Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza: “Historia e dashurisë” së Amerikës me njerëzit e uniformës është problematike

by te Sheshi
20/11/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Analiza: “Historia e dashurisë” së Amerikës me njerëzit e uniformës është problematike

Kjo tendencë sjell një të menduar konfuz për Forcat e Armatosura

Një tipar prekës i bazave amerikane në Irak ishin muret e tyre me kartolina falënderimi dërguar nga nxënësit amerikanë të shkollave. Shpesh të ekspozuara në hyrje të sallave ku trupat mblidheshin për të ngrënë, ato i falenderonin “tipikisht” ata “se ishin atje për të na ruajtur”.

Vështirë se ndonjë prej ushtarëve besonte se kjo ishte e vërteta. Armiqtë e tyre irakianë po zhvillonin një luftë mbrojtëse, duke u përpjekur të mos nisnin betejë kundër Amerikës. E megjithatë ushtarët e pranonin këtë ndjesi të përcjellë nga kartolinat pa u skuqur. Asnjë ushtar nuk pret që turmat e dashura atje pas në shtëpi të kuptojnë se çfarë po bën ai. Ai thjesht ka nevojë që të ndjehet i vlerësuar.

Kjo prirje paradoksale mes ushtarëve, që kanë uri për miratimin e civilëve, pikëpamjet e të cilëve, në raste të tjera, nuk i kanë në konsideratë, të vjen në mendje nga paraqitja më e fundit e shefit të Stafeve, John Kelly para shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Shefi në pension, gjenerali i marinës i presidentit Donald Trump, mori mbi vete kritika të ashpra pasi doli se ai nuk u kishte shkruar letra ngushëllimi të afërmve të katër ushtarëve të vrarë në Niger, një situatë që ai e bëri edhe më keq duke bërë një deklaratë të rremë se edhe pararendësit e tij nuk kishin kontaktuar me familjet e Yjeve të Artë.

Akoma edhe më keq, në një telefonatë me vejushën në zi të serxhentit David Johnson, që u dëgjua dhe u përshkrua nga një mik i familjes, presidenti mizorisht sugjeroi se burri i saj i vdekur “e dinte çfarë kishte marrë përsipër”.

Në kundërpërgjigje, ky mik i familjes, kongresmeni Kelly kërkoi të deligjitimizonte kritikat e presidentit, duke aluduar se, edhe pse kishte pak përvojë direkte në çështjet ushtarake, përfshirë edhe “përkushtimin vetë-sakrifikues që e bën një burrë apo grua të vdesë në fushën e betejës”, se të tjerët nuk duhet të komentojnë për ta. Në të vërtetë, Kelly shkoi edhe më tej, duke sugjeruar për një tufë gazetarësh të befasuar, se ata jo vetëm ishin jo kompetentë për të përçuar gjykime për çështjet ushtarake, por që nuk ishin të denjë për një gjë të tillë. “Ne nuk përçmojmë asnjë nga ju që nuk ka shërbyer”, tha ai ndërsa la podiumin. “Ne jemi pak të keqardhur për shkak se ju nuk e keni përjetuar asnjëherë gëzimin e mrekullueshëm që merr në zemër kur bën gjërat që bëjnë ushtarët dhe ushtaret tona – për asnjë arsye tjetër, por vetëm se e duan këtë vend”.

Duke lënë mënjanë, për momentin, se kjo ishte një mbrojtje e rrejshme ndaj shpifjeve të presidentit mbi pararendësit e tij dhe pakujdesisë së treguar nga vejushës Johnson, Kelli vuri në dukje një të vërtetë të rëndësishme.

Gremina midis Forcave të Armatosura të Amerikës dhe civilëve nuk ka qenë kurrë më e madhe. Në vitin 1990, 40 për qind e të rinjve amerikanë kishin prind një veteran ushtarak; në vitin 2014 vetëm 16 për qind prej tyre. Por kjo gjë nuk ka shkaktuar, ashtu si aludoi gjenerali, që amerikanët të nënvlerësojnë trupat. Përkundrazi, ajo ka inkurajuar, siç lihet të kuptohet po ashtu në komentet e tij, një pikëpamje tepër të romantizuar të shërbimit ushtarak, që në rastin më të mirë, është i pasaktë dhe kundër-produktiv.

Anëtarët e Forcave të Armatosura shpesh janë patriotë. Por shumë prej tyre, shpesh, e shohin shërbimin së pari si mënyrë për të nxjerrë jetesën, siç dëshmojnë edhe kostot marramendëse të rekrutimit dhe mbajtjes së ushtarëve. Kostot personale janë rritur mbi 50 për qind në terma realë që prej vitit 2001. Duke ditur këtë të vërtetë nuk u hiqet asgjë profesionalizimit dhe vlerës së tyre. Dhe  nuk tregon mungesë respekti për heronjtë e rënë në luftë si Johnson nëse gërmon pak më thellë në motivacionet e tyre. Kur fluturojnë plumbat, është e vërtetë, shumica e ushtarëve motivohen nga një ndjesi e madhe, vetëmohuese dashurie sesa nga paratë. Megjithatë ky moment dhe emocion frymëzues i kushtohet shokëve që luftojnë në krah sesa flamurit.

Ndërkohë, ka kosto për atë që mund të quhet adhurim pa kritika i ushtarit amerikan. Me shumë gjasa, dukshëm, ky adhurim i jep departamentit të Mbrojtjes një avantazh të pallogaritshëm në betejën për burime financiare kundrejt agjencieve civile. Shkurtimet e sotme në departamentine  Shtetit, oficerët e së cilës nuk janë më pak patriotikë apo shpirtërorë sesa ushtarët amerikanë, janë një argument trazues në këtë çështje.

Fenomeni po ashtu mundëson një derë të lehtë për oportunistët politikë, si Trump, p.sh.. Padurimi i tij për të punësuar ish-ushtarakë të lartë – përfshirë James Mattis, H.R. McMaster dhe Mark Inch, një gjeneral në pension që së fundmi është caktuar të drejtojë Byronë e Burgjeve, ashtu si edhe Kelly-n, – ishte në një farë niveli një bast cinik për të rregulluar reputacionin e dëmtuar. Dhe po funksionon. Aty ku më parë, ushtarët-politikanë, si George Marshall dhe Colin Powell, shiheshin si figura politike, gjeneralët e Trump konsiderohen gjerësisht se qëndrojnë mbi trazirat politike, e kjo përfshin edhe kritikët e presidentit, të cilët i shohin ata si moderues të një kryekomandanti erratik. Ndoshta edhe e bëjnë këtë. Por nuk është e zgjuar t’ua nënshtrosh burra kaq të fuqishëm, kaq pak kritikave, ashtu si ilustrohet në ndërhyrjen e keq-gjykuar të Kelly-t.

Nga njëra anë, ish-marinsi aludoi se ai, po ashtu, përmes tmerrit të përvojës së tij, si komandant që kishte dërguar ushtarët drejt vdekjes, dhe si babai i një ushtari të vrarë në Afganistan, ishte i pagjykueshëm nga gazetarët. Nga ana tjetër, komentet e tij, përfshirë edhe sulmin e ashpër e të pakompromis, ishin tepër të njëansme dhe të kontestueshme.

Ata njerëz të bukur me uniformë

Një problem më pak i dukshëm është se nderimi pa u thelluar i Amerikës për luftëtarët  e saj, shmang e ndalon një rishqyrtim të nevojshëm për atë sesi organizohen këto forca dhe çfarë i duhet dhënë fund. Fakti është që doktrinat e politikës së jashtme të Amerikës përqafojnë një shkallë të dominimit global, bazuar në fuqinë ushtarake që forcat vullnetare tashmë janë shumë të vogla për ta zbatuar. Dhe për të rritur trupat në mënyrë efektive, në trendet aktuale, duket e papërballueshme dhe e pamundur. “Kjo forcë nuk mund të mbështesë politikën tonë të jashtme”, është konkluzioni i Andrew Bacevich, historian dhe ish-oficer ushtrie, i cili qëllon të jetë edhe një baba Gold Star.

Kjo gjë parasheh një krizë të ardhshme, që mund të përfundojë logjikisht në një nga dy rrugët. Ose Amerika do të duhet të rizbatojë rekrutimin. Ose duhet të kufizojë ambicjet e saj ushtarake. Asnjë rezultat nuk është i palqyeshëm për ligjvënësit amerikane, sidoqoftë, kështu që problemi diskutohet rrallë. Ruajtja e iluzionit të lumtur se forcat e Amerikës janë idelae dhe të pakomentueshme e bën këtë më të lehtë. Por realiteti nuk mund të fshihet pafundësisht.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane
Lindja e Mesme

Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Next Post
Ministri Xhafaj flet për vetingun në polici: “krasitja”, kuadri ligjor brenda vitit

Ministri Xhafaj flet për vetingun në polici: “krasitja”, kuadri ligjor brenda vitit

Lihet në burg “shoku” i Saimir Tahirit, Prokuroria: dyshime se 800 mijë eurot janë të ish-ministrit

Lihet në burg “shoku” i Saimir Tahirit, Prokuroria: dyshime se 800 mijë eurot janë të ish-ministrit

Apple shet gjithë sasinë e iPhone X që në ditën e parë pas debutimit

Apple shet gjithë sasinë e iPhone X që në ditën e parë pas debutimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni