komunizëm nuk ka ndodhur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni