Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza: Donald Trump qartësoi qëndrimin ndaj Sirisë, çfarë ndodh më pas?

by te Sheshi
07/04/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Analiza: Donald Trump qartësoi qëndrimin ndaj Sirisë, çfarë ndodh më pas?

Donald Trump e bëri të qartë qëndrimin. Pentagoni konfirmoi se bombardimi i bazës ajrore al-Shayrat në afërsi të Homsit shënon përgjigjen e presidentit amerikan ndaj përdorimit të armëve kimike nga Bashar Al Asad kundër vetë popullit të tij.

Synimi i dukshëm ishte të dënohej Bashar Al Asad për përdorimin e armëve kimike dhe për ta ndalur atë nga një veprim i ngjashëm në të ardhmen. Ajo që do të ndodhë më pas varet gjerësisht nga reagimi i Asad dhe mbështetësve të tij rusë.

Nuk duket se ka gjasa që ai të rrezikojë përshkallëzimin e ndërhyrjes amerikane në Siri, me anë të më shumë sulmeve kimike, por mbetet mister përse e ndërmorri një rrezik të tillë me sulmin në idlib. Lideri sirian thjesht mund ta ketë keqkuptuar Trump, duke marrë fjalë për fjalë deklaratat e tij kur kundërshtoi fuqishëm veprimin ushtarak amerikan pas sulmit me gaz sarin në vitin 2013. Në atë kohë ai kishte sinjalizuar qëllimin e tij për t’u fokusuar në luftën ndaj ISIS dhe militantëve të tjerë.

Reagimi rus, nga ana tjetër, do të varet nga fakti nëse Moska është bashkëpunëtorë në përdorimin e armëve kimike. Zyrtarët e Pentagonit thanë se ka pasur prani ushtarake ruse në al-Shayrat, prej nga, sipas tyre, janë ngritur avionët me bomba kimike të përdorura në sulmin e së martës.

Moska supozohej se do të garantonte që Siria të hiqte qafe arsenalin e saj të armëve kimike pas vitit 2013, e megjithatë këto sulme të reja duket se janë ndërmarrë pikërisht nën hundën e rusëve. Me fjalët e Rex Tillerson, “ose Rusia ka qenë bashkëpunëtore, ose Rusia ka qenë e paaftë”.

Tillerson mund të zbulojë më shumë kur të mbërrijë të martën e ardhshme në Moskë për vizitën e tij të parë si Sekretar Shteti. Takimet e tij mund të jenë shumë më të tensionuara sesa priste Vladimir Putin – me një njeri të cilit ai i ka dhënë Urdhërin e Miqësisë në vitin 2013, kur teksani ishte kreu i ExxonMobil dhe kërkojnë marrëveshje për naftën.

Putin besohet, nga të dhënat e shërbimeve sekrete amerikane, se ka përdorur “masa aktive” për të skicuar zgjedhjet e vitit 2016 në favor të Trump. Ky investim po ka pasoja të paparashikuara tashmë. Presidenti i ri është kufizuar nga problemet politike që të lehtësonte sanksionet ndaj Moskës. Ai është zotuar të ndërmarrë një program gjigand armatimi, bërthamor dhe konvencial, që do ta bëjë shumë të vështirë për Putin ta ndjekë. Dhe tani ai ka ndëmarrë veprim të drejtpërdrejtë ushtarak kundër një aleati të ngushtë të Kremlinit, diçka nga e cila Barack Obama refuzoi ta bëjë.

Deri tani, Moska ka ngecur në reagimin përmes mohimit, duke pretenduar se dhjetëra vdekjet nga helmimi prej gazit në Khan Sheikhun u shkaktuan nga një bombë konvencionale e regjimit sirian që goditi një uzinë të armëve kimike të kryengritësve.

Pyetja më e madhe nuk është se në cilin version do të mbështetet Moska, por nëse ajo do të hakmerret. Nëse Rusia ishte bashkëpunëtore në sulmin me armë kimike, me qëllimin për të treguar pafuqinë e Shteteve të Bashkuara në Siri, Putin mund ta ngrejë stekën. Nëse ai është kapur në befasi nga padurimi i Assad, ai me siguri do të përpiqet ta bëjë Damaskun të paguajë duke reduktuar mbështetjen ruse.

Udhëtimi i Tillerson në Moskë gjithashtu do të jetë test për administratën Trump. Të enjten, Sekretari i Shtetit tha se pavarësisht sulmeve nuk kanë ndryshuar objektivat në Siri, që do të thotë së pari lufta ndaj ISIS, duke i lënë përpjekjet për një marrëveshjeje më të gjerë paqeje dhe trancizionin e pushtetit për një fazë më të vonë.

Nëse kjo mbetet e vërtetë, rusët mund të kenë lejen të vazhdojnë ndihmën ndaj Asadit për të shkatërruar qytetet siriane me armë konvencionale, edhe pa përdorur gazrat helmues.

Por, nëse Trump mbetet i vendosur ta heqë qafë Asadin, dhe të përdorë fuqinë ushtarake për këtë qëllim, nuk mund të ketë rikthim në status quo.

Rusia mund të pritet t’i sfidojë Shtetet e Bashkuara në këshillin e Sigurimit të OKB-së për ligjshmërinë e bombardimeve. Tillerson u përpoq të skiconte një argument duke thënë se ishte një sulm i paralajmëruar për të parandaluar që terroristët të shtinin në dorë armët kimike, të cilat mund t’i përdornin kundër Shteteve të Bashkuara.

Gjithsesi, liderët botërorë tashmë do të kenë në tryezën e negociatave, cilido qofshin dhe për çfarëdo çështje të bëhet fjalë, një president që ka provuar se ka vullnetin të tërheqë këmbëzën e armëve konvencionale ndër më të fuqishmet në botë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Shpiket ekrani që riparohet  vetë nga thyerjet

Shpiket ekrani që riparohet vetë nga thyerjet

Shkup: Nr. 2 i BDI-së tërhiqet nga rikandidimi për Çairin, komentohet si frikë ndaj BESËS

Shkup: Nr. 2 i BDI-së tërhiqet nga rikandidimi për Çairin, komentohet si frikë ndaj BESËS

Norvegjia do të ndërtojë tunelin e parë në botë për anije

Norvegjia do të ndërtojë tunelin e parë në botë për anije

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni