Nëpër rrjete sociale ka nisur publikimi i shumë pamjeve tërheqëse që ka krijuar i ftohti i pazakontë i këtyre ditëve ku ngricat kanë përfshirë dhe ato që konsiderohen vende të ngrohta e me diell në çdo stinë.
Një prej tyre vjen nga Sineci i Beratit, ku ujrat e ngrira të një tip ujëvare ofrojnë pamje mahnitëse, gati të pabesueshme që mund të hasen në Shqipëri.
Tjetra vjen nga Berati dhe është fjala për një pemë ulliri, nga ngrirja e degëve të të cilit rezulton një pamje e ngjashme me ato të stalaktiteve në një shpellë. /tesheshi.com/