21 janari do mbetet një ditë e veçantë për 900 të dënuar në burgjet shqiptare të cilët fituan lirinë pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë.
Përfituan gjithashtu nga amnistia dhe 8 mijë persona në shërbim prove të dënuar para 30 nëntorit 2015; si dhe 180 persona në kërkim të cilët vetëdorëzuan pranë burgjeve në kohën e kërkuar.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, zgjodhi të ishte në Fier, tek burgu i ri, nga ku u liruan 220 të dënuar.
Ndërkohë, burgu i Drenovës vijon të mbetet i mbipopulluar, pavarsisht aministisë, ku aktualisht vuajnë dënimin 390 persona nga 312 që është kapaciteti i tij. /tesheshi.com/