Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza: Ja “receta” si të përmirësohet shëndetësia në Kosovë

by te Sheshi
09/11/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Analiza: Ja “receta” si të përmirësohet shëndetësia në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka publikuar një raport analitik ku flitet në mënyrë kronologjike për shkaqet që dështuan sistemin shëndetësor në Kosovë. Hulumtimi që është mbështetur nga KFOS dhe është realizuar nga Instituti Riinvest jep edhe rekomandimet konkrete se si të përmirësohet gjendja në shëndetësinë e Kosovës.

Siç dihet gjendja në shëndetësinë kosovare mbetet kritike përgjatë tërë periudhës së pasluftës. Analiza thekson se niveli i ulët i zhvillimit të sektorit të shën­detësisë reflektohet në rezultate alarmante për sa i përket shëndetit publik në Kosovë. Sa për ilustrim, jetëgjatësia e kosovarëve është rreth 5 vjet më e ulët se në vendet fqinje dhe 10 vjet më e ulët se në vendet e Bashkimit Evropian.

“Mungesa e qasjes serioze ndaj sek­torit shëndetësor ka ndikuar që ky sektor, me rëndësi primare, të degradohet me përmasa shqetësuese. Ky sektor karakterizohet me kualitet të ultë të shërbimit, korrupsion të lartë dhe konflikt sistematik të interesit. Për pasojë vlerësohet se qytetarët e Kosovës janë të shtrënguar që brenda vitit të shpen­zojnë rreth 80 milionë euro për shërim jashtë vendit. Rreth 17% e remitancave, shumë më shumë se në çdo vend tjetër, shpenzohen për shërbime shëndetësore”, thuhet në raport analitik.

Sipas raportit në fjalë rezultatet në realizimin reformave të proklam­uar për më shumë se 10 vite nuk arrijnë të zba­tohen dhe mbetet një status quo nën ndikimin e grupeve të ngushta të interesit politik dhe korruptiv.

Ndonëse i proklamuar si prioritet qe­veritar ky sektor ka mbetur jashtë angazhimit të vendosur, të përgjegjshëm dhe sistematik. Ngjashëm, edhe pakënaqësia e qytetarëve me shërbimet shëndetësore dhe gjendjen e përg­jithshme në shëndetësi është e madhe.

Raporti thekson se prob­lemet kyçe në këtë sektorë vijojnë të mbesin lidhur me menaxhimin e sektorit; burimet e kufizuara të financimit; sistemin e informimit shëndetësor dhe sistemin e sigurimeve shën­detësore; si dhe mungesën e barnave dhe de­tyrimin me ligj për përdorimin e udhërrëfyeseve dhe protokolleve klinike në nivel kombëtar.

“Konsiderohet se buxheti i dedikuar për shën­detësi është i pamjaftueshëm sidomos për investimet e nevojshme në infrastrukturë e pajisje moderne. Megjithatë as ky financim (3% e produktit të brendshëm bruto dhe 10% e buxhetit), për shkak të menaxhimit të dobët të përcjellë me probleme në prokurim dhe afera korruptive, krahas konflikt sistematik të inter­esit në relacionin e sektorit publik dhe sektorit privat, nuk jep as përafërsisht efektet qe do të duhej të jepte”, thuhet ndër të tjera në raport.

Sipas një hulumtimi të Bankës Botërore (2008), kërkesat minimale për produkte farmaceutike dhe material shpenzues janë 50-60 mil­ionë euro, ndërkohë në qeveritë e kaluara dhe këtë të tanishmen janë ndarë maksimalisht 26 milionë, që do thotë se përafërsisht 50% e kërkesave nuk plotësohen, prandaj shpen­zimet individuale për mbulimin e kërkesave minimale për material farmaceutik është 40 euro për qytetar që është shumë investim i madh dhe përbën 50% e të gjitha nevojave në sistemin shëndetësor. Në këtë kuadër, rritja e buxhetit në nivele të krahasueshme rajonale, të cilat kanë parasysh kontekstin e Kosovës, është parakusht për reformimin e sistemit shëndetësor. Kjo më pas duhet të përcillet me funksionalizimin e sistemit të sig­urimeve shëndetësore gjë që do të rriste niv­elin e financimit në sektorin e shëndetësisë.

Hapat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi

Raporti thekson se kjo gjendje kritike kërkon masa urgjente dhe të vendosura, të menjëhershme dhe gjithashtu masa sistematike që brenda një periudhe 3-5 vjeçare te zbatohen reformat.

Në këtë kuadër, rekomandohet rritja e buxhetit për shëndetësi në nivele të kra­hasueshme me vendet e rajonit. Kjo duhet të përcillet me ndërmarrjen e hapave për funksionalizimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore. Si parakusht i parë për këtë të fundit është rregullimi i një sistemi të informimit shëndetësor të integruar i cili do të pasqyronte, mes tjerash, edhe nivelin e angazhimit dhe performanca e punëtorëve shëndetësor. Kjo në vetvete do të zvogëlonte përmasat e konfliktit të interesit i cili është shumë i pranishëm në këtë sektor. Gjithashtu duhet krijuar kuadri ligjor e institucional për sa i përket detyrimit me ligj për për­dorimin e udhërrëfyeseve dhe protokolleve klinike në nivel kombëtar.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të krijojë bazën për luftimin e konflikteve të inter­esit që paraqiten në shumë raste në me­naxhimin e burimeve shëndetësore. Tanimë është shumë e qartë se pjesa dërmuese e specialistëve të spitaleve dhe në veçanti të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) punon edhe në sektorin privat. Në ambulanca e klinika që janë pronë e mjekëve specialistë dhe në klinikat e shumta private që janë themeluar nga kapitali vendor dhe i jashtëm, njëra nga to edhe në oborrin e QKUK-së”, thuhet në raport.

Raporti konstaton se raste të caktuara edhe në gjykata japin indikacione të mjaftueshme për të kon­sideruar këtë si burim potencial të konfliktit të interesit lidhur me punën dhe angazhimin e stafit të QKUK-së në dobi të konkurrencës. Për këtë ekziston një arsye objektive. Pagat e specialisteve ende janë të ulëta dhe ata këto i kompensojnë në dëm të kohës se rregullt të punës ose pas orarit në sektorin privat, sido­mos për operime dhe intervenime në klinika private.

Kjo çështje duhet të zgjidhet me urg­jencë në atë mënyrë që pagat e mjekëve specialistë dhe stafit kyç të QKUK-së të rrit­en dukshëm, ndoshta me tepër se dyfish ne këmbim të angazhimit të tyre tërë ditor në QKUK për t’u dhënë shërbime pacienteve aty dhe në kontratat e punës të definohet si konflikt interesi puna në klinika private që janë konkurrentë me QKUK-në me shërbimet qe do te duhej t’i kryente kjo e fundit.

QKUK të udhëhiqet nga një menaxhment i jashtëm

Sipas raportit, ende mbeten evidente problemet që lidhen me menaxhimin e sistemit shëndetësor, para se gjithash në nivelin dytësor dhe tretësor. Në mënyrë të veçantë, politizimi i pozitave menaxhuese dhe veprimi i grupeve të ngush­ta të interesit vijojnë të mbajnë sektorin në status quo.

“Duke marrë parasysh këtë qeve­ria duhet ta marrë seriozisht në konsideratë që të angazhojnë një ekip të jashtëm me një kontratë menaxhmenti për një periudhë 2-3 vjeçare me detyrë për të konsoliduar të gjitha aspektet QKUK-së. Përzgjedhja do të duhej të bëhej me shpallje publike dhe në bazë të programit të konsolidimit që do ta of­ronte kontraktuesi”, rekomandon raporti.

Sipas raportit në fjalë, pjesë e këtij konsolidimi do të duhej të ishte, mes tjerash: pajisja e QKUK-së me gjithë aparaturat për diagnos­tikim dhe intervenim që do të reduktonin në përmasa normale nevojën për shërbime të shërimit jashtë vendit, zbatimin urgjent të protokolleve dhe standardeve ndërkom­bëtare, përmirësimin e menaxhimit dhe forcimin e përgjegjësisë dhe pavarësisë së klinikave, si dhe aftësimin e vazhdueshëm të stafit për të zbatuar reformat. /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth
Sociale & Shoqëri

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025
Next Post
Zërat opozitar për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, ja si i sheh partia e Ramushit

Zërat opozitar për rrëzimin e qeverisë "Haradinaj", ja si i sheh partia e Ramushit

Lokalet e 22 tetorit në Kosovë: ja 139 kandidatët për asamble komunale që s’morën asnjë votë

Lokalet e 22 tetorit në Kosovë: ja 139 kandidatët për asamble komunale që s’morën asnjë votë

Pse Danimarka është shteti më i lumtur në botë?

Pse Danimarka është shteti më i lumtur në botë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni