“Ngjarjet në Maqedoni vazhdojnë të zhvillohen në drejtim të luftës mes partive politike dhe shtetit ligjor. Ai është kombinimi i vetëm fitues për shtetin, që në atë kombinim të fitojë shteti politik kundër shtetit ligjor”, ka deklaruar analisti politik maqedonas Sasho Ordanovski në një deklaratë për OJQ Civil-Qendra për liri.
Sipas tij, për të gjithë është e qartë se zgjedhjet e papregatitura nuk munden të jenë të lira dhe demokratike.
“Është pjesë e trysnisë për fitimin e ritmit, kohës, për shkurtimin e mundësisë së shtetit ligjor që të dalë me rezultatet e tij. Kur them shtet ligjor, mendoj në prokuroren speciale” shtoi analisti Ordanovski.
Për të, “çdo ditë e humbur për shtetin ligjor është ditë e fituar për shtetin politik”./tesheshi.com/