Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza: debati Trump-Clinton, më i egri por edhe më i çuditshmi në historinë amerikane

by te Sheshi
27/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Analiza: debati Trump-Clinton, më i egri por edhe më i çuditshmi në historinë amerikane

Hillary Clinton i kërkoi llogari Donald Trump-it natën e së hënës në debatin presidencial ndoshta më të shikuar, por me siguri më të çuditshëm dhe më të egër në historinë amerikane. Ajo kërkoi shpjegime për kthimin e taksave nga ana e tij, trajtimin e punonjësve, temperamentin e tij si personi që mund të ketë gishtin në këmbëzën bërthamore, në një të ardhme. Ndërsa Trump u mundua të mbrohej me justifikime jo koherente, ajo e përmblodhi me një vështrim ku nuk fshihej mirë mospërfillja e përbuzja.

Më pas, pikërisht nga fundi, si një drejtoreshë shkolle që ka vuajtur gjatë e që është bërë e ftohtë për këtë arsye, ajo vendosi të përjashtojë nxënësin 70-vjeçar që veç ankohet, për shkak se nuk i kishte bërë detyrat.

Trump ka thënë se ajo nuk ka forcën për të qenë presidente. E akullt e fatale, Clinton u përgjigj: “Pra, sapo ai të udhëtojë në 112 vende dhe të negociojë ndonjë marrëveshje paqeje, armëpushim, lirim disidentësh apo hapjen e mundësive të reja për kombet në të gjithë botën apo të kalojë 11 orë duke dëshmuar përpara një komiteti të kongresit, ai mund të më flasë mua për forcë”.

Brenda debatit, kandidatja e parë femër që merr pjesë në një debat presidencial. Vuri në dukje komentet e mëparshme degraduese për gratë të kandidatit republikan, duke sjellë në mendje një konkurrente të një konkursi bukurie të cilën ai e quajti “Ms Piggy”.

“Donald, ajo e ka një emër”.

Debati nuk ishte dyluftimi i sjellshëm Kennedy vs Nixon i vitit 1960 – edhe pse ajo vazhdimisht iu adresua kundërshtarit në emër, Donald. “Si jeni, Donald?, e pyeti ajo në shtrëngimin e duarve në fillim të debatit. “Donald, është mirë të jem me ty”, tha ajo. Dhe më pas, ndryshoi menjeherë çehren: “Kam takuar shumë njerëz që janë të zemëruar me ty dhe bizneset e tua, Donald”.

Trump gati gjithmonë e cilësoi rivalen demokrate si sekretarja Clinton. Në nisje të debatit, ai verifikoi termin: “A është mirë kështu, unë dua që ti të jesh e lumtur”. Por, mënyrat e sjellshme shpejt u venitën, ndërsa ai e ndërpreu, e përqeshi, apo u përpoq ta ngatërronte figurën e saj autoritare me një lojë gënjeshtrash. Ajo humbi disa mundësi për të fituar kapital nga të gjitha këto ndërsa e vështronte me neveri të pafshehur.

Debati i shekullit në universitetin Hofstra në Lond Island të Nju Jorkut nisi me dy rivalët që parakaluan në skenën blu të thellë me yjë të bardhë dhe një vulë gjigande: shqiponja amerikane me një degë ulliri, një tufë shigjetash dhe fjalët: “Unioni dhe Kushtetuta përgjithmonë”.

Kombi që solli në jetë duelet mes Batman e Supermenti, apo kapiten Amerikës dhe Njeriut të Hekurt mbajti frymën për përplasjen mes zonjës “I di të gjitha” kundër zotit “Nuk di asgjë”.

Clinton tha se pyetja kryesore e zgjedhjeve është se çfarë vendi duan të jenë Shtetet e Bashkuara: “Sot është ditëlindja e dytë e mbesës sime, kështu që edhe unë mendoj shumë për këtë pyetje”. Trump, ish- mikpritës i shfaqjes televizive “The Apprentice” mbylli sytë, shtrëngoi buzët dhe pa nga kamera sikur donte t’ia fuste në mendje audiencës frazën: “Je e pushuar”.

Por shpejt dorezat u hodhën në shesh. Trump kapi fort të dyja anët e podiumit, fytyra e tij shprehte zemërim, zëri ishte agresiv. Pati një sërë shkëmbimesh të hidhura që treguan armiqësinë e sinqertë mes të dyve.

Clinton tha se Trump kishte rrënjosur krizën e pasurive të paluajtshme që të bënte para. Ai nuk mundi të rezistojë pa ndërhyrë: “Ky quhet biznes, meqë ra fjala”.

Momenti më i mirë i republikanit erdhi kur ra puna për tregtinë, kostumi i tij më i përshtatshëm në këtë fushatë. Clinton nisi: “Mendoj se bashkëshorti im bëri një punë goxha të mirë në vitet 1990, mendoj se shumë gjëra kanë funksionuar dhe se ne mund ta bëjmë të funksionojë sërish”.

Trump fitoi terren: “Po, pra, ai miratoi Nafta-n”.

Momente tensioni të lartë ndërsa kandidatët ndërprenë njëri-tjetrin, duke bërë që pyetjet ndaj kryeministrit në Britani të duken goxha të zbutura.

Trump përsëriti: “Ai miratoi Nafta-n, e cila është marrëveshja më e keqe tregtare e miratuar në këtë vend”.

Pjesa më e madhe e debatit kaloi me këtë frymë.  Në një pikë, Trump e akuzoi Clinton se ka luftuar ISIS gjatë gjithë jetës së saj prej të rriture. Madje, edhe Clinton nuk dinte se çfarë të thoshte. Më pas ajo kaloi në shaka duke thënë se kishte ndjesinë se në fund të debatit, do të akuzohej për gjithçka që ka ndodhur ndonjëherë.

Rikthimi i taksave hapi debate më vete. Trump u ofrua të publikonte shifrat e taksave nëse Clinton publikonte emailet e fshira, duke e cilësuar menaxhimin prej saj të informacioneve të klasifikuara si “të turpshëm”.

Por, kaq ishte tema e e-maileve. Edhe komentatorët televizivë kanë harxhuar më shumë kohë në ekran për këtë çështje sesa e shfrytëzoi Trump në debat.

Për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare, ai nuk ishte gjëkundi. Duke përsëritur një nga frazat nga fjalimi në konventën e demokratëve Clinton e përmbylli: “Një njeri që provokohet me një cicërimë në Twitter, nuk mund ta ketë gishtin afër një butoni”.

Trump iu përgjigj: “Kjo frazë po bëhet pak e vjetër”.

Clinton vijoi: “Eshtë e mirë megjithatë. E shpjegon problemin”.

Më pas, në fund të raundit final erdhi edhe grushti i nokautit në lidhje me seksizmin dhe staminën. Mori fund. Pavarësisht gjakut të derdhur, debati i shekullit u mbyll si nisi, me një shtrëngim duarsh dhe me Trump që i ra dy herë në shpinë Clintonit.

Më pas, në një intervistë ai tha se kishte treguar vetëpërmbajtje heroike që nuk përmendi historitë e tradhtisë së Bill Clinton në respekt të vajzës së tyre. Kështu që po, debati mund të kishte qenë edhe më fëmijëror.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?
Ballkani

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…
Bota & Rajoni

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Next Post
Spahiu i LSI-së befason sërish: del hapur kundër ligjit të importit të mbetjeve

Spahiu i LSI-së befason sërish: del hapur kundër ligjit të importit të mbetjeve

7 krimet çnjerëzore të nazistëve që indinjuan botën

7 krimet çnjerëzore të nazistëve që indinjuan botën

Kryetari shqiptar i Mitrovicës: për xhaminë e Ibrit kena luftu si luanë!

Kryetari shqiptar i Mitrovicës: për xhaminë e Ibrit kena luftu si luanë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni