Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Amnistia e Ivanovit ndaj politikanëve: A i vlen më Maqedonisë Prokuroria Speciale?!

by te Sheshi
14/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Amnistia e Ivanovit ndaj politikanëve: A i vlen më Maqedonisë Prokuroria Speciale?!

 Nga Mensur Krasniqi

Pas vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, për t’i amnistuar të gjithë funksionarët politikë të akuzuar në aferën e përgjimeve, në opinionin vendas e më gjerë u ngritën shumë dilema.

Njëra ndër to ishte edhe fati i Prokurorisë Speciale dhe mundësia për propozim të ndërkombëtarëve që në Maqedoni, për të gjitha rastet e lartëpërmendura të vendos një Gjykatë Speciale, me ç’rast do shpallet nul vendimi i Ivanovit për amnisti.

Sipas ekspertit të çështjeve juridike, Murat Aliu, ngjarjet e fundit në skenën politike në Maqedoni dëshmuan që është shumë vështirë të parashikohen veprimet dhe vendimet e institucioneve, të cilat realisht janë nën kontroll të pushtetit aktual. Mirëpo duke pasur parasysh faktin që Prokuroria Speciale është ide e komunitetit ndërkombëtar, sipas Aliut ata nuk do të lejojnë shuarjen e një institucioni të tillë pa kryer misionin për të cilin është themeluar.

murat aliu1

“Në këtë kontekst  mendoj që nuk duhet shpërfillur apo nënçmuar mundësia për shfuqizimin e Prokurorisë Speciale, ku sipas gjitha gjasave rolin e xhelatit do ta luajë Gjykata Kushtetuese. Sepse nga një regjim autoritar, me elementë të theksuar të totalitarizmit, mund të pritet gjithçka. Mirëpo, prapëseprapë mendoj se një hap i tillë është tepër radikal, dhe pasojat e tij mund të jenë të rënda për Maqedoninë. Kurse nga ana tjetër, edhe faktori ndërkombëtar nuk do të lejojë një gjë të tillë, sepse,  shpresa e vetme e opinionit demokratik për një minimum drejtësie  është pikërisht Prokuroria Speciale. Përveç kësaj, duke pasur parasysh faktin që “Specialja” është projekt amerikan, mendoj që këta të fundit nuk do të lejojnë një gjë të tillë.  Por sidoqoftë është e sigurt që Prokuroria Speciale, ashtu si edhe deri më tani, edhe në të ardhmen do të has në obstrukcione të fuqishme nga ana e pushtetit”,  deklaroi për portalin tesheshi.com, Murat Aliu.

Nga ana tjetër, Aliu shprehet skeptik lidhur me themelimin e një Gjykate Speciale, meqë konstelacionet politike momentale ende nuk janë të përshtatshme për një gjë të tillë.

“Çështja apo ideja e Gjykatës Speciale një kohë të gjatë qarkullon në opinon, mirëpo deri më tani akoma nuk kemi parë donjë iniciativë më serioze për themelimin e saj, as nga faktori ndërkombëtare por as edhe nga vet opozita në Maqedoni. Mendoj që konstelacionet politike momentale nuk janë të përshtatshme për një gjë të tillë, dhe si rrjedhoj mendoj që ndërkombëtarët nuk do të parashtrojnë  një kërkesë të tillë. Këtë  bindje ma përforcon edhe fakti që faktori ndërkombëtar nuk ka qenë edhe aq i vendosur në vendosjen e drejtësisë në Maqedoni dhe largimin e këtij pushteti autoritar dhe kriminel”, shtoi më tutje, eksperti juridik, Murat Aliu.

muhamed jashari

Ndërkaq, sipas politikologut Muhamed Jashari, vendimi për amnisti i presidentit të shtetit maqedonas, Gjorgji Ivanov, jo që nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje, por ka futur edhe më shumë shtetin në një rrugë të pafund problemesh, që as edhe ndërkombëtarët nuk po i bien në fije. Me këtë vendim, është paralizuar edhe një institucion i krijuar nga vullneti dhe propozimi i ndërkombëtarëve për hetimin e gjithë të korruptuarve që dalin nga përgjimet e bisedave telefonike që më parë kishte publikuar lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

“Vendimi i presidentit të shtetit për amnesti vjen në një moment kur kriza politike në Maqedoni dita-ditës po thellohet edhe më tepër. Ky vendim i tij jo që ofron zgjidhje por duket se e fut Maqedoninë në një drejtim të panjohur. I njëjti, paralizon punën e Prokurorisë Speciale dhe është në kundërshtim të plotë me faktorin ndërkombëtar. Ivanovi nëpërmjet vendimit për amnisti legjitimon polikanët korruptues.”,  deklaroi për portalin tesheshi.com Muhamed Jashari.

Për dallim nga bashkëfolësi i parë, Muhamed Jashari mendon që në një moment të tillë kur gjykatat vendore nuk përfillin Prokurorinë Speciale, është e nevojshme formimi sa më parë i Gjykatës Speciale. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Zyrtare: BE vendos Shqipërinë dhe Kosovën si pjesë e projekteve europiane të gazsjellsëve

Zyrtare: BE vendos Shqipërinë dhe Kosovën si pjesë e projekteve europiane të gazsjellsëve

Makina që ecën vetë e që “shikon” çdo gjë në errësirë

Makina që ecën vetë e që “shikon” çdo gjë në errësirë

Lu: Takimi Rama-Obama, shtysë për reformën në drejtësi

Lu: Takimi Rama-Obama, shtysë për reformën në drejtësi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni