Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza e Çipës: PS-LSI ka rënë, në shtator bie i gjithë lidershipi i politikës shqiptare

by Te Sheshi
02/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Analiza e Çipës: PS-LSI ka rënë, në shtator bie i gjithë lidershipi i politikës shqiptare

Ylli Pata

Pse u hodh ideja e Meidanit-kryeministër dhe sa shanse ka që të ndodhë kjo?!

Këto janë disa nga pyetjet që bën publiku pas një sjellje të çuditshme të aktorëve politike. Në një bisedë për tesheshi.com, gazetari i njohur Aleksandër Çipa bën një analizë ndryshe duke sjellë fakte të reja nga burimet e tij në politikën vendase. Çipa, i cili është një analist i medias në vend thekson se në shtator ndodh një përmbysje në politikën shqiptare, të cilën e shpjegon me detaje…

aleksander-cipaZoti Çipa, tashmë koalicioni qeveritar duket se ka rënë, nga ana tjetër kemi një afrim të dukshëm PD-LSI. Qarqe pranë Metës po flasin për tezën Meidani-kryeministër, i një kabineti kujdestar. Ç’po ndodh realisht?

Në skenën politike të vendit ka ardhur në rend të ditës një marrëdhënie komplekse midis përkohësisë dhe përhershmërisë. Pyetja juaj, fillon me të përkohshmen. Koalicioni qeverisës ka hyrë në afatin kohor të limitit të fundit. Një koalicion që tradhtoi qëllimin dhe idealin e trumbetuar në betejën elektorale të 2013-s që kishte lidhje me hipokrizinë e bashkimit të së majtës.

Kjo tradhti e brendshme lidhet me ndërgjegjen e vjetër; të dy protagonistët që e realizuan atë: edhe Edi Rama por edhe Ilir Meta nuk flasin dhe nuk e zënë në gojë atë marrëveshje, e cila, sikurse e mbani mend, ngjau nê atë farë ceremonie martesore. Atë e bënë në emër të bashkimit të familjes majtiste.

Tashmë as njëri e as tjetri nuk i mban dot atributet e dhëndrit apo kryefamiljarit.

Historia për këtë çështje ka kohë për t’i gjykuar sepse ajo lidhet me përhershmërinë.

Le të kthehemi te përkohshmëria, domethënë tek e sotmja e këtij koalicioni. Ky koalicion  në brendi ka rënë dhe në realitet, po merr peshën e një konjukture.

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë mbërritur në pikën se kujt do t’ia lënë përgjegjësinë e prishjes së marrëveshjes.

Muaj më parë, Ilir Meta me patetizmin e një skraparliu iu drejtua publikut për të dëgjuar veshët e Sali Berishës dhe Edi Ramës se ai i thotë “po-së PO dhe jo-së JO”.

Ishte vetëdeklarim.  Ndërkohë që faktori ndërkombëtar, ( e thënë ndryshe institucionalizmi SHBA-BE ), kishte përcaktuar fatin e pakthyeshëm të reformimit dhe triumfit të Shqipërisë juridike mbi Shqipërinë tranzicioniste.

Thelbi i saj është ky proces, të cilit elita jonë politike po i nënshtrohet me hir dhe pahir.

Bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese në thelb të të cilave qëndron Reforma për Drejtësinë.

Kriza e marrëdhënies brenda koalicionit qeverisës në këtë kontekst,  është e parëndësishme sepse Reforma në Drejtësi do të shembte jo vetëm qeverinë Rama-Meta, por edhe Berisha-Meta sikur të ishte, edhe Meta-Basha apo qoftë edhe Rama-Basha.

Reforma në Drejtësi është kapaku përmbajtësor i ikjes së Shqipërisë nga tranzicioni për të hyrë në kohën e një Shqipërie të ndërgjegjes dhe triumfit juridik.

Reforma në Drejtësi e shndërron Shqipërinë e mbajtur për 25 vjet nën tutorizmin e një kaste politike, në një vend ku, sistemi do të hajë tutorët dhe do të investojë administratorët me ndërgjegje institucionale.

Sipas jush, udhëheqësit e tranzicionit nuk mund të vazhdojnë më tej si të tillë?

Duhet ta pranojmë se këta udhëheqës uzurpuan partitokracinë shqiptare dhe shpërfillën dialektikën e shoqërisë, ndërtuan referencën që trashëguan nga diktatori dhe komunizmi. Hoqën dorë nga modelet e Europës dhe vendeve të rajonit. Ata tradhtuan vetveten duke mos mbajtur asnjë alterego politike qoftë të lidhur me modelet, qoftë me pretendimet fiktive për përkatêsi politike. Duke qenë sfidantë të dialektikës, ironikisht kanë hequr dorë  edhe nga nocioni i kohës.

Pse e bënë dhe pse e bëjnë këtë?

Ata kanë një aleancë me mentalitetin provincial të shoqërisë shqiptare, me ndjenjat e nënshtresuara të tribalizmit fisnor. Ata po e trajtojnë shtetin dhe politikën si hise të hipotekuar jo vetëm për llogari të vetes, por diabolikisht në subkoshiencë ekspozojnë edhe dëshirën për trashëgimi tek pasardhësit dhe pinjollët.

E vetmja gjë që po i lëviz është mosha biologjike e tyre.

Tashmë nxjerrja e sistemit nga kthetrat e tyre është premisë e  pandalshme nga mbivullneti i tyre.  Kjo është rrjedhë procesi që ka për të përfshirë edhe ndryshimin e përfaqësimit poliom në shoqërinë tonë.

Nismuesit dhe promovuesit e reformimit të Shqipërisë ligjore do të inkurajojnë, sipas dijenisë sime, rikthimin dhe sjelljen e ekspertëve dhe përfaqësuesve të kualifikuar shqiptarë në emigracion dhe  të afirmuar në partneritetet globale.

Investimi për Shqipërinë ligjore,  lexohet  dhe ka brendi edhe rikthimin e pashmangshëm të trurit të ikur nga Shqipëria. Kemi për të parë, në pesë vitet e ardhshme se, këtë proces nuk do ta bllokojnë as kullat e udhëheqësve të vjetër e as falangat e majmura me buxhetet e vjedhura të Shqipërisë së tranzicionit.

Ndryshimi i elitës në Shqipëri do të jetë një proces i favorizuar dhe nga alternanca të tjera të interesit strategjik; së pari të SHBA-së, më tej Gjermanisë dhe Brukselit.

Që të jemi më konkret, kjo luftë mes statukuosë dhe reformimit po bëhet aq e egër sa në ajër është një perceptim i ngjashëm me vitet ’90-’91 kur u skalit kjo kastë, por në terren nuk ka një destabilizim real. Sipas jush ka gjasa të ndodhë?

Nuk janë aq të krahasueshme momentet! Në kapërcyell të viteve ’90, etja, uria dhe deviza e madhe lidhej me demokracinë. Ndërsa sot, demokracia është në tradhti globale.

Shqipëria sot ka uri, etje dhe emergjencë për çlirimin e ligjit dhe nxjerrjen e sistemit nga kthetrat e tutorëve. Janë dy gjëra kryekëput të ndryshme.

Shteti nuk funksionon, jo se e kanë penguar qytetarët abuzivë,  por se e kanë përdorur politikanët demonë.

Pse çfarë do të ndodhë, rikthehemi tek ajo që e quajtët ” përkohshmëria ” . Çdo të ndodhë në skenën politike?

Vazhdoj të këmbëngul që kriza e sotme është krizë e partitokracisë së tranzicionit postkomunist. Tri partitë kryesore me këtë lidership dhe me këtë krizë të brendshme programi dhe identiteti nuk do të kenë jetëgjatësi dominimi në skenën politike dhe mbi fatet e vendit. Ato do të marrin pas nja dy vjetësh, frytet e tradhtisë që patën simotrat e tyre në Greqi dhe Itali. Por vonesat e këtij fati lidhen vetëm me kohën e mbërritjes së  protagonistëve të rinj. Kjo përcaktohet nga dalja e aktorëve të rinj politikbërës në këtë skenë mizerabël.

Që të vijmë në aktualitet; Çdo të ndodhë në shtator? Qeveri teknike? Po me kë? Si do të shkojmë në zgjedhje?

Qeveria teknike nuk do të jetë e tillë. Sido që ta vërtisin gjuhën aktorët kryesorë të vendimmarrjes, Shqipëria deri në 2017-n vetëm qeveri politike do të ketë.  Qeveritë teknike i sjellin në skenë krizat e befta dhe te forta politike si dhe faktorët dhe imponimet ekstrapolitike. Opozita e ka hedhur këtë tezë një vit më parë dhe për arsye shantazhi e risolli në ligjërimin publik pjesëtari i koalicionit, Ilir Meta. Një opozitë që kërkon qeveri teknike ne kushtet e nje rotacioni normal, ekspozon së pari papërgatitjen e vet për te qenë alternativë qeverisëse.

Kryeministri Rama, jo vetëm nuk e mori në konsideratë, por edhe nuk u kompleksua prej kësaj kërkese të opozitës dhe shantazhi të bashkëqeverisësit.

Këtë platformë po e marrin në dorë politikanë aktivë, por jo me ndikim eminent. Unë e lexoj thjesht si një konjukturë individësh mbi kryeministrin. Qeveria pas shtatorit do të jetë ndryshe, vetëm për arsye dhe për shkak të qëndrimeve të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Aktorët e tretë janë të pafuqishëm për ta çuar Shqipërinë në qeveri teknike.

Ndryshimi matanë kësaj skeme lidhet vetëm me efektet e reformës.

Në spektrin e aktorëve të rinj hyjnë Blushi nga e majta apo Selami nga e djathta?

Kam rezerva për kapacitetin e tyre në kontekst me rrethanat dhe konjukturat e tanishme. Blushi ka vokacionin e lartë të logjikës politike, por jo të aksionit politik. Është kritiku më gjuhëmprehtë i së majtës brenda saj, por fatkeqësisht i mungon dimensioni i të qenit alternativë.

Ai është politikani që mbetet në pritje të shfrytëzimit të krizës së brendshme dhe jo i lëvizjes politike të cilën do të duhej ta udhëhiqte me kurajo dhe kapacitete për një përfaqësim ndryshe te qeverisjes së tanishme apo të ardhme  të majtistëve tē copëzuar të shqipërisë së sotme.

Ndërsa zoti Selami brenda PD-së është një zë që nuk ka  dhe nuk gjeneron dot lëvizje. /tesheshi.com/

Related Posts

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
20 foto qesharake me protagonistë fëmijët

20 foto qesharake me protagonistë fëmijët

Koço Kokëdhima rikthen në skenë Tom Doshin, drekon politikisht pas takimit me Metën

Koço Kokëdhima rikthen në skenë Tom Doshin, drekon politikisht pas takimit me Metën

Ilir Meta: Qeveria ime teknike, ndryshe nga ajo e Bashës

Ilir Meta: Qeveria ime teknike, ndryshe nga ajo e Bashës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.