Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Korrupsioni në Kosovë, analistët vendas: ja pse kemi arritur deri këtu

by te Sheshi
27/01/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Korrupsioni në Kosovë, analistët vendas: ja pse kemi arritur deri këtu

Nga Bashkim Kastrati

Organizata “Transparency International” ka publikuar sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015. Sipas këtij indeksi, në përgjithësi, dy të tretat e 168 vendeve të vlerësuara radhiten nën shifrën 50 në indeksin prej 0 pikësh, që përshkruan vendet me korrupsion të lartë, deri në 100 pikë, që vlen për vendet e pastra.

Kosova në këtë raport ka marrë 33 pikë dhe është radhitur në pozitën numër 103, që nëse e krahasojmë me raportin e para një viti, kur është radhitur në pozitën numër 110, ka shënuar përparim të lehtë, por që është ende ndër vendet me të korruptuara në botë.

“Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2015 tregon qartë se korrupsioni mbetet një plagë në mbarë botën. Por, 2015-ta ka qenë po ashtu një vit, kur njerëzit kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit. Njerëzit në gjithë globin kanë dërguar sinjal të fuqishëm tek ata në pushtet: është koha për të luftuar korrupsionin e madh”, ka thënë Jose Ugaz, kryetar i organizatës Transparency International.

Por të kthehemi sërish tek radhitja e Kosovës në këtë raport, pasi që nuk ka përparim të dukshëm në luftën kundër korrupsionit dhe kategorizohet në të njëjtin grup me Moldavinë dhe më keq se të gjitha shtetet e rajonit.

Notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e mitëmarrëjes së përhapur, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucioneve publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Mungesa e kapaciteteve të gjyqësorit, mungesa e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës gati në të gjitha nivelet e pushtetit ekzekutiv kanë bërë që Kosova të kategorizohet në të njëjtën grup me Moldavinë dhe me keq se të gjitha shtetet e rajonit.

KDI: Shkalla e lartë e korrupsionit pengon avancimin e Kosovës

Në lidhje me raportin e sotëm për indeksin e korrupsionit, ka reaguar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Ky institut përmes një konference për media ka deklaruar se sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit, Kosova nuk ka shënuar ndonjë përparim krahasuar me dy vitet e fundit.

“Kosova është notuar me 33 pikë siç ishte notuar edhe vitin e kaluar. Notimi qe bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se ‘perceptohet shumë i pastër’ kurse zero pikë do të thotë ‘perceptohet shumë i korruptuar’ përgatitet sipas metodologjisë së Transparency International. Është edhe më shqetësues fakti se Kosova në këtë raport qëndron edhe me keq krahasuar me vendit e rajonit, si Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi”, ka thënë Artan Canhasi.

Ai ka thënë se mungesa e kapaciteteve të gjyqësorit, mungesa e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës gati në të gjitha nivelet e pushtetit ekzekutiv kanë bërë që Kosova të kategorizohet në të njëjtën grup me Moldavinë dhe me keq se të gjitha shtetet e rajonit. Përparimi që është bërë në fushën e prokurimeve të përbashkëta është dëmtuar nga ndërhyrjet në pikat tjera të sistemit sikurse në Organin Shqyrtues të Prokurimit

Duke shtjelluar rëndësinë që ky raport ka në botë, Visar Sutaj ka thënë se ky indeks bazohet në opinionet e ekspertëve të korrupsionit të sektorit publik. Sipas tij, notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e mitmarrjes së përhapur, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucioneve publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Ja pse Kosova ka ardhur në këtë gjendje

Krenar Shala opinionist dhe aktivist i shoqërisë civile, ka thënë për tesheshi.com se arsyeja pse kemi ardhur në ketë pike është për shkak të forcimit gjithnjë e me shumë të fenomenit të kapjes se shtetit.

“Partitë që janë pjese e kapjes se shtetit e kanë të pamundur ta luftojnë ata, sepse është shteti i kapur i cili ju garanton pushtët. Prandaj, zgjidhja e vetme mbetët shkuarja e vendit në zgjedhje dhe rotacioni i pushtetit. Partitë opozitare, rëndom, vuajnë nga shteti i kapur dhe pashmangshmërisht fillojnë të luftojnë atë. Kosova ka nevojë për kthimin e shpresës. Përderisa jemi në ketë gjendje, Kosova nuk mund të ketë përparim”, thotë Shala.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e të qënurit gjeografikisht pranë një blloku i cili konsiderohet si kontinenti ku jetohet më së miri në botë.

“Ata duhet ta shfrytëzojnë ketë mundësi për të transformuar shtetin, në kuptimin e zhvillimit të barabartë ekonomik, sundimin e ligjit si dhe demokratizimin institucional e shoqëror”, theksoi Shala.

Ndërsa Blerim Burjani analist politik ka thënë për tesheshi.com se Qeveria e Kosovës nuk ka vullnet politik për ta luftuar korrupsionin dhe se Kosova tash e sa vite nuk është duke e dëshmuar se është duke e luftuar këtë dukuri, ndërsa kërkesat nga faktori ndërkombëtar kanë qenë që të ulet niveli i korrupsionit.

“Realisht nuk ka as statistika zyrtare nga organet e drejtësisë se sa raste janë duke u ndjekur në procedurë për këtë dukuri negative që i kushton shtetit edhe me marrje të paligjshme të buxhetit, por edhe me imazh. Keqqeverisja, korrupsioni, zhvatja e buxhetit janë probleme serioze. Për temën e korrupsionit është vetëm një rast që ndiqet ai i Ministrisë së Transportit. Kosova duhet të dëshmojë se lufton ketë dukuri me raste të cilat dyshohet dhe ndiqen penalisht, andaj s’ka rënie, por fatkeqësisht mund të ketë zhvillim të njëjtë. Pra shtetit i kushton edhe me shpenzim të paligjshëm të buxhetit, por edhe me imazh”, thotë Burjani.

Renditja e Kosovës në këtë indeks do të përmirësohej nëse zbatimi i ligjit përmirësohet, rritet llogaridhënia dhe integriteti i institucioneve si dhe nëse do të rritej bashkëpunimi dhe efikasiteti i institucioneve që luftojnë korrupsionin.

Ndërkaq, përparim më të madh në indeksin e sivjetmë ka bërë Shqipëria, duke u radhitur në vendin e 88-të, krahasuar me vitin 2014, kur, njëjtë si Kosova, ka qenë në pozitën 110.

Nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi radhitet në pozitën numër 61, Maqedonia 66, Serbia 71 dhe Bosnja dhe Hercegovina 76.

Të gjitha këto të fundit, përveç Maqedonisë, kanë shënuar përparim krahasuar me vitin 2014. Maqedonia, ndërkaq, ka bërë zmbrapsje për dy pozita. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Përplasja për Skavicën, reagon ministri Ahmetaj: opozita kundër investitorëve të huaj

Përplasja për Skavicën, reagon ministri Ahmetaj: opozita kundër investitorëve të huaj

Marifetet e duhura që aroma e parfumit tuaj të zgjasë më shumë

Marifetet e duhura që aroma e parfumit tuaj të zgjasë më shumë

Erdogan hedh vështrimin drejt Amerikës Latine

Erdogan hedh vështrimin drejt Amerikës Latine

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni