Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analistët në Kosovë: Një parti e re me intelektualë të rinj, jo me figura të konsumuara dhe të korruptuara

by te Sheshi
26/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Analistët në Kosovë: Një parti e re me intelektualë të rinj, jo me figura të konsumuara dhe të korruptuara

Nga Blendi Gashi

Skenës politike kosovare së shpejti do t’i bashkangjitet edhe një parti e re. Një ngjarje e tillë pritet të ndodh brenda këtij viti.

Këtë e bëri të ditur deputeti, Ilir Deda, i cili dje zyrtarisht ndau rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në një konferencë për media, në të cilën çuditërisht mori pjesë edhe sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, një nga kritikuesit e mëdhenj të tij, bëri të ditur se do të vazhdojë rrugëtimin politik për të kundërshtuar qeverinë aktuale.

“Gjatë muajve të ardhshëm do të angazhohem në krijimin e një subjekti të ri politik. Fronti opozitar do të zgjerohet, e një pjesë e brezit të ri politik do ta gjejë veten në përpjekjen e vazhdueshme politike për Kosovën normale – me punësim e jo varfëri, drejtësi e pa korrupsion, e për Kosovën shtet funksional me dinjitet dhe të barabartë me botën”, tha Deda në konferencë.

Megjithatë, tashmë deputeti i pavarur Deda, nuk precizojë se kush do të jenë bashkudhëtarët e tij në subjektin e ri politik.

Mediat kosovare raportojnë se brenda “grupit iniciues” përveç Dedës në partinë e re do të jenë pjesë edhe Mimoza Kusari-Lila e larguar nga Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behxhet Pacollit, pastaj ish-presidentja Atifete Jahjaga, ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, deputetja aktuale e LDK-së, Vjosa Osmani, juristi Dastid Pallaska, drejtori i Institutit Riinvest ,Lumir Abdixhiku dhe figura të tjera publike.

Që Kosovës i duhet një forcë e re politike kjo nuk vihet në pikëpyetje as nga analistët politik në vend.

Por, pyetja shtrohet se a pritet të përqafohet nga qytetari i Kosovës një parti me figura që janë angazhuar më herët në politikë?

Opinioni kosovar e ka në kujtesë se Deda dështoi njëherë me partinë Fryma e Re (FER) të cilën parti e themeloi me tashmë kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, por që në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2010 ky formacion i ri politik mori vetëm 15 156 vota ose 2.17% të totalit, duke mos mundur kapërcimin e pragut 5%.

Formacion i ri politik me profesionistë

fadil-Lepaja-500Njohësi i rrethanave politike, Fadil Lepaja, uron që iniciativa e Dedës të mosjetë një reprizë e Frymës së Re, parti kjo e cila dështoi që në fillim të themelimit.

“Ka hapësirë dhe nevojë për një subjekt të ri politik në vend. Shpresoj që nga përvoja në parlament, apo ekzekutiv të kenë fituar dije dhe energjinë me u përballë me këtë elitë politike të korruptuar.

Nuk do të doja të bazohem në spekulimet rreth përbërjes së partisë së re, sidoqoftë, Deda është një politikan i ri i cili i duhet politikës tonë”, thotë analisti Lepaja, për tesheshi.com.

unnamedAnalisti tjetër, Faik Krasniqi, thekson se alternativa e vetme që mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje e mjerueshme, është që të krijohet një formacion i ri politik, i përbërë nga intelektualë të rinj, profesionistë, me integritet të lartë dhe të panjollosur, me të cilët jo vetëm që do të kishim zhvillim të hovshëm ekonomik, por dhe integrim më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.

Krasniqi, thotë se kasta e vjetër politike dëshmoi se në çfar gjendje janë të shkatërrojnë dhe degradojnë shtetin dhe nëse vazhdohet me figurat e njëjta shteti do të shkojë drejt humnerës.

“Partia e re nuk duhet të ketë brenda saj figura të konsumuara, e aq më pak më politikanë të kompromentuar, sepse me njerëz të tillë kjo parti do të ishte një dështim dhe këtij pushteti kriminal vetëm sa do t’ia zgjaste jetën”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

Ndryshe, muaj më parë Dukagjin Gorani, ish këshilltar i ish kryeministrit Hashim Thaçi paralajmëroi formimin e një parti të re politike me disa personalitete të jetës publike në vend, kryesisht nga shoqëria civile, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Gorani, kohëve të fundit është parë në takime të shpeshta me drejtues të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarin Visar Ymeri dhe ish liderin Albin Kurti.

Mbetet të shihet në muajt në vazhdim nëse Gorani do të formojë parti të re, do t’i bashkohet Vetëvendosje-s apo do të jetë pjesë e partisë që do të formojë Ilir Deda.

/tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Presidenti Nishani nis një vizitë të nivelit të lartë në BE dhe NATO

Presidenti Nishani nis një vizitë të nivelit të lartë në BE dhe NATO

Paralajmërimi i BDI-së: Situata e rëndë, Maqedonia mund të ndizet

Paralajmërimi i BDI-së: Situata e rëndë, Maqedonia mund të ndizet

Disa këshilla të vlefshme për gatimin e zarzavateve që nuk i honepsni dot!

Disa këshilla të vlefshme për gatimin e zarzavateve që nuk i honepsni dot!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni