Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analistët: Si po e sfidon Erdogan ekonominë konvencionale

Ulja e normave të interesit, presidenti turk: Rezultatet, vitin e ardhshëm!

by te Sheshi
17/07/2022
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Analistët: Si po e sfidon Erdogan ekonominë konvencionale

Rexhep Tajip Erdogan po bën gjithçka në kundërshtim me atë që përcaktohet nga teoritë tradicionale ekonomike për uljen e inflacionit të lartë, thonë ekspertët dhe opozita në këtë vend, ndërsa nga ana tjetër presidenti turk thekson se “modeli i ri ekonomik” i tij do të sjellë rezultate në fillimi i vitit të ardhshëm.

Pas një periudhe rritjeje ekonomike afatgjatë, inflacioni në Turqi arriti në pothuajse 80 për qind dhe çmimet e konsumit u rritën me 78.6 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e transportit u rritën me 123,37 për qind krahasuar me një vit më parë dhe çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 93,93 për qind.

Partitë opozitare, disa ekonomistë dhe sindikata akuzojnë qeverinë për manipulim të të dhënave të inflacionit dhe pretendojnë se statistikat janë edhe më të këqija.

Ata fajësojnë politikën jokonvencionale të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, së bashku me ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit, veçanërisht ushqimin, dhe krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, për rritjen më të madhe vjetore të inflacionit në këtë vend që nga viti 1998.

Në kundërshtim me teoritë tradicionale ekonomike, Erdogan beson se normat e larta të interesit nxisin inflacionin dhe politika e qeverisë e detyroi bankën qendrore të ulë normat e interesit nga 19 për qind në 14 për qind në fund të vitit 2021, duke shkaktuar kolapsin e monedhës kombëtare.

Katër guvernatorët e bankave qendrore që kundërshtuan këtë politikë u shkarkuan dhe u ndryshuan edhe ministrat e financave.

“Kjo qeveri nuk do të rrisë normat e interesit… Përkundrazi, do të vazhdojë t’i ulë ato,” tha së fundmi presidenti turk, duke theksuar se normat e larta të interesit “vetëm i bëjnë të pasurit më të pasur dhe të varfërit më të varfër” dhe duke premtuar se do të rrisë prodhimin, eksportet dhe punësimi.

Politika konvencionale

Edhe pse mbështetja për partinë në pushtet dhe presidentin Erdogan ka rënë, dhe zgjedhjet presidenciale do të mbahen vitin e ardhshëm në qershor, Erdogan nuk po dorëzohet dhe refuzon thirrjet për një ndryshim në politikën monetare.

“Murtësia konvencionale mes ekonomistëve është se një bankë qendrore mund të ulë inflacionin duke rritur normat e interesit. Normat më të larta të interesit ulin kërkesën për kredi dhe stabilizojnë ekonominë, gjë që ul inflacionin. Pra, kur rritja e inflacionit kërcënon ekonominë, banka qendrore mund të luftojë duke rritur normat e interesit”, tha për Al Jazeera-n Aart Gerritsen, profesor i ekonomisë në Universitetin Erasmus të Roterdamit.

Megjithatë, shton ai, banka qendrore turke po bën të kundërtën, duke rritur edhe më shumë inflacionin.

“Kur e krahasoni me SHBA-në ose me Eurozonën, inflacioni po rritet edhe atje, dhe bankat qendrore reagojnë duke rritur normat e interesit. Ndryshimi i madh në krahasim me Turqinë është se Fed (Sistemi i Rezervës Federale të SHBA) dhe Banka Qendrore Evropiane operojnë kryesisht pavarësisht nga qeveria. Në Turqi, banka qendrore është nën presion shumë më të madh nga qeveria, e cila ka theksuar qartë preferencën e saj për norma më të ulëta interesi”.

Yaprak Gursoy, profesor dhe drejtues i programit të Studimeve Moderne Turke në Institutin Evropian të Shkollës së Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE), thekson gjithashtu se shumë besojnë se vendimi i Erdoganit për të ulur normat e interesit ose për të mos i rritur ato, nuk ndihmojnë në luftën kundër inflacionit.

“Zakonisht kjo shpjegohet me besimet ortodokse të Erdoganit, të cilat ndoshta vijnë nga shkëmbimi i mësimeve të tij islame se fitimi dhe përfitimi nga kamata është një mëkat ose i paligjshëm. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se Turqia tashmë ka norma interesi relativisht të larta (rreth 14 për qind) dhe tashmë ka një klimë globale të krizës ekonomike në botë”.

Në këto kushte, shton Gursoy, Turqia po përpiqet të luftojë krizën ekonomike duke shpresuar të tërheqë investime të huaja direkte, nga vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, vende me të cilat Turqia nuk kishte marrëdhënie të mira deri vonë.

Erdogan kërkon ndihmë “jashtë”

Presidenti turk po i drejtohet edhe pjesëve të tjera të botës, duke u pozicionuar si një aktor i rëndësishëm, pjesërisht për shkak të krizës ekonomike dhe pjesërisht për shkak të axhendës së tij politike.

Për Ukrainën, Ankaraja është bërë një furnizues i rëndësishëm i armëve, veçanërisht dronëve Bayraktar që ndihmojnë forcat ukrainase të luftojnë rusët, ndërsa Turqia njëkohësisht po pozicionohet diplomatikisht si ndërmjetëse në negociatat midis Kievit dhe Moskës.

Gjithashtu, Ankaraja refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë si Perëndimi, sepse, siç thonë analistët, Erdogan dëshiron të mbajë turistët rusë në vend dhe blerjet ruse të pronave të paluajtshme, pikërisht për shkak të krizës ekonomike.

Disa ekspertë vlerësojnë gjithashtu se Erdogan po “luan” me ndjenjat patriotike për të tërhequr votuesit, duke theksuar “kërcënimin e brendshëm kurd” dhe nevojën për të mbrojtur vendin dhe prej tyre, ndaja dhe, shtojnë ata, përdori rrugën e Suedisë dhe Finlandës për në NATO duke i kushtëzuar ata që të ndalojnë për të siguruar “strehë” për anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Po kështu, vizita e parë e Erdoganit në Arabinë Saudite që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 u interpretua si nevoja e presidentit turk për të rivendosur marrëdhëniet mes dy vendeve për përfitime ekonomike.

Megjithatë, të gjitha këto lëvizje tregojnë gjithashtu se Erdogan ka fuqi në skenën ndërkombëtare dhe se Perëndimi ka nevojë për bashkëpunim me Turqinë, për shkak të pranisë së saj në Detin e Zi dhe Lindjen e Mesme.

Rritja e pagës minimale

Disa ekonomistë janë gjithashtu të shqetësuar për rritjen e madhe të pagës minimale.

Autoritetet turke njoftuan rritjen e dytë të pagës minimale në gjashtë muaj, duke rritur pagat me 30 për qind për të ndihmuar punëtorët të përballojnë koston e rritur të jetesës.

Analistët paralajmërojnë se rritja e pagës minimale, e cila vlen për miliona punëtorë në sektorë të ndryshëm, mund të ketë efekt të kundërt dhe të rrisë inflacionin, sepse rritja e pagave mund të sjellë edhe rritje të çmimeve.

Megjithatë, Gursoy shpjegon se “duke mbajtur pagën minimale nën normën e inflacionit, përpiqet të arrihet edhe rritja e prodhimit industrial, që është, për shembull, modeli kinez i rritjes”.

Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve, Erdogan pretendon se po zbaton një “model të ri ekonomik” dhe se vendi do “të lërë pas inflacionin” në fillim të vitit të ardhshëm, kur do të zhvillohen zgjedhjet që do të testojnë mbështetjen e votuesve turq për liderin i cili ka qeverisur vendin për gati 20 vjet. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Pamje: tre amerikanë, më të shpejtit e botës

Pamje: tre amerikanë, më të shpejtit e botës

Në Fushë- Krujë, si në Palermon e dikurshme: tre të rinj të shuar në atentat

Në Fushë- Krujë, si në Palermon e dikurshme: tre të rinj të shuar në atentat

Paqe bullgaro-maqedonase në Sofje

Paqe bullgaro-maqedonase në Sofje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni