Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza: intervista e “zonjës së parë të ferrit”, Asma Al-Asad tregon vetëbesimin e regjimit sirian

by te Sheshi
22/10/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Analiza: intervista e “zonjës së parë të ferrit”, Asma Al-Asad tregon vetëbesimin e regjimit sirian

Flokët e krehura me shije, tualeti perfekt. Toni i zërit të Asma al-Assad, gjithashtu, pa asnjë defekt kur ajo dha intervistën e parë televizive në tetë vjet.

Ashtu si të gjithë sirianët, ajo i tha intervistuesit me theksin e saj londinez, se ndjente “dhimbje dhe trishtim”, kur takonte të plagosurit dhe vejushat e konfliktit në vendin e saj dhe ofroi ndihmë. “A mund t’i injoroni ata. Në Siri, ne besojmë në mbajtjen e fjalës. Kjo është e rëndësishme”.

Fakti që bashkëshorti i së intervistuarës, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad vijon të hedhë bomba me mbushje mbi civilët e vet, nuk u ngrit si pyetje nga intervistuesi i televizionit Channel 24, televizionit që mbështetet nga Moska zyrtare. Edhe pse gjatë intervistës palët u treguan të ndërgjegjshme se ka vuajtje “të paprecedenta” në të dyja palët e konfliktit, nuk u diskutua as fakti që bombardimi rus në mbështetje të regjimit të Asad ka sjellë akuza të shumta për krime lufte.

Në vend të këtyre çështjeve, ajo u pyet përse media e huaj këmbëngul në kritikat ndaj familjes së saj, sesa të përqëndrohet në punën e saj të bamirësisë? “Kjo është një pyetje që duhet t’ua bëni atyre”, u përgjigj Assad.

Edhe pse intervista nuk kishte asnjë pohim mbresëlënës, vendimi për të folur publikisht pas vitesh të tëra heshtje, mori vëmendje për një grua që me raste është përshkruar si “trëndafili sirian i shkretëtirës” dhe më pas “zonja e parë e ferrit”. Si ndodhi që kjo grua e zgjuar, londineze elegante që flet me gjuhën e dhembshurisë, të përshtatet me brutalitetin e regjimit që drejton bashkëshorti i saj? Dhe përse ka zgjedhur të flasë tani?

Për David Lesch, profesor historie në universitetin e San Antonios dhe autor i një libri që titullohet “Rënia e Shtëpisë së Assad”, vendimi i zonjës së parë për të dalë tani në sipërfaqe është “një shenjë e besimit në atë që ata besojnë se është pozicioni i tyre – se ata po fitojnë. “Mendoj  se  e gjithë kjo është pjesë e marrëdhënieve publike për të portretizuar stabilitet, pashmangshmëri, që ata janë në kontroll të vendit të tyre. mendoj se ata ndjehen sikur janë të sigurtë për të ardhmen e afërt, për shkak të mbështetjes që marrin nga Rusia dhe nga Irani”, thotë ai.

Në kontrast me burrin me të cilin u martua, Asma al-Assad nuk u rrit në pallatin e një diktatori brutal, por në shtëpinë me tarracë e guraleca në Acton, si vajza e një kardiologu siriano-britanik. Ajo shkoi në një shkollë të Kishës së Anglisë, ku miqtë e saj e njihnin si Emma, një studente e zakonshme argëtuese dhe miqësore, edhe pse me raste me temperament të egër.

Ajo studjoi frëngjisht në kolegjin King në Londër, e më pas shkurtimisht studjoi edhe investimet bankare në Nju Jork. Pasi takoi Basharin në Londër, ata u rilidhën në vitin 2000 dhe u martuan atë vit në mënyrë të fshehtë, disa muaj pasi ai u bë president me vdekjen e të atit. Ajo ishte 25 vjeç.

Në atë kohë, kishte shumë shpresë se pas vitesh të tëra diktature brutale, doktori i ri i arsimuar në perëndim dhe gruaja e tij tërheqëse e lindur në Londër, do të sillnin një periudhë hapjeje dhe lirie.

“Njerëzit flisnin për ‘Pranverën e Damaskut’ kur Bashar pasoi të atin”, thotë drejtori i marrëdhënieve arabo-britanike, Chris Doyle.

“Kishte ndryshime, një ndjesi e të qënit më ët hapur”. Presidenti i ri ishte më i aksesueshëm, thotë ai, dhe disa nga rojet e vjetra të regjimit u lanë mënjanë. Reklama të kushtueshme PR krijuan imazhin e çiftit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Madje, edhe në fund të viteve 2010, kur një shkrimtare për “Vogue” intervistoi Asman në atë që do të shndërrohej në një profil famkeq që e cilësonte atë “më e freskëta dhe më magnetikja e zonjave të para”, kishte mjaft çarje në imazhin përrallor që ata kishin krijuar.

Në kohën e publikimit të artikullit, pikërisht një vit më pas, nisën trazirat në Siri, pasi një grup nxënësish të moshës 10 deri në 15 vjeçare nga fshati Deraa u arrestuan dhe u torturuan pasi kishin shkruar në murin e shkollës së tyre: “Njerëzit duan të rrëzojnë regjimin”. Banorët vendas dolën në protesta për trajtimin e fëmijëve dhe rezistenca u shpërnda me shpejtësi.

Për pak kohë, në fillim të konfliktit, kishte shumë dyshime sesa dinte Asma për aktivitetet e bashkëshortit të saj.

Gratë e ambasadorëve gjermanë e britanikë realizuan një video për Kombet e Bashkuara ku apelonin që ajo në vitin 2012 “të merrte në sy rrezikun dhe të thoshte hapur: fund gjakderdhjes, fund menjëherë”. Ajo, sipas tyre, nuk mund të fshihej pas të shoqit.

Por, pas një konflikti kaq të gjatë e brutal, ka shumë pak gjasa që ajo të mos dijë gjë, thonë analistët.

Çdo dyshim u la mënjanë kur u botuan email-et e llogarive private të çiftit që tregonin se ajo kishte shpenzuar shumë të mëdha për bizhu, dekorime e veshje edhe kur bombat binin mbi sirianët e varfëruar.

“Për shumë sirianë, ata e kanë humbur legjitimitetin për të qeverisur. Kështu që pyetja e madhe kur dikush arrin të mbijetojë: a e kuptojnë ata këtë? A e kupton realisht regjimi sesa është distancuar publiku prej tyre?”

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Next Post
PDIU kërkon zyrtarisht një komision parlamentar për të zbardhur genocidin grek mbi çamët

PDIU kërkon zyrtarisht një komision parlamentar për të zbardhur genocidin grek mbi çamët

Kinë: në një varr antik zbulohet një trup i mbuluar me kanabis

Kinë: në një varr antik zbulohet një trup i mbuluar me kanabis

Rama batuta me fermerin në Këlcyrë: Shumë në formë dukesh, si je me hashashin?

Rama batuta me fermerin në Këlcyrë: Shumë në formë dukesh, si je me hashashin?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni