Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza e Daniel Serwer: Misioni i vështirë i Gjykatës Speciale pas dështimit të EULEX-it

by te Sheshi
05/08/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Analiza e Daniel Serwer: Misioni i vështirë i Gjykatës Speciale pas dështimit të EULEX-it

Analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer i ka kushtuar një koment të plotë e të gjatë themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, miratuar me votat e shumicës parlamentare në Kuvend dy ditë më parë.

Në vështrimin kritik që ai i bën kësaj çështjeje, thekson se sikundër EULEX, edhe Gjykata Speciale ka gjasa të dështojë.

Duke vërejtur se Gjykata do të vendoset jashtë Kosovës e do të trajtojë rastet që datojnë nga fundi i luftës në Kosovë dhe me gjasa edhe disa krime të supozuara se janë kryer në Shqipëri, së pari ai del në përfundimin se do të duhen vite që Gjykata të marrë ndonjë vendim.

Hashim Thaçit, shkruan analisti, i cili është përfolur në disa prej rasteve, iu desh kurajë t’i siguronte votat e deputetëve të partisë së tij për t’i arritur dy të tretat në Kuvend.

“Komuniteti ndërkombëtar i pa gjërat ndryshe. Miqtë e Kosovës në Washington dhe në Bruksel mund të kenë pasur më shumë dëshirë që këto raste të trajtohen nga sistemi gjyqësor i Kosovës. Por, Kosova është shumë e vogël dhe e ndërlidhur përbrenda që të mund të trajtojë raste të tilla, të cilat kërkojnë mbrojtje absolute të dëshmitarëve. Sidoqoftë, nuk do të ishte e mundur që gjykatat në Kosovë të merren me këto krime të cilat sipas provave kanë ndodhur në Shqipëri, duke përfshirë këtu vrasje dhe trafikim të organeve”

Por, Serwer shkruan se nuk është ende e qartë nëse edhe ndërkombëtarët mund ta menaxhojnë këtë.

“Misioni për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) është dëshmuar të jetë edhe vetë i korruptuar dhe jo kompetent. Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, nuk ka qenë aspak më i mirë në trajtimin e këtyre rasteve. Gjykimet e këtyre misioneve janë zvarritur për vite të tëra dhe kanë qenë inkonsistente dhe rrjedhimisht vështirë kanë sjellë rezultate”

Serwer shkruan se shpreson që ndërkombëtarët t’i kuptojnë përgjegjësitë e mëdha që i kanë marrë me krijimin e kësaj Gjykate Speciale. Sipas tij, gjykimi i rasteve të vjetra, me dëshmi dhe prova të vjetra, duke u munduar të sigurohet proces transparent dhe njëkohësisht të binden të gjitha palët që procesi është i drejtë dhe i pandikuar, duke shmangur prishjen e reputacionit pa prova të forta dhe duke marrë përgjegjësinë në mënyrë që të shmanget dëmtimi i personave të pafajshëm, nuk është i lehtë.

“Frika ime e vetme për këtë Gjykatë të re, krijimi i të cilës duhet llogaritur si një hap i madh përpara, është se ajo mund të dështojë njësoj si misionet e tjera ndërkombëtare”

Serwer thotë se sjellja e njerëzve para gjykatës për t’u përgjigjur për krime të para 15 e 16 viteve është sfiduese. Dyshimet për trafikim organesh, sipas tij, do të jenë veçanërisht të vështira të dëshmohen. “Unë nuk do të doja të jetoj në një vend me më pak se dy milionë njerëz ku pjesa më e madhe e tyre do të më quanin tradhtar. Të dëshmosh në këtë gjykatë nënkupton një jetë të tërë në ekzil në programe për mbrojtjen e dëshmitarëve të shteteve të tjera”, komenton analisti amerikan, duke paralajmëruar një mision të vështirë, në mos të pamundur të Gjykatës Speciale./tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Arti i qytetërimit islamik, thesaret e sheikëve zbulojnë pasurinë kulturore islame

Arti i qytetërimit islamik, thesaret e sheikëve zbulojnë pasurinë kulturore islame

Kryeministri malajzian e konfirmon: mbetjet e gjetura janë të fluturimit MH370

Kryeministri malajzian e konfirmon: mbetjet e gjetura janë të fluturimit MH370

Albinot MALOKU: Kosova dhe Gjykata Speciale!?

Albinot MALOKU: Kosova dhe Gjykata Speciale!?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni